Bregdeti Shqiptar i Adriatikut
From Wikipedia, the free encyclopedia
Bregdeti Shqiptar i Adriatikut shtrihet në Detin Adriatik Juglindor duke filluar në Gjirin e Drinit në veri, nëpër qytetet portuale të Shëngjinit, Durrësit dhe Vlorës, deri në Gjirin e Vlorës në jug, ku fillojnë Riviera Shqiptare, si dhe Bregu i Detit Jon.
Shqipëria ndodhet gjeografikisht në Evropën Jugore dhe Juglindore në Gadishullin Ballkanik. Kufizohet me Malin e Zi në veriperëndim, Kosovën në verilindje, Republikën e Maqedonisë s; Veriut në lindje, Greqinë në jug dhe Detin Mesdhe në perëndim. Gjatësia totale e vijës bregdetare është afërsisht 274 kilometres (170 mi), 178 kilometres (111 mi) nga të cilat u takojnë plazheve me rërë të bardhë dhe pjesa tjetër nga forma të ndryshme tokësore të bregut të detit. [1] [2] [3]
Deti Adriatik është krahu më verior i Detit Mesdhe duke qenë një zgjatim verior nga Ngushtica e Otrantos në jug deri në Luginën Po në veri. [4] Deti ndahet në dy pellgje kryesore, ku Shqipëria ndodhet plotësisht brenda asaj më të thellë dhe asaj më jugore. Vija bregdetare është një nga peizazhet më të pasura të vendit për sa i përket biologjisë, shumë e pasur me një larmi të jashtëzakonshme ekosistemesh dhe biodiversitetetesh që gjendet brenda një mozaiku të çmuar të ligatinave, grykëderdhjeve, kepeve, dunave të rërës, kënetave, pyjeve dhe habitateve detare.
Në periudha të ndryshme, banorë të lashtë, kryesisht Ilirët kanë populluar këto troje [5] më vonë Grekët e Lashtë dhe Romakët, kanë krijuar vendbanime të konsiderueshme rreth brigjeve. Ata u ndikuan ndjeshëm nga afërsia e tyre e drejtpërdrejtë me detin sepse siguronte rrugë për tregti, kolonizim dhe luftë, si dhe ushqim; Via Egnatia, që përshkonte nëpër malet e Shqipërisë, ishte në atë kohë ndër rrugët më domethënëse në Perandorinë Romake .
Vija bregdetare është e populluar nga më shumë se 1.500.000 milion banorë. Qytetet më të konsiderueshme janë Durrësi në veri dhe Vlora, në jug. [6] Durrësi shërbehet nga Porti i Durrësit, një nga më të mëdhenjtë në detin Adriatik, i cili lidh qytetin me Italinë dhe vendet e tjera fqinje brenda Adriatikut.