Bioshumëllojshmëria
From Wikipedia, the free encyclopedia
Bioshumëllojshmëria (shqip; ose Biodiversiteti) është diversitet gjenetik i llojeve dhe ekosistemeve.
Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Wikipedia:WikiProjekti Studenti&Wikipedia/Biodiversiteti të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}} |
Bioshumëllojshmëria është shkurtim i shumëllojshmërisë biologjike, dhe nënkupton tërësinë e llojeve dhe ekosistemeve në një rajon or
në gjithë globe, ose shprehur ndryshe biodiversiteti paraqet llojshmërinë jetësore në tokë. Jeta e gjallë në tokë ka nivele të ndryshme të llojshmërisë duke filluar nga ADN-ja, llojet, popullatat dhe ekosistemi.
Sipas të dhënave shkencore në tërë botën deri me tani janë identifikuar 1,75 milion lloje. Por vlerësimet e përgjithshme të shkencës janë se ekzistojnë edhe miliona lloje të paidentifikuara si insektet dhe mikroorganizmat, shumica e të cilave gjinden në vendet tropikale (vlerësohet se numri i llojeve mundë të jetë mbi 5 milion).