autostradë shqiptare From Wikipedia, the free encyclopedia
Autostrada Shqipëri-Kosovë (Rruga e Kombit në Shqipëri, Rruga ose Autostrada dr. Ibrahim Rugova në Kosovë) është një autostradë katërkorsishe e cila filloi ndërtimin në vitin 2006 dhe u bë e kalueshme për automjetet në vitin 2010. Punimet u bënë nga konsorciumi turko-amerikan Bechtel-ENKA dhe një kompani austriake e shqiptare. Autostrada nis pranë Lezhës si SH5/Rruga shtetërore 5, hyn në Kosovë si R7 dhe përfundon në Gjergjicë, pranë Prishtinës. Si pjesë e Route 7 të Evropës Juglindore, autostrada do të lidhë portet e Shëngjinit dhe Durrësit në detin Adriatik me korridorin E75/Corridor X në Nish.
E mbiquajtur "autostrada patriotike", projekti lidh shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri, duke ndihmuar lidhjet kulturore dhe ekonomike. Është projekti më i madh rrugor shqiptar ndër disa dekada, që kushtoi mbi 1 miliard euro. Përfshin një tunel 6 kilometërsh në Shqipëri, duke bërë më të lehtë udhëtimin dhe tregtinë për qindra-mijëra njerëz që kalojnë pushimet brigjeve të Shqipërisë gjatë muajve veror. [1] [2] [3]
Fondet ne formen e kontributit filluan te mblidhen nga qeveria e Pandeli Majkos .Rruga u lëshua në përdorim në qershor të vitit 2009 nga ish kryeministri shqiptar Sali Berisha[nevojitet citimi]. Kjo autostradë e lidh Durrësin dhe Shëngjinin me vendkalimin kufitar me Kosovën në Morinë ndërsa kalon si A1 nëpër Thumanë, Mamurras, Laç, Milot, Rrëshen, Reps, Thirrë e Kalimash. Ndërsa ajo kalon si SH5 nëpër Kolsh, Kukës e Morinë si vazhdimësi e rrugës shtetërore 5 (SH5) Shkodër - Pukë - Kukës - Morinë. Ajo ka një gjerësi 25-31 metra, gjatësi prej 170 kilometra dhe në të zhvillohet shpejtësi 80-120 km/h. Nga kufiri në Morinë deri në Durrës, rruga ekzistuese 180 kilometërshe që përshkohej për 6 deri 7 orë, është kthyer në një rrugë të shpejtë që të mund të kalohet për vetëm 2,5 orë.[4]
Autostrada afron Kosovën me Shqipërinë dhe bregdetin e Adriatikut duke u lidhur edhe me një projekt të ngjashëm në Kosovë, autostradën Merdare-Vërmicë, momentalisht në zhvillim e sipër. Projekti është pjesë e koridorit Europiano-Juglindor R7 që lidh Lezhën nëpërmjet Prishtinës me Korridorin X në Nish të Serbisë.[5]
Për herë të parë është ideuar nga dy ish-presidentet, i Shqipërisë dhe i Kosovës, përkatësisht Sali Berisha dhe Ibrahim Rugova, në vitet 1992-1994. Më vonë, është përmendur nga ish-kryeministri shqiptar Pandeli majko[nevojitet citimi] në vitin 1999; projekti filloi të realizohet në vitin 2003, kur Banka Botërore financoi studimin e fizibilitetit që përshkon kjo autostradë tani.
Segmenti 59km i gjatë, Durrës-Milot, ishte pjesë e korridorit veri-jug, ndërsa nga Miloti deri në Morinë ishte hapur korridor i ri prej 111km dhe ishte ndarë në tri segmente për lehtësi financimi dhe për efikasitet ndërtimi:
Një tjetër segment është Thumanë-Milot që tashmë është pjesë e A1.
Ky segment, në gjatësi prej 60km, zonë që për nga natyra e egër, në të kaluarën ka qenë tabu nëse Shqipëria dhe Kosova do të lidheshin ndonjëherë me autostradë, paraqiste edhe sfidën më të madhe ndërtimore shqiptare, që nga angazhimi i konsulentëve të huaj me përvojë për të zgjedhur firmën ndërtuese, deri te çmimi shumë-milionësh që bartnin urat dhe tunelet, ndër më të gjatët në Ballkan. Përgjatë këtij segmenti automjetet mund të zhvillojnë shpejtësi 100-120 km/h. Vlera fillestare e synuar në projektin e këtij segmenti ishte 420 milion Euro, por ky parashikim fiks ndryshoi në bazë të vëllimit të punës që kreu kompania kontraktuese. Pas kompletimit të projektit në fillim të vitit 2008, vlera e ndërtimit u ngrit në 640 milion Euro.
Në këtë segment konzorciumi amerikano-turk "Bechtel&Enka" ka filluar punimet në nëntor të vitit 2006 me disa muaj vonesë, pasi kompania ishte dashur të hapte 50km rrugë të reja dytësore vetëm për të arritur te traseja e rrugës, këmbët e urave, apo hyrjet e tunelit. Ajo në terren kishte rreth 1.200 mjete të papërdorura ndonjëherë në Shqipëri dhe llogaritej se makineria e tyre ishte pothuajse e barabartë në numër me të gjitha makineritë shqiptare të asaj kohe në përgjithësi. Në kuadër të konzorciumit, në këtë projekt u angazhuan 3.600-4.500 punëtorë, rreth 2/3 e të cilëve ishin shqiptarë.
"Bechtel Corporation" është kompania më e madhe inxhinierike në ShBA, ndërsa partneritetin e saj me "Enka"-n turke e praktikon për disa vite. Së bashku, ato kanë qenë pjesë e projekteve në gjithë botën dhe kanë ndërtuar autostradën Zagreb-Split në Kroaci. Krahas autostradës shqiptare, ato po punonin edhe në një rrugë të shpejtë në Rumani.
Tuneli gjashtë-kilometërsh ishte sfida kryesore e këtij projekti pasi gjatësia e tij ishte e rrallë në rajon. Ai është çift tunelesh që lidhen ndërmjet vete çdo 500 metra. Procesi i hapjes së tij diktohej nga natyra shkëmbore e terrenit. Përafërsisht, nga njëra anë hapeshin pesë metra në ditë gjatë 24 orëve punë në ditë. Gjithashtu gjatë një dite ndodhnin edhe 2-3 shpërthime. Pastaj bëhej izolimi, forcimi i strukturës së hapur, përgatiteshin kanalet e kullimit të ujit që rrjedh nga shkëmbi, e përcilleshin nga materiale speciale të papërshkueshme nga uji.
Përgjatë segmentit janë ndërtuar 27 ura, të quajtura edhe "vepra arti", që së bashku tani përbëjnë 4km gjatësi. Urat janë të ndara në disa hapësira, në fillim e mbarim nga shpatullat dhe në mes nga këmbët. Këto hapësira janë të gjata rreth 40 metra dhe përshkohen nga tre trarë trapezoidë betoni me lartësi 2 metra dhe peshë 165 tonë. Në pjesën veriore të segmentit është ura më e lartë, 90 metra, ndërsa më poshtë gjendet ura më e gjatë, që është 360 metra. Sikurse në pjesën tokësore, edhe urat kanë një pjerrtësi në kthesa, që është e rekomanduar me standardet e reja evropiane të rrugëve.
Qeveria Rama jep në vitin 2017 Rrugën e Kombit me konçesion, në një aferë të dyshimtë e me një kontratë me elemente antikushtetues e të mbushur me gabime. Çmimet variojnë 5-22€, për një kalim. Trari dhe mbledhja e pagesës fillon më datë 25 mars 2018, duke sjellë paralajmërim nga qytetarët shqiptarë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës që kjo do të sjellë dëme të mëdha për ekonominë e Republikës së Shqipërisë, si dhe izolimin e qytetit të Kukësit.
Më 27 mars, kuksianët paralajmërojnë një protestë masive më datë 31 mars 2018. Ndërkohë, më 28 mars, 150 kamionë nga Republika e Kosovës protestojnë duke bërë rrugën bosh deri në Kukës e kthehen përsëri në Doganën e Morinës. Më 31 mars, gati gjysma e popullsisë së qytetit të Kukësit, plus qindra të tjerë të ardhur nga Peja, Gjakova, Prizreni, Hasi e Tirana, tubohen për protestën e paralajmëruar. Kur afrohen te trari i pagesës në Kalimash, policia i qëllon me gaz lotsjellës dhe rrah me shkopa gome 5 të moshuar që ishin në krye të protestuesve.
Kjo solli reagimin e turmës, e cila qëlloi me gurë forcat e policisë, theu barrikadën e tyre dhe sulmoi e dogji kioskat e pagesës, si dhe theu trarin. Protestuesit u larguan për në Kukës pasi iu dha fjala nga policia që nuk do të arrestohen. Me urdhër të kryeministrit Rama, në Kukës dërgohen rreth 60 autoblinda e makina policie me qindra policë të armatosur, duke vendosur qytetin në një shtetrrethim të paligjshëm. Në orën 3 të mëngjesit të datës 1 prill, 23 kuksianë rrëmbehen nga shtëpitë e tyre nga policë të maskuar, në kundërshtim me ligjet e Republikës së Shqipërisë.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.