Arthur Schopenhauer
filozof gjerman / From Wikipedia, the free encyclopedia
Arthur Schopenhauer (22 shkurt, 1788 – 21 shtator, 1860) ishte një filozof gjerman i njohur për pesimizmin e tij atheist dhe qartësinë filozofike. Në moshën 25 vjeçare, ai botoi disertacionin e doktoratës, On the Fourfold Root of the Principle of Sufficient Reason, e cila ekzaminoi pyetjen themelore: A mundet arsyeja, e vetme, të japë përgjigje mbi botën. Punimi më me ndikim nga Schopenhauer, Bota si Vullnet dhe Përfaqësim (Die Welt als Wille und Vorstellung), theksoi rolin e motivimit themelor të njeriut, që Schopenhaueri e quan vullnet. Analiza e Schopenhauerit mbi vullnetin e çoi atë në përfundimin se dëshirat emocionale, fizike, dhe seksuale nuk mund të përmbushem kurrë. Si pasojë, Schopenhauer favorizoi një jetesë duke mohuar dëshirat njerzore, ngjashëm me mësimet e Budizmit dhe Vedantas.
![]() Arthur Schopenhauer | |
Emri | Arthur Schopenhauer |
---|---|
Lindja | 22 shkurt 1788 |
Vendlindja | Danzig |
Vdekja | 21 shtator 1860 |
Vendvdekja | Frankfurt |
Era | Filozofia e shekullit XIX |
Rajoni | Filozofia Perëndimore |
Shkolla/tradita | Kantianizmi, idealizmi |
Ide të famshme | Vullneti, Rrënja e arsyes, pesimizmi |
Ndikoi te
|
![]() |
Wikiquote ka thënie në lidhje me: Arthur Schopenhauer |
Duke vijuar nga idealizmi i Immanuel Kant, Shopenhauer refuzoi filozofitë bashkëkohore post-Kantiane të idealizmit gjerman.[1] Kunder ideat e filozofeve perpara atij, ai zhvilloj nje sistem etik dhe metafizik ateist, qe ai e zhvilloj si nje manifestim i pesimizmin filozofik..[2][3][4][5]
Shopenhauer ishte ndër mendimtarët e parë të filozofisë perëndimore që ndau dhe afirmoi parimet e rëndësishme të filozofisë lindore (p.sh asketizmi, bota si aparencë), pasi kishte arritur në konkluzione të ngjashme si rezultat i punës së tij filozofike.[6][7] Edhe pse puna e tij nuk pati vëmendjen e merituar gjatë jetës së tij, impakti pas vdekjes së Shopenhauer preku disiplina të ndryshme, duke përfshirë filozofinë, letërsinë dhe shkencën.
Analiza metafizike e Schopenhauerit mbi vullnetin, pikëpamjet e tij mbi motivimin dhe dëshirat njerëzore, dhe stili i shkrimit aforistik ndikoi te shumë mendimtarë të njohur, përfshirë Friedrich Nietzsche[8], Richard Wagner, Ludwig Wittgenstein, Erwin Schrödinger, Albert Einstein[9], Sigmund Freud, dhe Karl Kraus.