Erwin Schrödinger
fizikan austriak / From Wikipedia, the free encyclopedia
Erwin Rudolf Josef Alexander Schrödinger, (shqip: Ervin Rudolf Jozef Aleksandër Shrëdinger), (12 gusht 1887 – 4 janar 1961), ishte një fizikant austriak i cili përpunoi më tej bazat e teorisë moderne të mekanikës kuantike.
Erwin Schrödinger | |
---|---|
![]() | |
U lind në | Erwin Rudolf Josef Alexander Schrödinger (1887-08-12)12 gusht 1887 |
Vdiq | Gabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti |
Kombësia | Austriakë |
Shtetësia |
|
Karriera shkencore | |
Fushat | Fizikë |
Nënshkrimi | |
![]() |
Ai zhvilloi një ekuacion diferencial, zgjidhja e të cilit na jep funksionet valore të mundshme, që mund të shoqërojnë grimcën në një situatë të caktuar fizike. Ky ekuacion, që njihet gjerësisht si ekuacioni i Shrëdingerit, na jep të dhëna në lidhje me ndryshimin e forcave, që veprojnë mbi grimcën.
Shrëdingeri propozoi një interpretim të ri të kuptimit fizik të funksionit valor dhe në vitet në vijim kundërshtoi në mënyrë të përsëritur Interpretimin e Kopenhagenit mbi Mekanikën Kuantike.
Ai shkroi dhe vepra të tjera të rëndësishme në degë të ndryshme të fizikës si: mekanika statistike dhe termodinamika, veçoritë e lëndëve dielektrike, teoria e ngjyrave, elektrodinamika, teoria e përgjithshme e relativitetit dhe në kozmologji. Në një prej punimeve të tij më të njohura, e titulluar "Ç'është jeta?", Shrëdinger shtjellon probleme të gjenetikës, parë nga këndvështrimi i një fizikanti mbi dukuritë biologjike. Ai i kushtoi vëmendje të madhe edhe aspekteve filozofike të shkencës, koncepteve të filozofisë së lashtësisë dhe asaj lindore, etikës dhe besimit. Shrëdinger shkroi gjithashtu dhe mbi filozofinë e biologjinë teorike.
Ervin Shrëdinger ndërroi jetë në Vienë, Austri, më 4 janar 1961, në moshën 73 vjeçare.