Etika
From Wikipedia, the free encyclopedia
Etika (greq. Ηθική, nga fjala ήθος, ithos - ves, dok, zakon) në filozofi është studimi dhe vlerësimi i sjelljes njerëzore në dritën e parimeve morale. Parimet morale mund të shikohen si standarti i sjelljes që njerzit kanë ndërtuar për veten e tyre ose si lënda e shtërngimeve dhe detyrimeve që një shoqëri e caktuar kërkon nga pjestarët e saj. Ajo merret me çështjet se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe, si mundemi ne të bëjmë dallimet mes tyre, a është e mira dhe e keqja e njejtë për të gjithë; si mundemi të bëjmë vendime të forta që mund të ndihmojnë apo pezmatojnë të tjerët? Emërtimi përdoret edhe për çdo sistem ose teori të vlerave morale ose parimore. Tradicionalisht etika ndahet në etike normative, metaetikë, dhe etikë e zbatuar.[1] Definimi me i shkurtes i etikes eshte se ajo paraqet shkencen mbi moralin, deri sa morali eshte grumbulli i normave, rregullave dhe sjelljeve qe e shoqerojne individin gjate jetes se tij qofte ne aspektin profesional qofte ne ate te perditshmerise. Pra etika si shkence merret me parimet apo fenomenet morale. Ajo eshte nje aktivitet i arsyes ne kerkim te se mires morale.