![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/a/a2/Immanuel_Kant_portrait_c1790.jpg/640px-Immanuel_Kant_portrait_c1790.jpg&w=640&q=50)
Immanuel Kant
filozof gjerman / From Wikipedia, the free encyclopedia
Emanuel Kant (gjer.: Immanuel Kant, 22 prill 1724 Königsberg, Prusi — 12 shkurt 1804 po aty) ishte një filozof i madh gjerman dhe një ndër filozofët më të shquar të asaj kohe. Vepra e tij Kritikë e arsyes së kulluar shënon pikë-kthesën qendrore në historinë e filozofisë dhe fillimin e filozofisë moderne. Rëndësia e tij qëndron në ndihmesën që dha në metodologjinë e re të studimit të gnoseologjisë, themeluar mbi kriticizmin.
![]() |
Ky artikull i Wikipedias Shqiptare ka nevojë për përdorimin e kllapave. Të lutem na ndimo duke përdorur kllapa, ose duke e rregulluar këtë artikull. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/a/a2/Immanuel_Kant_portrait_c1790.jpg/640px-Immanuel_Kant_portrait_c1790.jpg)
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/55/Immanuel_Kant_signature.svg/640px-Immanuel_Kant_signature.svg.png)
Gnoseologjia e Kantit vë në pikëpyetje themelet e dijes për të pastruar ato fusha të vlefshme të ndërgjegjes. Duke kaluar nëpërmes teorisë së thelluar të Isak Njutonit ai u afrua me iluminizmin dhe i dha nisje një kërkim që e çoi atë gjer në tejkalimin e koncepteve dhe idealeve të tij.
Shëndeti i Kantit përkeqësohet me shpejtësi, ai vuan nga një formë e “coma vigil” ose një pagjumësi e vazhduar dhe aftësitë e tij të koordinimit zvogëlohen. Ndërpret praktikisht përpilimin e një vepre (të nisur në vitin 1796) “Mbi kalimin nga parimet metafizike të shkencës së natyrës te fizika” , vepër kjo e cila duhej të paraqiste një rishikim dhe kulmin e mbarë filozofisë së tij trascedentale. Atëherë largohet edhe nga senati akademik. Vdes më 12 shkurt 1804 duke mërmëritur “Es ist gut” (“kjo është e mira”). Mbi varrin etij do të shkruhen fjalët e “Kritikës së arsyes praktike”: ”Qielli me yje mbi mua, ligji moral në mua”.