![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/5f/Big_Temple-Temple.jpg/640px-Big_Temple-Temple.jpg&w=640&q=50)
Arkitektura tamile
From Wikipedia, the free encyclopedia
Arkitektura Tamile është stili dhe teknika e zhvilluar në rajonet tamile përgjatë mijëra vjetëve. Ajo përfshin shetin e Indisë Jugore të Tamil Nadusë dhe rajonet e minoritetit tamil në Sri Lanka. Arkitektura Tamile i përket kryesisht Stilit Dravidian të Arkitekturës dhe konsiderohet si dhuratë e viswa-brahminëve. Megjithëse arkitektura e tamilakamit të lashtë përfshinte shtëpitë, pallatet dhe ndërtesat publike, ndërtesat e lashta që kanë mbijetuar janë tempujt. Dy koleksione të rëndësishme të këtyre monumenteve të lashta janë njohur nga UNESCO-ja si Vende të Trashëgimisë Botërore. Ata janë Mahabalipurami (600–900) dhe Tempujt e Mëdhenj të Gjallë Chola (848–1280).
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/5f/Big_Temple-Temple.jpg/640px-Big_Temple-Temple.jpg)