From Wikipedia, the free encyclopedia
Në këtë listë janë të përfshira xhamitë në Komunën e Ulqinit. Në hapësirën e qytetit ndodhen 7 xhami, ndërsa në rrethinë 20 xhami. Xhamitë e para në Ulqin u ndërtuan gjatë kohës së Perandorisë Osmane. Xhamia kryesore, në të cilën prinë krye-imami është Xhamia e Namazgjahut.
Në regjistrimin e pronave të vakëfit të vitit 1888 në territorin e Ulqinit, si dhe në rrethinën e ti kishte 12 prona të vakëfit: 11 xhami (Xhamia e qytetit, të Rrotlla - Xhamia e Pashës, Xhamia e Meterizit, Xhamia e Ranës, Xhamia e Mezgjahut, Xhamia e Kryepazarit, Xhamia e Lamit, Xhamia e Merasë, Xhamia e Bregut, Xhamia e Kollomzës, Xhamia e Zogajve) si dhe mejtepi “Fejzije”, me 2.385 rrënjë ullinj, 37 rallë toke dhe 17 shtëpi, duke i llogaritur edhe dyqanet me 4 bahçe.[1]
Emri | Fotografia | Viti | Vendndodhja | Përshkrimi |
---|---|---|---|---|
↓ Xhamitë në qytetin e Ulqinit ↓ | ||||
Xhamia e Lamit | 1689 | Mëhallë të Re, Ulqin 41.931387°N 19.206718°E |
Xhamia e Lamit është ndërtuar nga Haxhi Alia në vitin 1689. Në kompleksin e xhamisë hyn edhe gasulhanja.[2] | |
Xhamia e Pashës | 1719 | Ranë, Ulqin 41.925833°N 19.203792°E |
Xhamia e Pashës është ndërtuar nga Kliç Aliu nga Stambolli. Kjo xhami posedon hamamin (banjo turke), të vetmin në Mal të Zi.[3]
| |
Xhamia e Namazgjahut | 1728 | Çarshi, Ulqin 41.929741°N 19.207574°E |
Xhamia e Namazgjahut është ndërtuar nga Sulejman Mujali dhe sot është xhamia kryesore e Ulqinit, xhamia e kryeimamit. Njihet edhe si Xhamia e Mezgjahut ose e Pazarit.[2]
| |
Xhamia e Kryepazarit | 1749 1995 |
Çarshi, Ulqin 41.930737°N 19.209182°E |
Xhamia e Kryepazarit është ndërtuar nga Nuradin Begu. Pas termetit të 1979-ës xhamia pësoi dëmtime të mëdha dhe më 1995 përfundoi restaurimi i saj.Njihet ndryshe si Xhamia e majapazarit.[5] | |
Xhamia e Bregut | 1783 1986 |
Merajë, Ulqin 41.930765°N 19.211586°E |
Xhamia e Bregut është ndërtuar nga Ahmet Gjyli. Pas termetit të 1979-ës xhamia pësoi dëmtime të mëdha dhe më 1986 përfundoi restaurimi i saj.[6] | |
Xhamia e Detarëve | 1798 2012 |
Ranë, Ulqin 41.924338°N 19.204497°E |
Xhamia e Detarëve është ndërtuar nga Ibrahim Pashë Bushatliu nga Shkodra më 1789, ndërsa më 1931 u shkatërrua nga pushteti jugosllav. Në vitin 2012 përfundoj rindërtimi i xhamisë, falë dhurimeve të qytetarëve të Alaniasë, Turqi dhe të Ulqinit. Njihet edhe si Xhamia e Marninarëve ose e Ranës.[7][8][9] | |
Xhamia e Pinjeshit | 2020 | Pinjesh, Ulqin 41.9257376°N 19.2133337°E |
Ndërtimi i xhamisë ka filluar në vitin 2018, i financuar me mjete nga Kuvajti, ndërsa një e treta e parave është mbledhur nga qytetarët e Ulqinit. Përfundoi në vitin 2020, megjithatë, për shkak të pandemisë së COVID-19 nuk u hap zyrtarisht.[10] | |
↑ Xhamitë në qytetin e Ulqinit ↑ | ||||
↓ Xhamitë në rrethinën e Ulqinit ↓ | ||||
Xhamia e Kollomzës | — | 1813 2015 |
Kollomzë 41.942328°N 19.243727°E |
|
Xhamia e Pistullit | — | 1890 | Pistull 41.949369°N 19.256358°E |
|
Xhamia e Zogajve | — | 1760 | Zogaj 41.945762°N 19.284531°E |
|
Xhamia e Kërruçit | — | 1890 | Kërruç 41.981051°N 19.171752°E |
|
↑ Xhamitë në rrethinën e Ulqinit ↑ | ||||
↓ Xhamitë në Anën e Malit ↓ | ||||
Xhamia e Bojkut | — | 19982001 | Bojk 42.0376838°N 19.2838886°E |
|
Xhamia e Klleznës | 1917 1984 2013 |
Kllezën e Epërme 41.995932°N 19.266600°E |
Xhamia e Klleznës është ndërtuar në vitin 1917 me kontributin e besimtarëve vendas. Por, supozohet se xhamia për herë të parë është ndërtuar rreth vitit 1696, gjëgjësisht në kohën e ndërtimit të Urës së Klleznës. Xhamia është riparuar para vitit 1966, ndërsa në vitin 1984 u ndërtua plotësisht xhami e re, në themelet e xhamisë së rrënuar nga termeti i vitit 1979. Në vitin 2013 Xhamia e Klleznës u rindërtua përsëri. | |
Xhamia e Krythës | 1725 | Krythë 42.014411°N 19.249298°E |
||
Xhamia e Katërkollës | — | 1971 | Katërkollë 42.004586°N 19.309921°E |
|
Xhamia e Shasit | — | 1880 | Shas 41.990844°N 19.324654°E |
|
Xhamia e Shtodrit | — | 1835 | Shtodër 41.984731°N 19.374350°E |
|
Xhamia e Millës | 1916 1969 1981 |
Millë 42.032727°N 19.264676°E |
Xhamia u ndërtua nga banorët e fshatave Kaliman, Bojk, Kosiq dhe Millë në vitin 1916. Në termetin e viti 1968 u rrënua, dhe në themelet e saj u ngrit xhamia e re. Në termetin e vitit 1979, xhamia u shkatërrua plotësisht. U rindërtua në vitin 1981. | |
Xhamia e Brajshës | — | 1785 | Brajshë 42.021444°N 19.314722°E |
|
Xhamia e Selitës | — | 1835 | Selitë 42.004183°N 19.327795°E |
|
Xhamia e Dragajve | — | 1856 | Dragaj 42.012861°N 19.350221°E |
|
Xhamia e Sukobinës | — | 1820 | Sukobinë 42.015039°N 19.357785°E |
|
Xhamia e Rashtishës së Poshtme | — | 1801 | Rashtishë e Poshtme 42.030457°N 19.342188°E |
|
Xhamia e Rashtishës së Epërme | — | 1983 | Rashtishë e Epërme 42.047434°N 19.326558°E |
|
Xhamia e Kravarit të Poshtëm | — | 1875 | Kravar i Poshtëm 42.030131°N 19.364732°E |
|
Xhamia e Kravarit të Epërm | 1849 2014 |
Kravar i Epërm 42.051640°N 19.350988°E |
||
Xhamia e Leskocit | — | 1895 1981 2014 |
Leskoc 42.0342444°N 19.2196691°E |
Xhamia e Leskocit u ndërtua nga Abdyl Hamiti II në vitin 1895. Pas termetit të 1979-ës xhamia pësoi dëmtime të mëdha dhe më 1981 u ngrit xhamia e re. Xhamia u rinovua më 2014. |
↑ Xhamitë në Anën e Malit ↑ | ||||
Emri | Fotografia | Viti | Vendndodhja | Përshkrimi |
---|---|---|---|---|
Xhamia e Meterizit | — | 1670 | Meteriz, Ulqin 41.925619°N 19.200859°E |
Xhamia e Meterizit ishte xhamia e parë e ndërtuar në Ulqin më 1670, para portës veriore të Kalasë. Më 1890 është rrënuar nga malazezët, 10 vjet pasi Mali i Zi pushtoj Ulqinin. Sot, në vendin e xhamisë ekziston një kishë ortodokse serbe.[2] |
Xhamia e Kalasë | 1510 1571 1693 |
Kala, Ulqin 41.924570°N 19.201312°E |
Ndërtesa e Xhamisë së Kalasë është ndërtuar origjinalisht si Kisha e Shën Mërisë më 1510, kurse më pushtimin osman të Ulqinit kisha u kthye në xhami, e njohur si Xhamia e Sulltan Selimit II. Më 1693, Haxhi Halil Skura ia shton minarenë xhamisë, edhe më vonë njihet si Xhamia e Halil Skurës. Pas pushtimit të Ulqinit nga malazezët më 1880, funksioni fetar i saj përfundon. Pas vitit 1880 do të përdoret si depo, e nga viti 1975 si ndërtesa e sektorit arkeologjik të Muzeut të Ulqinit. Sot kjo ndërtesë njihet si Kisha-Xhami e Ulqinit.[11][12]
| |
Xhamia e Merasë | — | 1779 | Merajë, Ulqin 41.929907°N 19.212286°E |
Xhamia e Merasë është ndërtuar nga kapiten Lika Ceni nga Ulqini më 1779. Më 1968 ajo do të rrënohet nga qeveria komuniste jugosllave, sepse sipas tyre xhamia paraqiste "nacionalizëm të tepruar". Sot në vendin e xhamisë ekziston një vendparkim, i cili i takon vakëfit të xhamisë, edhe pse inekzistente.[13] |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.