From Wikipedia, the free encyclopedia
Katërkolla (malazisht: Владимир/Vladimir) është fshat në Komunën e Ulqinit, në Mal të Zi. Katërkolla gjendet në trevën e Anës së Malit.
Varianti i parë i shënuar i këtij toponimi i përket shek. XVII, më 1614. Ky variant është Cadorcho, komanduar nga Dumo Luki[1]. E dhëna tjetër e qëmtuar nga gjeografi Draga është ajo e përdorur nga Gopçeviq "... prema Katrokolu" më 1878, dhe më pas përdorimi i kalkut Katrokol në një hartë angleze më 1881[2].
Emri Katërkollë vjen nga gjuha shqipe 'katër' dhe 'Kolli', që përfaqëson katër kisha të Shënkollës (ose Shën Nikollës) në afërsi të fshatit.[3] Emri Vladimir këtij vendbanimi iu vendos zyrtarisht pas vitit 1912 kur Ana e Malit kalon nën administrimin malazez. Pas Luftes së Dytë Botërore në dokumentet zyrtare emërtimi figuronte i shënuar në të dy format si Katërkollë - Vlladimir, ndërsa më vonë forma shqipe u eliminua.[4]
Gjendet në kryqëzimin e rrugës magjistrale M-2.4 (Tivar–Ulqin–Shqipëri) dhe rrugës rajonale R-16 (Katërkollë–Ostros–Vir). Fshati i Katërkollës gjendet në qendër të Fushës së Anës së Malit. Kjo zonë e madhe, me tokë bujqësore përreth, ka aktualisht një përdorim të përzier agrokulturor (blegtori, qumështari dhe bujqësi).[5]
Nga investimet e fundit, janë ndërtuar pika karburanti në rrugën magjistrale. Në Katërkollë gjendet shkolla fillore "Bedri Elezaga", e cila përbëhet nga shkolla amë dhe tetë paralele të ndara. Objektet e tjera shoqërore janë të kufizuara, dhe përfshijnë një institucion parashkollor, një ambulancë, një farmaci, një xhami, disa dyqane, tregun e gjelbër dhe restorante.[5]
Fshati ka 757 banorë sipas Censusit 2011, ndërsa 754 (99.6%) janë shqiptarë sipas kombësisë[6] dhe 753 (99.5%) janë mysliman sipas fesë.[7]
Numri i banorëve sipas censuseve[8] | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2003 | 2011 |
459 | 528 | 657 | 774 | 971 | 1.019 | 802 | 757 |
|
|
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.