From Wikipedia, the free encyclopedia
Xhamia e Merasë ishte një xhami në Ulqin. Gjindej pak më lart se tregu i gjelbërt ekzistues i qytetit.[1]
Është ndërtuar me meritën e kapitenit dhe kusarit ulqinak Lika Cenit në vitin 1779. Në vitin 1968 është shtetëzuar dhe rrënuar së bashku me varrezat e afërta nga organet komunale, atëherë të udhëhequra nga komunistët jugosllavë. Në vend të saj është ngritur së pari stacioni i autobusëve, i cili do të rrënohet më vonë. Në afërsi të ish-xhamisë kanë mbetur dy tyrbe të familjes Pulti, ndërsa hapësira e sotme e saj shëben si vend-parkim.[2]
Pronë e vakëfit të Xhamisë së Merasë ishin ullishta prej 90 ar, një dyqan, toka prej 144 ar, kullota prej 90 ar, livadhi prej 54 ar dhe para.[2]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.