Volejbolli

Lojë me top dhe sport në grup ku dy skuadra garojnë për ta gjuajtur topin në fushën e kundërshtarit për të fituar pikë. From Wikipedia, the free encyclopedia

Volejbolli

Volejbolli është sport që luhet me top në të cilën dy ekipe të kundërta garojnë në terrenin ku është tërhequr rrjeta në mes. Qëllimi është hedhja e topit në anën e kundërt të rrjetës gjerësisht në fushën e kundërshtarit në atë mënyrë që kundërshtari të mos arrijë ta mbajë topin në ajër dhe mos ta kthejë në fushën e kundërshtarit para se të bjerë në tokë. Loja luhet me tre ose pesë sete , pra , kur grupi kundërshtar fiton tre sete do të thotë që loja mbaroi dhe grupi tjetër fitoi. Setet fitohen kur arrihen 25 pikë, por diferenca duhet të jetë me dy pikë. Seti i fundit gjegjësisht i pesti luhet deri në pesëmbëdhjetë pikë. Zakonisht ky lloj sporti luhet në ambiente të mbyllura. Referojnë dy deri në katër gjyqtarë.

Fakte të shpejta Organi më i lartë qeverisës, Luajtur së pari ...
Volejbolli
Thumb
Ndeshje volejbolli për femra
Organi më i lartë qeverisësFIVB
Luajtur së pari1895 në Holyoke, Massachusetts, SHBA
Karakteristika
KontaktS'ka
Anëtarët e ekipit6
Gjini e përzierNjëshe
LlojiTeam sport, Net sport
PajisjeVolejbolli
FjalorthiFjalorthi i volejbollit
Prezenca
Shteti ose rajoniMbarë botën
Olimpike1964
Mbylle

Loja e volejbollit luhet në fushë të mbyllur. Fusha e volejbollit përbëhet nga: vija e mesme, vijat fundore dhe ato anësore. Vija e mesme e ndan fushën në dy pjesë të barabarta. Mbi vijën e mesme qëndron rrjeta me lartësi prej 243 cm për meshkujt dhe 224 cm për femrat. Rrjeta është e gjerë 9.5 m dhe e gjatë rreth 2 m. Në pjesën e sipërme të rrjetës është një rrip-pëlhurë i qepur me trashësi prej 5 cm si mbështjellës i telit. Teli është i thurur dhe njëkohësisht shërben për forcimin dhe stabilizimin e lartësisë së rrjetës me shtyllat.

Vijat e Fushës janë të gjera rreth 5 cm. Vijat e gjata janë vija anësore e ato më të shkurtrat janë vijat fundore. Vija e mesme,e cila e ndan fushën në dy pjesë të barabarta, është e gjatë si ato fundoret. Tri metra larg vijës së mesme, në anën e majtë dhe të djathtë të fushës, quhen vijat e sulmit. Në vijat fundore të fushës në anën e djathtë të saj gjendet vija e vizatuar me gjatësi 15cm e gjerë 5 cm larg vijës ballore 20 cm. Hapësira të cilën e shënojnë këto dy vija është 3 metra dhe paraqet vendin e shërbimit.

Thumb
Përmasat e fushës së volejbollit

Fusha e volejbollit ndahet në gjashtë zona që janë të evidentuara dhe me provesin e lojes. Sipas zonave te lojtarët janë te lajmëruar e gjyqtari perkatësisht proces-mbajtesi. Formacioni i ekipit të paraqitur tek gjyqtari mbetet deri në fund të setit. Sipas zonave te lojtarët kanë emra të caktuar. Lojtarët e vijës së parë (2, 3, 4) janë lojtarët e sulmit, dhe ata të së dytës (5, 6 dhe 1) janë lojtarët e mbrojtjes. MIR EKI aloj mbi rrjetë. Ekipi kundërshtar ka te drejtë të luajnë-pasojë deri në tri herë, e pastaj patjeter ta kthejë në anen tjeter, në fushën e kundërshtarit.

Loja luhet me tri seta të fituara. Një set duhet të ketë më së paku 25 pike. Seti përfundon kur një ekip më së paku e perfundon atë me dy pikë diferencë. Loja luhet me top të butë dhe me peshë prej 260-300 gram, perimetri i të cilit është prej 65-67 cm. Topi i volejbollit ka zakonisht ngjyrën e verdhë më të kaltër ose ngjyrë të bardhë.

Në lojën e volejbollit përdoren këto elemente kryesore: Dëbimet, pasimet, shërbimet, gjuajtjet, blloqet etj.. Qëndrimet e volejbollistit gjatë aplikimit të elementeve teknike janë të lloj-llojshme. Secili element me mjeshtrin e volejbollit kërkon qendrimin adekuat, funksional dhe sa më racional, me qëllim që sa më shpejt inkruadohet në situata të ndryshme gjatë lojës.

Kjo lojë luhet me 6 lojtarë në fushë, prej të cilëve tre janë lojtarë pranues, dy sulmues dhe një pasues (organizatorë). Në këtë lojë nëse topi bie në tokë ekipi kundërshtar fiton pikën. Gjithashtu nuk lejohet prekja e rrjetës , nëse rrjeta preket llogaritet pikë e kundërshtarit. Shërbimi është gjithashtu një element i rëndësishëm që duhet të jepet nga fundi i fushes apo jashtë vijës fundore. Blloku është bllokim i sulmuesit që zakonisht bëhet nga bllokerët e mesit, të cilët janë të specializuar për bllok, dhe pranimi i tyre është mjaft i dobët dhe për këtë arsye kur ata duhet të hyjnë në pranim, zëvendësohen me libero. Liberot janë lojtarë të specializuar vetëm për pranim dhe bartin dresën ndryshe nga ekipi i tyre, dhe nuk kane të drejtë sulmi, shërbimi apo blloku por vetëm pranimi.

Shih edhe



Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.