Remove ads
From Wikipedia, the free encyclopedia
Volejbolli në Kosovë u shfaq në vitn 1936 në gjimnazet në : Prishtinë, Prizeren, Pejë dhe në shoqëritë e “Sokoleve”.
Më, 8 tetor të vitit 1948 në Kosovë u themelua Këshilli iniciator për lojrat sportive (Volejboll, basketboll dhe hendboll) dhe u formuan disa Seksione për Volejboll – në Prishtinë “Proleteri” dhe “Poleti”, në Pejë “Buduqnost”, në Mitrovicë “Trepça”, në Ferizaj “Borac”, në Prizeren “Metohia”, në Gjilan “Partizan” dhe në Gjakovë “Brastvo”.
Më 24-28 tetor 1948 në Prishtinë, u organizua Kampionati i parë në Volejboll me 6 (gjashtë) ekipe.
Më 20 mars 1949 u mbajt Kuvendi themelues i këshillit të Volejbollit për Kosovë.
Më 31 janar 1951 kanë ekzistue 9 seksione dhe një Klub i Volejbollit në Kosovë.
Kampionati i pare më masovik në Kosovë u mbajt në vitin 1956, në të cilin morrën pjesë 22 ekipe.
Në çdo dy vite në kuadër të lojrave të Shkollave të mesme të Kosovës organizoheshin edhe garat në Volejboll.
Gjatë Historikut, Volejbolli në Kosovë pati batica dhe zbatica e veta.
Në vitin 1958 në Prishtinë ka qenë organizue turneu i parë kualifikues për ligen unike të Serbisë, ku edhe ekipi i Prishtinës u kualifikua për rangun më të lartë në atë kohë në Sërbi.
Prej vitit 1960 në Kosovë egzistojnë 2 (dy) liga të volejbollit për meshkuj.
Ekipi i volejbollit Prishtina prej vitit 1958 bënë gara në ligen Unike të Serbisë dhe më pastaj ishte anëtare e liges së dytë Federative.
Në Kampionatin e viteve 196o/1967, 4 (katër) ekipe nga Kosova marrin pjesë në ligen e dytë Federative (jugu) të ish Jugosllavisë.
Gjerë më vitin 1990 ekipi KV. Prishtina-Elektroekonomia – 4 (Katër) herë morri pjesë në kualifikime për të hyrë në ligen e parë të jugosllavisë, dhe gjithnjë për një njiansë të vogël nuk ia arrinte qëllimit.
Garat në konkurencën e femrave, për ehere të parë në formë lige janë organizuar në vitin 1975.
Ekipi i volejbollit “Universiteti” nga Prishtina – femrat në vitin 1983, ishte ekipi i parë që bëhët anëtare e ligës s dytë Federative të ish Jugosllavisë.dhe malit zi
Viti 1990 ishte viti i ndarjes nga aktivitetet sportive ne ish Jugosllavi. Kjo ndodhi per shkak te gjendjes se athershme ne pergjithsi si rezultat i mohimit te te gjitha te drejtave nga regjimi serb. Edhe volejbolli si edhe sportet tjera u organizua si i pavarur.
Pasi që sportistët dhe punëtorët shqiptar u larguan nga organizmat e mëparshme vendosen t’i bëjnë sfidë “apartheidit” të aplikuar nga ana e Sërbisë në Kosovë. Në kuadër të kësaj, disa aktivist, lojtarë, punëtor sportive, trainer dhe gjyqtar, vendosem të organizojmë aktivitete të pavarura nga sistemi i mëparshëm. Iniciator kryesor për organizimine e aktiviteteve në Volejboll ishin : Xhavit Mustafa, trainer dhe lojtar, Shefki Mustafa, gjyqtar Federativ, Isamajl Hyseni anëtar i kryesise në Lidhjen e Vojebollit dhe anëtar i Komisionit të Garave Fejzullah Ademi, anëtar i kryesisë së LVK, gjyqtar Federativ, anëtar i kryesisë së Organizatës së gjyqtarëve të Volejbollit në ish Jugosllavi (LVJ), trainer i përzgjedhjes së Kosovës.
Kështu më 1991 filloi organizimi i garave te volejbollit në konkurencën e meshkujve dhe ate në formë të turneut – grumbullimit në vende rurale, nëpër palestra të shkollave ku okupatori nuk kishte për momentin qasje dhe njohuri për një aktivitet të tillë. Aktivitete në fillim organizoheshin gjatë një dite, kurse duke pare se gjendja e përgjithëshme nuk ka shenja të përmirsimit, filluam të mendojmë për një organizim më të mirëfilltë.
Kryatar i pare i FVK-ës të sapo themeluar ishte delegati nga Gjakova, z. Honi Hoxha, kurse anëtar tjerë ishin z. Ismajl Hyseni, Shefki Mustafa, Rexhep Zaskoku (tani të ndjerë) Xhavit Mustafa, Fejzullah Ademi, Xhevdet Buqani, Hajrush Fazliu, etj.
Organizimi i garave filloi hap pas hapi të pëson ndryshime, prej garave në formë të grumbulluar një ditore, kaluam në gara dyditore me pjesëmarrje të ekipeve në numër më të madh, në çdo grumbullim të ardhshëm paraqiteshine dhe ekipe të reja, kështu që prej turneut të pare me 1991 kur u grumbulluan 10 ekipe, në grumbullimet e ardhshme numri rritej gjithnjë kështu që numri i ekipeve arriti dhe e kaloi numrin dhjetë. Në kët periudhë kemi pasur një kontakt me ekipet e Shqipërisë ku përzgjedhja e Kosovës muar pjesë në turneun e organizuar nga ana e klubit Volejbollistik “STUDENTI” i Tiranës, ku pjesëmarrës ishte edhe ekipi nga Maqedonia “Vardar” nga Shkupi dhe “Dinamo” Tiranë (23-25-shkurt 1993).
Gjatë mbajtjes së turneut në fjalë udhëheqësia e ekipit të Kosovës u prit nga Komiteti Olimpik Shqiptar në krye me Z. Arben Jorganin, kryetar dhe zonj. Arijeta Gaçe, nënkryetare.
Duke vepruar në kushte shumë të vështira, pa mjete materiale, pa siguri, kurse dëshira e madhe, për të bërë një organizim më të mire, pasi që e krejt bara e këtyre aktiviteteve ka ra në tre –katër veta në vitin 1994 u mblodhën përfaqësuesit e ekipeve, bëm kooptimin e anëtarëve të rinjë të kryesisë dhe rizgjedhëm kryesuesit e rinjë ; Kryetar Fejzullah Ademi, Nënkryetar Hafiz Gashi, sekretar Ismajl Hyseni, Prof. Enver Gjinolli, Xhavit Mustafa, Xhevdet Buçani, Honi Hoxha, Makfire Brestovci, Refki Ejupi, Naser Krasniqi, Rexhep Zaskoku.
Më 1993 për here të pare u organizua edhe turneu i ekipeve femrore në Gjilan, në turneunnë fjalë muarren pjesë ekipi i KV "Drita" nga Gjilani, Universiteti Prishtinë, Arbëria Kamenicë, Kastrioti Ferizaj, Komogllava Komogllavë dhe ekipi Iliria Leshkobare. Pas turneut në fjalë u organizua edhe liga në konkurencën e femrave.
Me vone garat u zhvilluan ne forma te ndryshme. Kështu garat i organizuam në dy grupe, ku ekipet u ndanë sipas përkatësisë teritoriale, në mënyrë që reziku nga policia sërbo-sllave të jetë sa më i vogël, por ende në formë të grumbulluar, nga 7-8 ekipe nëper grupe. Garat shtesë për Kampioni i Kosovës u organizuan në formë të Pley-Ofi-t ku Marshin pjesë nga dy ekipe nga grupet e cekura më lartë. Por prap duke pasur në agjendë organizimin më të mire dhe njëherit sigurin e pjesëmarrësve, garat filluam t’i organizojmë në një ligë e cila përbëhej prej ekipeve më të mira prej dy grupeve (nga 5 ekipet epara) kështu që liga e pare numronte nga 10 ekipe në të dy konkurencat (femra e meshkuj) kurse liga a dytë përbëhej në fillim prej 8 ekipeve e më vonë (1997) i kishte 12 ekipe në konkurencën e meshkujve dhe 6 ekipe në konkurencën e femrave, gjithnjë duke e pasur parasyshë organizimin në formë të grummbullimit (një xhiro në një vendë).
Në kuadër të ligave të sipër përmendura kanë marre pjese më tepër se 60 ekipe aktiviteti i të cilave ka zgjatur prej 1-2 kampionate por për shkak të kushteve janë detyruar të ndërpresin aktivitetin e tyre. Në kët periudh ekipe të cilat kanë qenë pjesëmarrës standard në të gjitha kampionatet prej pavarsimit të sportit (1991) e deri më sot janë : në konkurencë e femrave, Drita Gjilan, Mabetexi, Prishtinë (ish Keku, Universiteti) Kastrioti Ferizaj, Gjinoci Gjinoc kurse më vonë janë Ulpiana Lypian, Skenderaj Skenderaj, ekipe anëtare të SUPERLIGËS aktuale, Vllaznia e Pozharanit, Deçani i Deçanit, Dukagjini i Klinës, Kalaja e Prizrenit, Aurora Kastriot, Malisheva nga Malisheva, Gryka nga Lapushniku, anëtare të ligës së parë aktuale të Kosovës, kurse, deri vonë anëtare të ligës se pare të Kosovës Studenti Dobërçan, Arbëria Arbëri, Egnatia Bale, e më herët Iliria Leshkobare, Komogllava Komogllav, Sllatina Sllatinë, Flaka nga Presheva, Marigona, Rilindja nga Rogana edhe disa ekipe të cilat kanë fillue dhe pas një kohe të shkurtur e kanë ndërprerë aktivitetin.
Në konkurencen e meshkujve ekipet që kanë qenë pjesëmarrëse standarde në të gjitha kampionatet janë : Suhareka nga Suareka, Mabetexi (ish Keku, Universiteti), Shpella e Mermert Gadime, Drita nga Gjilani, Dukagjini nga Klina, Arbëria nga Arbëria, Bresalci nga Bresalci, Flaka nga Presheva, Vllaznia Pozharan, (tan e kanë ndërprerë aktivitetin ?), më vonë janë inkuadruar edheVllaznimi Gjakovë, Ejona, Pejë, Miqësia ArdiSuarekë, Rahoveci, Mercomi BurimBurim, Trepça, Gjimnazisti Skenderaj, Studenti Dobërçan, Dardana, Dardan (Nobërd), Kastrioti Ferizaj, Ferizai, Ulpiana Lypian, Mirashi Mirash, FKF Prishtinë edhe shumë ekipe tjera të cilat kanë garue vetëm nga një sezon dhe pastaj i kanë ndërprerë aktivitetet pëpr shkak të kushteve të vështira materiale.
Kampion të Kosovës gjatë kësaj periudhe (1991-1999) në konkurencën e femrave kanë qenë : Drita e Gjilanit, Kastrioti Ferizaj, dhe Gjinoci Gjinoc. Në konkurencën e meshkujve kampion të Kosovës kanë qenë : Dukagjini – Klinë, Suareka- Suarekë, Flaka Preshevë, Bresalci- Bresalc, Drita- Gjilan.
Të gjitha garat në fillim janë organizuar nëpër qendra të cilat kanë qenë më large syve të policisë serbosllave, si në Gadime, në f. Bellanicë të komunës së Suarekës, në Bresalc e më vonë në qendrat tjera të Kosovës në Gjilan, Prishtinë, Gjakovë, sidomos pjesën dërmuese të garave i kemi zhvilluar në palestrat e shk. f “Selami Hallaqi” në Gjilan, “Zenel Hajdini” në Bresalc, “Asim Vokshi”, “Zenel Hajdini”, “Iliria” në Prishtinë. FVK është shumë mirënjohëse drejtorive të këtyre shkollave për kontributin e dhënë në organizimine garave të Volejbollit.
Krahas garave kampionale janë organizuar dhe zhvilluar edhe garat për Kupen e Kosovës, ku pjesëmarrës kanë qenë të gjitha ekipet e lartë përmendura.
Fitues të Kupës së Kosovës në konkurencen e femrave kanë qenë “Drita”-Gjilan, “Kastrioti”-Ferizaj, etj. Më 1993 për here të pare u organizua edhe turneu i ekipeve femrore në Gjilan, në turneunnë fjalë muarren pjesë ekipi i KV "Drita" nga Gjilani, Universiteti Prishtinë, ArbëriaKamenicë, Kastrioti Ferizaj, Komogllava Komogllavë dhe ekipi Iliria Leshkobare. Pas turneut në fjalë u organizua edhe liga në konkurencën e femrave.
Ne kete periudhe garat fillojnë të zhvillohen në mënyrë më të rregullt, gjithnjë duke pasur parsysh mundësit dhe kohen e atehershme në përgjithësi. Kështu grat u organizuan në dy grupe, ku ekipet u ndanë sipas përkatësisë teritoriale, në mënyrë që reziku nga policia sërbo-sllave të jetë sa më i vogël, por ende në formë të grumbulluar, nga 7-8 ekipe nëper grupe.
Garat shtesë për Kampioni i Kosovës u organizuan në formë të Pley-Ofi-t ku Marshin pjesë nga dy ekipe nga grupet e cekura më lartë. Por prap duke pasur në agjendë organizimin më të mire dhe njëherit sigurin e pjesëmarrësve, garat filluam t’i organizojmë në një ligë e cila përbëhej prej ekipeve më të mira prej dy grupeve (nga 5 ekipet epara) kështu që liga e pare numronte nga 10 ekipe në të dy konkurencat (femra e meshkuj) kurse liga a dytë përbëhej në fillim prej 8 ekipeve e më vonë (1997) i kishte 12 ekipe në konkurencën e meshkujve dhe 6 ekipe në konkurencën e femrave, gjithnjë duke e pasur parasyshë organizimin në formë të grummbullimit (një xhiro në një vendë).
Në kuadër të ligave të sipër përmendura kanë marre pjese më tepër se 60 ekipe aktiviteti i të cilave ka zgjatur prej 1-2 kampionate por për shkak të kushteve janë detyruar të ndërpresin aktivitetin e tyre. Në kët periudh ekipe të cilat kanë qenë pjesëmarrës standard në të gjitha kampionatet prej pavarsimit të sportit (1991) e deri më sot janë : në konkurencë e femrave, Drita Gjilan, Mabetexi, Prishtinë (ish Keku, Universiteti) Kastrioti Ferizaj, Gjinoci Gjinoc kurse më vonë janë Ulpiana Lypian, Skenderaj Skenderaj, ekipe anëtare të SUPERLIGËS aktuale, Vllaznia e Pozharanit, Deçani i Deçanit, Dukagjini i Klinës, Kalaja e Prizrenit, Aurora Kastriot, Malisheva nga Malisheva, Gryka nga Lapushniku, anëtare të ligës së parë aktuale të Kosovës, kurse, deri vonë anëtare të ligës se pare të Kosovës Studenti Dobërçan, Arbëria Arbëri, Egnatia Bale, e më herët Iliria Leshkobare, Komogllava Komogllav, Sllatina Sllatinë, Flaka nga Presheva, Marigona, Rilindja nga Rogana edhe disa ekipe të cilat kanë fillue dhe pas një kohe të shkurtur e kanë ndërprerë aktivitetin.
Në konkurencen e meshkujve ekipet që kanë qenë pjesëmarrëse standarde në të gjitha kampionatet janë : Suhareka nga Suareka, Mabetexi (ish Keku, Universiteti), Shpella e Mermert Gadime, Drita nga Gjilani, Dukagjini nga Klina, Arbëria nga Arbëria, Bresalci nga Bresalci, Flaka nga Presheva, Vllaznia Pozharan, (tani e kanë ndërprerë aktivitetin), më vonë janë inkuadruar edhe Vllaznimi Gjakovë, Ejona, Pejë, Miqësia, ArdiSuarekë, Rahoveci, Mercomi BurimBurim, Trepça, Gjimnazisti Skenderaj, Studenti Dobërçan, Dardana, Dardan (Nobërd), Kastrioti Ferizaj, Ferizai, Ulpiana Lypian, Mirashi Mirash, FKF Prishtinë edhe shumë ekipe tjera të cilat kanë garue vetëm nga një sezon dhe pastaj i kanë ndërprerë aktivitetet pëpr shkak të kushteve të vështira materiale.
Kampion të Kosovës gjatë kësaj periudhe (1991-1999) në konkurencën e femrave kanë qenë : Drita e Gjilanit, Kastrioti Ferizaj, dhe Gjinoci Gjinoc. Në konkurencën e meshkujve kampion të Kosovës kanë qenë : Dukagjini – Klinë, Suareka- Suarekë, Flaka Preshevë, Bresalci- Bresalc, Drita- Gjilan.
Të gjitha garat në fillim janë organizuar nëpër qendra të cilat kanë qenë më large syve të policisë serbe ; si në Gadime, në f. Bellanicë të komunës së Suarekës, në Bresalc e më vonë në qendrat tjera të Kosovës në Gjilan, Prishtinë, Gjakovë, sidomos pjesën dërmuese të garave i kemi zhvilluar në palestrat e shk. f “Selami Hallaqi” në Gjilan, “Zenel Hajdini” në Bresalc, “Asim Vokshi”, “Zenel Hajdini”, “Iliria” në Prishtinë. FVK është shumë mirënjohëse drejtorive të këtyre shkollave për kontributin e dhënë në organizimine garave të Volejbollit.
Krahas garave kampionale janë organizuar dhe zhvilluar edhe garat për Kupën e Kosovës, ku pjesëmarrës kanë qenë të gjitha ekipet e lartë përmendura.
Fitues të Kupës së Kosovës në konkurencen e femrave kanë qenë “Drita”-Gjilan, “Kastrioti”-Ferizaj, etj.
Atletik | Basketboll | Boks | Hendboll | Futboll | Karate | Pingpong | Shah |
Volejboll | Mundje | Peshëngritje | Alpinizëm | Çiklizem | Not | Xhudo | |
Ky artikull me tematikë në lidhje me volejbollin është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.