skenarist shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Vath Koreshi (Lushnjë, 7 maj 1936 - Romë, 3 shkurt 2006) ka qenë shkrimtar, skenarist dhe plolitikan shqiptar.
Vath Koreshi | |
---|---|
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve | |
Në detyrë 18 dhjetor, 1991 – 13 prill, 1992 | |
Paraprirë nga | Preç Zogaj |
Pasuar nga | Dhimitër Anagnosti |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 7 maj, 1936 Lushnje, Mbretëria Shqiptare 1928–1939 |
Vdiq më | 3 shkurt, 2006 Romë, Itali |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | Partia Socialiste e Shqipërisë |
Punësimi | mësues, nëpunës |
Koreshi studioi gjuhën dhe letërsinë në Universitetin e Tiranës gjatë viteve 1960-1964. Në vitet 1964-1973 punoi si gazetar tek organi "Zëri i Rinisë" dhe më pas, deri më 1977, tek "Drita". Në vitet 1977-1983 punoi si skenarist në Kinostudion "Shqipëria e Re". Deri më 1987 qe shkrimtar në profesion të lirë.
Më 1987 nisi punë si drejtor i Drejtorisë së Arteve në Komitetin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve deri më 1991, kur pasoi Preç Zogajn në ofiqin e ministrit të Kulturës. Më 1992 deri më 1995 drejtoi revistën "Art" dhe më pas u bë drejtor i shtëpisë botuese "Onufri".
Në legjislaturën 2001-2005 u zgjodh deputet i Partisë Socialiste.[1]
Ka shkruar mjaft libra, si “Dasma e Sakos”, “Rekuiem për një grua”, si edhe shumë skenarë filmash. Vath Koreshi ka qenë deputet në legjislaturën e XVI-të të Parlamentit Shqiptar, si dhe ka qenë Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve gjatë viteve 1991-1992.
Ky artikull nga Letërsia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.