Preç Zogaj

From Wikipedia, the free encyclopedia

Preç Zogaj (Manati, 5 dhjetor 1957) është politikan, gazetar dhe letrar shqiptar.

Fakte të shpejta Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Paraprirë nga ...
Preç Zogaj
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Në detyrë
11 qershor  6 dhjetor, 1991
Paraprirë ngaMoikom Zeqo
Pasuar ngaVath Koreshi
Ministër Shteti pranë Kryeministrit
Në detyrë
28 tetor, 1998  15 janar, 2000
Paraprirë ngaMaqo Lakrori (sekretar shteti për integrimin euroatlantik)
Pasuar ngaIlir Zela
Të dhëna vetjake
U lind më5 dhjetor, 1957
Manati, Republika Popullore e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptar
Punësimigazetar
Mbylle

Biografia

Lindi në Manati të Lezhës më 5 dhjetor 1957. Mbaroi Fakultetin Histori-Filologji, dega gjuhë-letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Gjatë viteve 1976-78 qe punëtor në kooperativë. Më 1978-1981 kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Më 1981-1983 punoi mësues në Velë të Lezhës. Më 1983-1989 punoi si gazetar pranë organit "Zëri i Rinisë". Më 1989-90 punoi si shef i prozës së shkurtër në shtëpinë botuese shtetërore "Naim Frashëri".

Themelues i RD-së dhe njëri prej nismëtarëve të Partisë Demokratike. Më 1991-1992 deputet i PD-së, në qeverinë Bufi pati portofolin e ministrit të Kulturës. Më 1992 themeloi partinë Aleanca Demokratike dhe më pas, më 1993-1997, drejtor shtypit i saj.

Më 1997-1999 qe këshilltar i Presidentit Rexhep Meidani dhe më 1999-2000 ministër shteti pranë kryeministrit Ilir Meta.

Më 2005-2009 deputet i Partisë Demokratike.[1]

Gjate viteve '90 ishte kryeredaktor i gazetes Koha Jone, te botuar ne Tirane.

Tituj të veprave

  • Emrat tuaj (1985) [2]
  • E pakrye (1987) [2]
  • Njëri nga ata (1987) [2]
  • Vonesa - novela e tregime, (1989) [2]
  • A thua do të vish duke qeshur (1989) [2]
  • Shëtitorja - novela, (1990) [2]
  • Qielli i gjithkujt - poezi, 1991
  • Agjenti i gjyshit - roman, 1993
  • Pa histori - roman, 1993
  • Këmbësor në qiell - poezi, 1994
  • Rënia e zgjedhjeve - esse, 1997
  • Kalimi - poezi, 1999
  • Paradhoma e një presidenti - 2001
  • Nga hiri - 2003
  • Pas Erës së Re - poezi, 2004
  • Finalja - 2004
  • Kufiri - roman, 2007
  • Gjallë unë pashë - poezi, 2008
  • Gjyshi i tmerrshëm - roman, 2009
  • Intuicionet e tranzicionit 1 - 2009
  • Të gjithë nëpër vendet e tyre - 2010
  • Nuk ndodh asgjë veç dashurisë... - poezi, 2010
  • Ngjarje në tokë - poezi të zgjedhura, 2011
  • Në kërkim të zgjedhjeve të humbura - esse politike, 2012
  • Fundi, një fëmijëri tjetër - poezi, 2013
  • Fillimet - ngjarje, dëshmi, kronikë, refleksione nga vitet '90-'92, 2014
  • Ushtrimet e malankolisë - poezi, 2016
  • In love - njëqind e një poezi dashurie, 2017
  • Anjeza nuk u zgjua - roman, 2019
  • Një e tretë, dashuria - poezi, 2021
  • Bija e vjetër e nënës së re - novelë, 2021
  • Nata - roman, 2023
  • Në çdo pasqyrë na sheh mëkati - poezi të zgjedhura, 2024

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.