qytet në Finlandë From Wikipedia, the free encyclopedia
Vantaa (suedisht: Vanda) është një qytet dhe komunë në Finlandë. Vantaa është pjesë e bërthamës së brendshme të Rajonit Metropolitan të Kryeqytetit së bashku me Helsinkin, Espoo, dhe Kauniainen. Me një popullsi prej 212,473 (30 qershor 2015)[1], Vantaa është qyteti i katërt me më shumë banorë në Finlandë.
Vantaa
Vantaan kaupunki Vanda stad Vantaa – Vanda | |
---|---|
Qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 212.473 [1] |
Faqja zyrtare | www.vantaa.fi |
Vantaa kufizohet në jug me Helsinkin, kryeqytetin finlandez; me Espoo në jugperëndim; me Nurmijärvi në veriperëndim; me Kerava dhe Tuusula në veri; dhe Sipoo në lindje. Qyteti përfshin një sipërfaqe prej 240.34 kilometra katrorë (92.80 sq mi), prej të cilës 1.97 km2 (0.76 sq mi) është uji[2].
Para emrit Vantaa që filloj të përdorej në vitin 1974, zona është njohur si Helsingin Pitäjä (suedisht: Helsinge). Të dhënat më të hershme të zonës është përmendur si Helsinge në vitin 1351 kur mbreti Magnus II i Suedisë i lejoj peshkimin e salmonit në lumin Vantaa, manastirit estonez Padise.
Qyteti është dygjuhësh, finlandishtja dhe suedishtja janë gjuhë zyrtare [3]. Një shumicë prej (88.6%) të popullsisë flasin finlandisht, ndërsa vetëm 3% flasin suedisht si gjuhë të parë. Banorët e Vantaa-s që kanë gjuhën e nënës një gjuhë tjetër përveç finlandishtes dhe suedishtes, përbëjnë 8.4% të popullsisë.
Viti | Popullsia |
---|---|
1980 | 132.050 |
1985 | 143.844 |
1990 | 152.263 |
1995 | 166.480 |
2000 | 178.471 |
2005 | 187.281 |
2010 | 200.055 |
2015 | 211.206 |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.