Kombëtarja amerikane e futbollit

From Wikipedia, the free encyclopedia

Kombëtarja amerikane e futbollit është kombëtarja zyrtare dhe përfaqson Shtetet e Bashkuara të Amerikës për federatën e futbollit. Kjo kombetare është pjesë e CONCACAF (Konfederata e Veriut, Amerikës Qendrore dhe Shoqata e Futbollit të Karaibeve). Skuadra është e renditur si kombëtarja e 22 në botë sipas FIFA Renditjes Botërore dhe e 20 sipas World Football Elo Ratings. Ata kanë qënë pjesmarrës në gjashtë Kupat e Botës të fundit duke qënë edhe mikpritës i edicionit 1994.

Fakte të shpejta Konfederata, Trajneri ...
Shtetet e Bashkuara
KonfederataCONCACAF (Amerika e Veriut)
TrajneriMauricio Pochettino
KapiteniChristian Pulisic
Më shumë ndeshjeCobi Jones (164)
Më shumë golaClint Dempsey dhe Landon Donovan (57)
StadiumiDisa
Kodi I FIFAsUSA
Thumb
Thumb
Thumb
Thumb
E para ngjyrë
Thumb
Thumb
Thumb
Thumb
E dyta ngjyrë
Rënditja e FIFAs
Aktual 11 (20 July 2023)[1]
Më i lartë4 (prill 2006)
Më i ulët35 (korrik 2012)
E para ndërkombëtare
 Suedia 2–3 Shtetet e Bashkuara të Amerikës 
(Stokholm, Suedi; 20 gusht 1916)
Fitorja më e madhe
 Shtetet e Bashkuara të Amerikës 8–0 Barbados 
(Carson, Shtetet e Bashkuara; 15 qershor 2008)
Humbja më e madhe
 Norvegjia 11–0 Shtetet e Bashkuara të Amerikës 
(Oslo, Norvegji; 6 gusht 1948)
Kupa e Botës
Paraqitjet11 (E para 1930)
Rezultati më i mirëVendi i tretë (1930)
Kampionati CONCACAF/Kupa Gold
Paraqitjet19 (E para në 2016)
Rezultati më i mirëKampionë (1991, 2002, 2005, 2007, 2013, 2017, 2021)
Finalet e Ligës së Kombeve
Paraqitjet2 (E para në 2021)
Rezultati më i mirëKampionë (2021, 2023)
Copa América
Paraqitjet4 (E para në 1993)
Rezultati më i mirëVendi i katërt (1995, 2016)
FIFA Kupa e Konfederatave
Paraqitjet4 (E para në 1992)
Rezultati më i mirëFinalist (2009)
Mbylle

Kombëtarja konkuron në Kupën e Botës, Kupën e Konfederateve dhe në turnamentin e krijuar nga CONCACAF Golden Cup. Shba është kombëtarja e CONCACAF që ka arritur rezultatin më të mirë në Kupën e Botës duke marrë një vend të tretë në edicionin e parë të luajtur në 1930. Pasi u kualifikuan për në Kupën e Botës 1934 dhe tërheqjen në Kupën e Botës 1938, paraqitja e tyre e rradhës në një Kupë Bote do të vinë në edicionin e vitit 1950, edhe pas këtij edicioni, Shba duhej të priste edhe 40 vite për të marrë pjesë në Kupën e Botës 1990.

Pas Kupës së Botës 1990, Shba u kualifikua automatikisht në Kupën e Botës 1994 pasi ishte vendi mikpritës, ata u eleminuan në raundin e 16 nga Brazili. Që nga ai edicion, Shba nuk ka munguar në asnjë Kupë Bote duke marrë pjesë në të gjitha edicionet deri tashmë. Kombëtarja është përmirësuar në nivel ndërkombëtar, duke arritur në finalen e 2009 Kupës së Konfederatave, duke eliminuar në gjysmë–finale Spanjën dhe humbur në finale nga Brazili me rezultatin 3–2.

Historia

Vitet e hershme

Ekipi i parë kombëtar amerikan u krijua në vitin 1885, vit në të cilin ata luajtën kundër Kanadasë në ndeshjen e parë ndërkombëtare të luajtur jashtë Mbretërisë së Bashkuar.[2] Kanadaja mposhti Shba-në 1–0 në Newark të New Jersey. Shba-ja mori "hak" duke i mposhtur kanadezët me të njëjtin rezultat një vit më pas, po në Newark, por të dyja ndeshjet nuk janë njohur zyrtarisht.

Shba-ja fitoi medalje argjendi dhe bronzi në futbollin e meshkujve në Lojërat Olimpike Verore të St. Louis. Ata luajtën ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare më 20 gusht 1916 kundër Suedisë në Stokholm, duke fituar 3–2.

Amerika mori pjesë në Kupën e Botës 1930 në Uruguaji, në edicionin e parë të këtij kompeticioni. Ata e nisën fazën e grupeve me një fitore 3–0 kundër Belgjikës. Pas kësaj ata mposhtën edhe Paraguajin po me të njëjtin rezultat;[3] FIFA i akordoi dy nga golat sulmuesit Bert Patenaude.[4][5][6] Në vitin 2006, FIFA njoftoi se i kishte pranuar të gjitha provat se Patenaude i kishte shënuar të tre golat kundër Paraguajit dhe u bë kështu lojtari i parë në historinë e kompeticionit që shënon tre gola në një ndeshje.[7] Në gjysëm-finale, Shba-ja u mposht nga Argjentina; në këtë edicion nuk kishte një finale të vogël për vendin e tretë. Megjithatë, duke parë rekordet e turnamentit në vitin 1986, u zbulua se FIFA j'a kishte akorduar vendin e tretë Shba-së kundrejt gjysëm-finalistit tjetër Jugosllavisë.[8]

Amerika u kualifikua në Kupën e Botës 1934 duke mposhtur Meksikën 4–2 në Itali disa ditë para fillimit të turnamentit. Në një turnament të mbajtur me një format me eliminim direkt, ata luajtën ndeshjen e parë kundër Italisë organizator, duke u mposhtur 7–1, humbje e cila solli edhe eliminimin. Në Lojërat Olimpike Verore 1936 të mbajtura në Berlin, Shba-ja u eliminua sërisht nga Italia, këtë herë me rezultatin minimal 1–0. Italia i fitoi të dyja turnamentet, duke qënë ekipi dominues i asaj periudhe.

Shba-ja u tërhoq nga edicioni i vitit 1938 por mori pjesë në edicionin e vitit 1950 në Brazil. Ata u mposhtën në ndeshjen e parë 3–1 nga Spanja, por arritën një fitore mbreslënëse 1–0 kundër Anglisë në ndeshjen e dytë.[9] Sulmuesi Joe Gaetjens shënoi golin e vetëm të ndeshjes së luajtur në Belo Horizonte. Ky rezultat konsiderohet si një nga më surprizueset në historinë e Kupës së Botës; pseudonimi i këtij rezultati është "Mrekullia në bar".[10] Në ndeshjen e tretë të turnamentit, ekipi pësoi një humbje 5–2 kundër Kilit dhe u eliminua nga turnamenti. Pas kësaj, ekipi do të mungonte në turnament në katër dekadat e ardhshme.

1960–1980

Futbolli amerikan u përfshi në një zbrazëti të madhe nga fillimi i viteve 1960' e deri në fund të viteve 1980', si në ekipin kombëtar ashtu dhe në futbollin vendas. Vetëm një ekip nga konfederata CONCACAF mund të kualifikohej në Kupën e Botës në atë kohë.[11][12] Krijimi i Ligës së Futbollit Amerikano Veriore rriti shpresat se ekipi kombëtar do të përmirësohej dhe do të bëhej një forcë globale. Megjithatë, këto shpresa nuk u realizuan dhe federata amerikane ishte në vështirësi financiare në vitet 1980', me ekipin që luajti vetëm dy ndeshje nga viti 1981 e deri në 1983. Federata amerikane sinjestroi Lojërat Olimpike 1984 dhe Kupën e Botës 1986 si metoda për të rindërtuar ekipin kombëtar dhe tifozerinë. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njoftoi se ekipet jashtë Evropës dhe Amerikës së Jugut mund të luanin me lojtarët e tyre më të mirë, përfshirë edhe profesionistët (deri në atë kohë, rregulli për të luajtur me futbollistë amator i kishte shërbyer vetëm vendeve socialiste në Evropën Lindore, lojtarët e të cilëve ishin profesionist por jo të deklaruar). Amerika bëri një performancë pozitive në turnament, fillimisht duke mposhtur Kosta Rikën. Në ndeshjen e dytë ata barazuan me Egjipin para se të mposhteshin në ndeshjen e tretë nga Italia. Ekipi nuk e kaloi dot grupin edhe pse kishte pikë të barabarta me Egjiptin; edhe pse kishin golavarazh të njëjtë, Egjipj u kualifikua pasi kishte shënuar më shumë gola (5) se Shba-ja (4).[13]

Për të ofruar një program më të qëndrueshëm të ekipit kombëtar dhe për të rinovuar interesin për NASL, Federata Ameriksne e futi ekipin kombëtar në kalendarin e ligës NASL për sezonin 1983 si "Team America". Skuadrës i mungoi vazhdimësia dhe rregullsia e stërvitjes që kishin klubet konvencionale, dhe shumë lojtarë nuk ishin të gatshëm të luanin për ekipin kombëtar në vend të klubeve të tyre, duke shkaktuar konflikte.[12] Team Amerika e përfundoi sezonin në vendin e fundit, duke bërë që federata të anullonte eksperimentin dhe të tërhiqte ekipin kombëtar nga NASL pas një vetëm një sezoni. Nga fundi i vitit 1984, NASL kishte marr fund, duke e lënë Shba-në pa një ligë profesioniste.[14]

Shba-ja shpalli kanditaturën për të organizuar Kupën e Botës 1986 pasi Kolumbia u tërhoq për arsye ekonomime. Megjithatë, FIFA zgjodhi Meksikën si shtetin organizator. Në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 1986, Shba-ja kishte nevojë vetëm për një barazim kundër Kosta Rikës për të avancuar në fazën finale të kualifikueseve kundër Hondurasit dhe Kanadasë. Federata Amerikane vendosi që ndeshja të luhej në Torrance të Kalifornisë, e cila ishte një zonë me shumë emigrantë kosta rikan, dhe e tregtoi ndeshjen pothuajse ekskuzivisht për komunitetin kosta rikan.[15] Kosta Rika e fitoi ndeshjen 1–0, duke i mohuar Amerikës pjesëmarrjen e katërt në Kupën e Botës.[12][16]

Në vitin 1988, Federata Amerikane u përpoq të ri-zbatonte konceptin "ekipi kombëtar si klub", duke u ofruar kontrata lojtarëve për t'u stërvitur me programin kombëtar me kohë të plotë, ndërsa herë pas here i huazonte te klubet e tjeta si një burim të ardhurash për federatën. Kjo riktheu shumë veteranë kryesorë në program dhe i lejoi ekipit të fillonte të luante më shumë ndeshje, të cilat, të kombinuara me një fluks talentesh nga klubet dhe ligat e reja të të rinjve të krijuara në të gjithë vendin në vazhdën e popullaritetit të NASL, lejuan që ekipi kombëtar të përfundonte vitet 1980 me optimizëm dhe shpresa më të larta për t'u kualifikuar në Kupën e Botës 1990 sesa kishte ekzistuar në edicionet e mëparshëm.

Vitet 1990'

Më 4 korrik 1988, FIFA emëroi Shtetet e Bashkuara si vendi organizator i FIFA Kupës së Botës 1990. Ky vendim u prit me kritika të ashpra ndërkombëtare me arsyetimin se Shba-ja kishte një ekip të dobët dhe i mungonte një ligë profesionale. Suksesi me Lojërat Olimpike 1984 luajti një rol të madh në këtë vendim. Kritikat u zbutën disi pas një fitoreje 1–0 kundër Trinidad dhe Tabagos, e para pas dy vitesh, e cila kualifikoi Shba-në në Kupën e Botës 1990. Kjo ishte pjesëmarrja e tyre e parë në këtë kompeticion pas 40 vitesh, e ndihmuar edhe nga skualifikimi i Meksikës.

Ekipi drejtohej nga trajnerët Bob Gansler dhe Wisconsin-Milwaukee në përgatitjen për Kupën e Botës që do të luhej në Itali. Ekipi shkoi në turnament i kështuar nga dëmtimet e dy prej lojtarëve më të rëndësishëm, Rick Davis dhe Hugo Perez. Në vend që t'i zëvendësonin këto lojtar me lojtar të futsallës, Gansler dhe ndihmësi i tij Stejem Mark zgjodhën lojtarë të rinjë, përfshirë edhe portierin Tony Meola nga kolegji i Virginias. Amerika hyri në turnamenti si një nga ekipet më të dobta dhe u mposht në të tre ndeshjet e fazës së grupeve, respektivisht kundër Çekosllovakisë, Italisë dhe Austrisë. Mbrojtësit Jimmy Banks dhe Desmond Armstrong u bënë amerikano-afrikanët e parë që luajtën në një Kupë Bote.[17]

Thumb
Kapiteni John Harkes u la jashtë Kupës së Botës 1998 nga trajneri Steve Sampson, vendim i cili shkaktoi polemika të shumta në vend.

Në U.S. Cup 1993, Amerika arriti një rezultat historik duke mposhtur Anglinë 2–0.[18] Shba-ja shkoi në Kupën e Botës 1994 nën drejtimin e trajnerit Bora Milutinović. Ata e nisën turnamentin me një barazim 1–1 kundër Zvicrës, në një ndeshje të luajtur në Pontiac Silverdome të Detroitit; kjo ishte ndeshja e parë në historinë e Kupës së Botës që luhej në një arenë të mbyllur. Në ndeshjen e dytë, ekipi u ndesh kundër Kolumbisë, e cila në atë kohë renditej në vendin e 4të në renditjen e FIFAs. Amerika fitoi 2–1, e ndihmuar edhe nga një autogol i mbrojtësit kundërshtar Andrés Escobar.[19] Escobar u vra më pas në shtetin e tij, me shumë mundësi si hakmarrje për autogolin që shkaktoi.[20] Pavarësisht një humbje minimale kundër Rumanisë në ndeshjen e tretë, Shba-ja u kualifikua në fazën me eliminim direkt për herë të parë që nga viti 1930. Në raundin e 16-tave, ata u mposhtën nga Brazili me rezultatin 1–0.[21] Pavarësisht suksesit në turnament, trajneri Bora u shkarkua nga federata në vitin 1995 pasi ishte nuk ishte i interesuar në detyrat administrative.[22]

Në një ndeshje miqësore kundër Arabisë Saudite, Shba-ja fitoi 4–3 pasi ishte në disavantazh të tre golave, duke regjistruar përmbysjen më të madhe në historinë e tyre. Pas kësaj, ata morën pjesë në edicionin e vitit 1995 të Copa Américas si të ftuar. Ata fituan grupin e tyre pasi mposhtën Argjentinën dhe Kilin, duke kaluar në çerek-finale. Në atë fazë, Amerika mposhti Meksikën nga gjuajtjet e penalltive por u eliminua në gjysëm-finale nga Brazili. Ata e mbyllën turnamentin në vendin e katërt pasi u mposhtën 4–1 nga Kolumbia në finalen e vogël.[23][24]

Kupën e Botës 1998, ekipi u mposht në të tre ndeshjet e fazës së grupeve, respektivisht kundër Gjermanisë (2–0), Iranit (2–1) dhe Jugosllavisë (1–0), duke u renditur e fundit mes 32 ekipeve pjesmarrëse. Trajneri Steve Sampson u kritikua më së shumti për këtë dështim, veçanërisht për përjashtimin që ai i bëri kapitenit John Harkes, të cilin ai e quante "Kapiteni i Përjetshëm", si dhe disa lojtarëve të tjerë që ishin vendimtar në fushatën kualifikuese.[25] Në shkurt 2010, u raportua se arsyeja e përjashtimit të Harkes nga ekipi ishte marrëdhënja jashtëmartesore që ai kishte me gruan e shokut të ekipit Eric Wynalda.[26]

Shekulli 21të

Thumb
Claudio Reyna ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Shba-së; ai luajti në tre edicione të Kupës së Botës.

Amerika u kualifikua në Kupën e Botës 2002; nën drejtimin e trajnerit Bruce Arena, ekipi arriti në çerek-finale, duke regjistruar rezultatin më të mirë që nga viti 1930. Ata e nisën fazën e grupeve me një surprizë 3–2 kundër Portugalisë dhe një barazim 1–1 kundër Koresë së Jugut,[27][28] e cila në fund arriti deri në gjysëm-finale. Në ndeshjen e tretë dhe të fundit, ekipi u mposht 3–1 nga Polonia,[29] por u kualifikua në raundin e 16-tave pasi Koreja e Jugut mposhti Portugalinë. Në raundin e parë në fazën me eliminim direkt, Shba-ja u përball me ekipin rival Meksikën; kjo ishte ndeshja e tyre e parë në një Kupë Bote. Amerikanët e fituan ndeshjen 2–0 falë golave të Brian McBride dhe Landon Donovan, duke u kualifikuar në çerek-finale.[30] Në këtë raund, ata u mposhtën 1–0 nga Gjermania; ekipit j'u mohua një penallti e pastër në një moment kur Torsten Frings i mohoi golin Gregg Berhalter duke larguar topin me dorë.[31] Të gjitha ndeshjet e Shba-së u luajtën në Korenë e Jugut kurse të dy fitoret erdhën me fanellën e bardhë; Donovan u shpall lojtari i ri më i mirë i turnamentit.[32]

Shba-ja u kualifikua në Kupën e Botës si fitues i grupit kualifikues të CONCACAF. Ata u vendosën në Grupin E të turnamentit sëbashku me Republikën Çeke, Ganën dhe Italinë. Amerikanët e nisën turnamentin me një humbje 3–0 kundër Republikës Çeke dhe më pas barazuan 1–1 kundër Italisë,[33][34] e cila do të fitonte turnamentin. Në ndeshjen e tretë, ata u mposhtën 2–1 nga Gana;[35] Clint Dempsey shënoi golin e vetëm amerikan të turnamentit kurse goli ndaj Italisë ishte një autogol i mbrojtësit Cristian Zaccardo. Pas përfundimit të turnamentit, kontrata e trajnerit Arena nuk u rinovua. Pozicioni i trajnerit qëndroi bosh për disa muaj, deri sa Bob Bradley u zyrtarizua në fillim të vitit 2007 si trajneri i ri i ekipit.[36]

Thumb
Bocanegra (i fotografuar në vitin 2010) ishte kapiten i ekipit për pesë vite (2007–12).

Bradley udhëhoqi ekipin në triumfin në Kupën Gold 2007, duke mposhtur në finale Meksikën. Ky sukses solli kualifikimin e ekipit në Kupën e Konfederateve 2009.[37] Shba-ja u dallua gjatë këtij turnamenti,[38] duke mposhtur në gjysëm-finale Spanjën me rezultatin 2–0.[39] Në atë kohë, Spanja ishte në krye të renditjes botërore të FIFAs si dhe kishte 35 ndeshje pa humbje, e cila ishte një rekord botëror.[40] Kjo fitore i kualifikoi në finale, e para në një kompeticion të organizuar nga FIFA. Në finale ata u mposhtën nga Brazili me rezultatin 3–2, edhe pse e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dy golave.[41] Pas kësaj, Shba-ja ishte vendi organizator i Kupës Gold 2009.[42] Në finale, ata pësuan një humbje të rëndë 5–0 nga Meksika.[43] Kjo humbje i dha fund rekordit me 58 ndeshje pa humbje kundër ekipeve të CONCACAF. Kjo gjithashtu ishte edhe disfata e parë ndaj Meksikës që nga viti 1999.

Ekipi e nisi fushatën e kualifikueseve të Kupës së Botës 2010 në raundin e katërt, fillimisht duke mposhtur Meksikën 2–0. Kjo humbje ishte e 11ta e meksikanëve në tokën amerikane.[44] Pas kësaj, ekipi fitoi 3–0 kundër Trinidad dhe Tabagos, falë një tregolëshi të talentit Jozy Altidore, i cili u bë lojtari më i ri që shënon tre gola për kombëtaren amerikane.[45] Nga fundi i verës 2009, ekipi u mposht nga Meksika në Estadio Azteca, por u kualifikua matematikisht në Kupën e Botës 2010 falë një fitore 3–2 kundër Hondurasit më 10 tetor. Ata siguruan vendin e parë në grupin e tyre kualifikues falë një barazimi 2–2 kundër Kosta Rikës në ndeshjen e fundit.[46] Në Kupën e Botës 2010, Amerika u vendos në Grupin C sëbashku me Anglinë, Slloveninë dhe Algjerinë. Pas barazimeve 1–1 dhe 2–2 respektivisht kundër Anglisë dhe Sllovenisë,[47] Shba-ja fitoi në ndeshjen e tretë kundër Algjerisë falë një goli në kohën shtesë nga Donovan.[48] Kjo ishte hera e parë që nga viti 1930 që ekipi fitonte një grup të Kupës së Botës. Në raundin e 16-tave, ekipi u mposht 2–1 nga Gana, dhe e mbylli turnamentin e renditur në vendin e 12të.[49]

Thumb
Ekipi kombëtar para ndeshjes miqësore kundër Austrisë, 19 nëntor 2013.

Shba-ja ishte sërisht vendi organizator i Kupës Gold për vitin 2011. Ata e kaluan me sukses grupin, duke u kualifikuar në fazën me eliminim direkt, fillimisht duke mposhtur Xhamajkën në çerek-finale dhe Panamanë në gjysëm-finale,[50] përpara se të mposhtej 4–2 nga Meksika në finale.[51] Pak kohë pas mbarimit të turnamentit, Bradley u shkakua nga detyra dhe u zëvendësua nga legjenda gjermane Jürgen Klinsmann.[52]

Shba-ja shijoi sukses në ndeshjet miqësore në vitet 2012 dhe 2013. Në shkurt 2012, ata mposhtën 1–0 Italinë në transfertë duke regjistruar fitoren e parë në histori kundër tyre.[53] Në qershor 2013, ata arritën një fitore të madhe 4–3 kundër Gjermanisë në ndeshjen e luajtur në RFK StadiumWashington D.C..[54] Në korrik 2013, Shba-ja organizoi Kupën Gold. Ata e mbyllën fazën e grupeve pa humbje dhe në fund mposhtën Panamanë 1–0 në finale;[55] Donovan u shpall lojtari më i mirë i turnamentit. Një muaj më vonë, ekipi mposhti 4–3 Bosnje dhe Hercegovinën në një ndeshje miqësore,[56] duke regjistruar fitoren e 12të rresht, e cila në atë kohë ishte një rekord botëror.[57] Rekordi u ndal më 6 shtator pas disfatës 3–1 kundër Kosta Rikës në kualifikueset e Kupës së Botës 2014.[58] Pavarësisht kësaj, ekipi fitoi kundër Meksikës duke u kualifikuar në turnament.[59]

Thumb
Tim Howard bëri 15 pritje në ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Belgjikës, një rekord historik në Kupën e Botës.

Shba-ja mori shumë elementë gjermanë në rrugën drejtë Kupës së Botës 2014. Trajneri gjerman i ekipit Klinsmann surprizoi tifozët amerikanë duke thirrur pesë "gjermano-amerikan", futbollistë gjysëm gjerman të lindur dhe stërvitur në Gjermani, në listën me 23 lojtarë që do të luanin në Botëror.[60] Ekipi u vendos në Grupin G sëbashku me Gjermaninë, Portugalinë dhe Ganën.[61] Amerika e nisi me një fitore 2–1 kundër Ganës, duke marrë hak për eliminimin e katër viteve më parë.[62] Pas kësaj, ata barazuan 2–2 kundër Portugalisë,[63] kurse në ndeshjen e tretë u mposhtën minimalisht nga Gjermania. Pavarësisht kësaj, ata u kualifikuan falë golavarazhit më pozitiv.[64] Kjo ishte hera e parë që Amerika kualifikohej në fazën me eliminim direkt të turnamentit në dy edicione rresht. Në raundin e 16-tave, Shba-ja u eliminua nga Belgjika 2–1,[65] pavarësisht se portieri Tim Howard bëri 15 pritje, duke vendosur një rekord të ri në turnament.[66]

Thumb
Jozy Altidore ka shënuar 47 gola me ekipin kombëtar.

Një vit më vonë, ekipi garoi në Kupën Gold. Ata u eliminuan në gjysëm-finale nga Xhamajka me rezultatin 2–1 si dhe u mposhtën me penallti nga Panamaja në ndeshjen për vendin e tretë.[67] Ekipi e mbylli turnamentin në vendin e katërt, duke regjistruar rezultatin më negativ në këtë kompeticion që nga viti 2000, si dhe kjo ishte hera e parë që nga viti 2003 që ekipi nuk arriti finalen. Në Kupën CONCACAF që do të vendoste ekipin që do të merrte pjesë në Kupën e Konfederateve 2017, Shba-ja u mposht 3–2 nga Meksika.[68] Në qershor 2016, Amerika organizoi Copa América Centenario, edicionin e 100të Copa Américas.[69] Ata fituan Grupin A, duke pasur golavarazh më të mirë se Kolumbia. Pas kësaj, ata mposhtën 2–1 Ekuadorin në çerek-finale por u mposhtën 4–0 nga Argjentina në gjysëm-finale,[70][71] si dhe nga Kolumbia 1–0 në finalen e vogël për vendin e tretë, duke e mbyllur turnamentin në vendin e katërt.[72]

Pas humbjeve rresht kundër Meksikës dhe Kosta Rikës në ndeshjet e para të kualifikueseve të Kupës së Botës 2018, Klinsmann u shkarkua si trajner i ekipit dhe u zëvendësua nga i rikthyeri Bruce Arena.[73] Amerika i vazhdoi kualifikueset me një fitore bindëse 6–0 kundër Hondurasit më 24 mars 2017, e cila u ndoq me një barazim 1–1 kundër Panamasë katër ditë më vonë. Pasi mposhtën Trinidad dhe Tabagon 2–0, Shba-ja mori një barazim 1–1 kundër Meksikës në Estadio Azteca; kjo ishte hera e tretë në histori që ekipi nuk ishte mposhtur në këtë stadium. Në korrik 2017, Amerika fitoi Kupën Gold duke mposhtur në finale Xhamajkën.[74] Pas humbjes 2–1 në transfertë kundër Trinidad dhe Tabagos më 10 tetor 2017, Amerika dështoi të kualifikohej në Kupën e Botës 2018, duke munguar për herë të parë në turnament që nga viti 1986.[75] Shumë analistë dhe gazetarë e quajtën këtë si rezultati dhe paraqitja më negative në historinë e ekipit kombëtar.[76]

Si rezultat i këtij dështimi, Arena dha dorëheqjen tre ditë më pas,[77] kurse Dave Sarachan u vendos në rolin e trajnerit të përkohëshëm.[78] Gjetja e një trajneri përfundimtar zgjati për më shumë se një vit dhe u mbyll në dhjetor 2018 me emërimin e ish futbollistit Gregg Berhalter.[79]

Identiteti

Uniforma dhe stema

Që nga ndeshja e tyre e parë jozyrtare kundër Kanadasë, uniforma më e zakonshme amerikane ka qenë me fanellë të bardhë dhe të shkurtra blu. Në vitin 1950, Shba-ja aplikoi një shirit diagonal të stilit Peruan ose "breshë" përgjatë fanellës. Shiriti ka qenë në uniformat e treta për vitet 2003, 2004 dhe 2006, si dhe uniformën për ndeshjet brënda, jashtë dhe të tretë.

Një skemë shtesë ngjyrash e bazuar në flamurin amerikan është përdorur herë pas here (më së shumti në Kupën e Botës 1994 dhe kualifikueset 2012–13, si dhe nga Team America 1983 në NASL). Uniforma përfshin një fanellë me vija të kuqe dhe të bardha me të shkurtra blu.

Marka gjermane Adidas prodhoi uniformën për Shtetet e Bashkuara nga viti 1984 deri në vitin 1994. Që nga viti 1995, kompania amerikane Nike ka qenë furnizuesi i uniformave.[80]

Prodhuesit e uniformës

Më shumë informacion Prodhuesi i fanellës, Periudha ...
Prodhuesi i fanellësPeriudhaNjoftimi
kontratës
Kohëzgjatja e
kontratës
VleraShënime
Adidas 1984–1994 E paditur 1984–1994[81] E paditur
Nike 1995–vazhdon E paditur 1995–2021 E pazbuluar
10 nëntor 2021[82] 2022–2031[83][84] E pazbuluar Vlera e marrëveshjes nuk është zbuluar,
por Federata Amerikane e përshkroi
si marrëveshjen komerciale
më të madhe në historinë e tyre
dhe një nga më të mëdhajat në historinë e Nike.[85]
Mbylle

Media

Warner Bros. Discovery Sports ka të drejtat e gjuhës angleze për transmetimet e ndeshjeve të kombëtares amerikane nga viti 2022 deri në 2030. Të gjitha ndeshjet transmetohen drejtpërdrejt në HBO Max; ndeshjet gjithashtu transmetohen në TNT dhe TBS. Në qershor 2021, CBS Sports fitoi të drejtat e pjesshme për të zgjedhur ndeshjet e futbollit të kombëtares amerikane, duke përfshirë kualifikueset e Kupës së Botës dhe finalet e Ligës së Kombeve, për t'u transmetuar kryesisht në CBS Sports Network dhe Paramount+ për transmetim, me disa ndeshje që transmetohen në mbarë vendin në CBS. Telemundo ka të drejtat e gjuhës spanjolle për të gjitha transmetimet e futbollit të Shba-së nga viti 2023 deri në vitin 2030. Kjo marrëveshje nuk zbatohet për ndeshjet në transfertë të kualifikueseve të Kupës së Botës, të drejtat e të cilave shpërndahen nga vendi pritës.[86] Prandaj, këto ndeshje mund të gjenden shpesh në rrjete të tjera si Univision dhe Paramount+.

Stadiumi

Shtetet e Bashkuara nuk kanë një stadium të dedikuar për ndeshjet ashtu si shumica e kombëtareve të tjera; ata i kanë luajtur ndeshjet në 119 stadiume në 29 shtete të ndryshme. Stadiumi Robert F. Kennedy Memorial ka organizuar plot 24 ndeshje të ekipit kombëtar, më shumë se çdo stadium tjetër.[87] Kalifornia është shteti që ka organizuar më shumë ndeshje (114), kurse zona metropolitane e Los Angeles ka zhvilluar 77 ndeshje në disa stadiume në qytet. Los Angeles Memorial Coliseum mbajti 20 ndeshje nga viti 1965 e deri në vitin 2000, por nuk u përdor më për shkak të vjetërsisë. Rose Bowl, një stadium me 92,000 ulëse në Pasadena,[88] ka zhvilluar 17 ndeshje të ekipit kombëtar, si dhe finalen e Kupës së Botës 1994, finalen e Kupës së Botës për Femra 1999 dhe Finalen për medaljen e artë të lojërave olimpike 1984.[89]

Tifozët

Thumb
The American Outlaws janë grupimi kryesor i tifozëve të ekipit kombëtar.

Dy grupet kryesore që mbështesin kombëtaren amerikane janë Sam's Army dhe The American Outlaws. Sam's Army u krijua pak pas përfundimit të Kupës së Botës 1994 që u zhvillua në Shtetet e Bashkuara dhe ishin aktivë deri në vitin 2014.[90] Anëtarët e Sam's Army visheshin me të kuqe në ndeshje dhe e mbështesnin ekipin kombëtar dhe këngë dhe kore përgjatë ndeshjeve. Ata shpesh sillnin flamuj të mëdhenj amerikanë dhe baderola të ndryshme.

American Outlaws u krijua në Lincoln, Nebraska në vitin 2007 si një grup lokal tifozësh.[91] Anëtarësia e grupit u përpoq të adresonte mungesën e vazhdimësisë nga ndeshja në ndeshje në organizimin e tifozëve dhe eventet sociale në ditët e ndeshjeve.[92] Për të arritur këtë objektiv, American Outlaws u bë një organizatë tifozësh jo-fitimprurës. Tifozët e këtij grupi zakonisht veshin bandana në ballë dhe shallë për të mbështetur ekipin. Disa degë të tjera kanë shallë të personalizuar të degëve të tyre.

Kombëtarja amerikane ka një numër të madh njekësish në rrjetet sociale, veçanërisht në Twitter dhe Instagram, duke pasur një rritje të madhe në vitet e fundit. Interesi në talentet e rinjë amerikan dhe vëmëndja që ato sjellin ka shkaktuar rritje të investimeve të huaja në lojtarët amerikan.[93]

Rivalët

Meksika

Thumb
Shtetet e Bashkuara duke luajtur kundër Meksikës në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës 2022; Meksika është rivali kryesor i Shba-së.

Amerika dhe Meksika konsiderohen si dy superfuqitë e konfederatës CONCACAF. Ndeshjet midis dy ekipeve tërheqin interesin e medias dhe publikut të të dy shteteve. Edhe pse ndeshja e parë midis tyre u luajt në vitin 1934, rivaliteti i tyre nisi në vitet 1980', vite në të cilat të dy ekipet konkuronin në Kupat CONCACAF. Më 15 gusht 2012, Shba-ja mposhti Meksikën në Estadio Azteca duke regjistruar fitoren e parë në tokën meksikane pas 75 vitesh.[94] Shba-ja dhe Meksika kanë luajtur 74 ndeshje që nga takimi i parë në vitin 1934, me Meksikën që kryeson me 36 fitore kundrejt 22 të Shba-së, kurse 16 ndeshje janë mbyllur në barazim; golavarazhi është në favor të Meksikës 144–86. Shba-ja filloi të ngushtonte diferencës në vitet 1990' kohë në të cilën futbolli pësoi një rritje të madhe në vend. Ata kanë pasur një rekord më të mirë në shekullin e 21të, duke fituar 17 ndeshje, humbur 9 dhe barazuar 7. Amerika dhe Meksika i kanë fituar të gjitha edicionet e CONCACAF Kupës Gold me përjashtim të edicionit 2000, vit në të cilën triumfoi Kanadaja.

Kanadaja

Shba-ja ka një rivalitet të dytë me doza më të ulta me Kanadanë. Të dy ekipet përballen rregullisht në Kupën Gold por Shtetet e Bashkuara kanë qënë historikisht ekipi më dominues. Amerika dhe Kanadaja janë ndeshur 40 herë me njëri-tjetrin, me amerikanët që kanë fituar 18 ndeshje, kanë barazuar 11 dhe humbur 11. Shba-ja është kualifikuar në 11 edicione të Kupës së Botës kurse Kanadaja në 2. Kanadaja nuk është parë si një rival i Shba-së deri në vitet e fundit nga tifozët amerikan, pasi ata kishin 34 vite pa fitore kundër Shba-së.[95] Kanadaja i dha fund këtij rekordi negativ më 15 tetor 2019 me një fitore 2–0 në Toronto. Një muaj më vonë, Shba-ja i mposhti 4–1 në Orlando, dhe që nga ajo ndeshje, takimet midis këtyre ekipeve kanë qënë shumë kompetitive. Më 18 qershor 2023, Shba-ja mposhti Kanadanë në finalen e CONCACAF Ligës së Kombeve; kjo ishte finalja e parë midis këtyre dy shteteve.[96]

Kosta Rika

Në vitet e fundit Shba-ja ka krijuar një rival edhe me Kosta Rikën.[97][98][99][100][101] Ndeshja më e dalluar, ajo që solli edhe lindjen e këtij rivaliteti, ishte ajo e luajtur më 22 mars 2013 e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2014. Shba-ja fitoi 1–0 në një ndeshje e cila i zhvillua në kushte të rënda meterologjike, duke bërë që Kosta Rika të bënte një ankesë në FIFA për kushtet jo të zakonshme në të cilën ndeshja u luajt.[102][103] Kjo gjë bëri që media ta etikonte ndeshjen si "Klasikja e dëborës". Shba-ja nuk e ka mposhtur asnjë Kosta Rikën në transfertë, duke humbur dhjetë ndeshje dhe barazuar dy.[104]

Lojtarët

Skuadra aktuale

Njëzetetre lojtarët e mëposhtëm u emëruan për të luajtur në CONCACAF Kupën Gold 2023.[105]
Ndeshjet dhe golat janë përditësuar më 12 korrik 2023 pas ndeshjes me Panamanë.

Më shumë informacion Nr., Pozita ...
Nr. Pozita Lojtari Mosha Ndeshje Gola Klubi
1 GK Matt Turner (1994-06-24) 24 qershor 1994 (30 vjeç) 32 0 Anglia Arsenal
18 GK Sean Johnson (1989-05-31) 31 maj 1989 (35 vjeç) 13 0 Kanadaja Toronto FC
23 GK Gabriel Slonina (2004-05-15) 15 maj 2004 (20 vjeç) 1 0 Anglia Chelsea

2 DF DeAndre Yedlin (1993-07-09) 9 korrik 1993 (31 vjeç) 81 0 Shtetet e Bashkuara të Amerikës Inter Miami
3 DF Aaron Long (1992-10-12) 12 tetor 1992 (32 vjeç) 35 3 Shtetet e Bashkuara të Amerikës Los Angeles FC
4 DF Matt Miazga (1995-07-19) 19 korrik 1995 (29 vjeç) 28 1 Shtetet e Bashkuara të Amerikës FC Cincinnati
5 DF Bryan Reynolds (2001-06-28) 28 qershor 2001 (23 vjeç) 7 1 Italia Roma
12 DF Miles Robinson (1997-03-14) 14 mars 1997 (27 vjeç) 26 3 Shtetet e Bashkuara të Amerikës Atlanta United
15 DF DeJuan Jones (1997-06-24) 24 qershor 1997 (27 vjeç) 6 0 Shtetet e Bashkuara të Amerikës New England Revolution
20 DF Jalen Neal (2003-08-24) 24 gusht 2003 (21 vjeç) 6 0 Shtetet e Bashkuara të Amerikës LA Galaxy
21 DF John Tolkin (2002-07-31) 31 korrik 2002 (22 vjeç) 3 0 Shtetet e Bashkuara të Amerikës New York Red Bulls

6 MF Gianluca Busio (2002-05-28) 28 maj 2002 (22 vjeç) 13 1 Italia Venezia
8 MF James Sands (2000-07-06) 6 korrik 2000 (24 vjeç) 13 0 Shtetet e Bashkuara të Amerikës New York City FC
10 MF Cristian Roldan (1995-06-03) 3 qershor 1995 (29 vjeç) 37 0 Shtetet e Bashkuara të Amerikës Seattle Sounders
14 MF Djordje Mihailovic (1998-11-10) 10 nëntor 1998 (26 vjeç) 11 3 Holanda AZ Alkmaar
16 MF Aidan Morris (2001-11-16) 16 nëntor 2001 (23 vjeç) 4 0 Shtetet e Bashkuara të Amerikës Columbus Crew
24 MF Jackson Yueill (1997-03-19) 19 mars 1997 (27 vjeç) 16 0 Shtetet e Bashkuara të Amerikës San Jose Earthquakes

9 FW Jesús Ferreira (2000-12-24) 24 dhjetor 2000 (24 vjeç) 23 15 Shtetet e Bashkuara të Amerikës FC Dallas
11 FW Cade Cowell (2003-10-14) 14 tetor 2003 (21 vjeç) 8 1 Shtetet e Bashkuara të Amerikës San Jose Earthquakes
13 FW Jordan Morris (1994-10-26) 26 tetor 1994 (30 vjeç) 55 11 Shtetet e Bashkuara të Amerikës Seattle Sounders
17 FW Alejandro Zendejas (1998-02-07) 7 shkurt 1998 (26 vjeç) 7 1 Meksika América
19 FW Brandon Vázquez (1998-10-14) 14 tetor 1998 (26 vjeç) 8 4 Shtetet e Bashkuara të Amerikës FC Cincinnati
22 FW Julian Gressel (1993-12-16) 16 dhjetor 1993 (31 vjeç) 6 0 Kanadaja Vancouver Whitecaps
Mbylle

Stafi

Stafi drejtues

Më shumë informacion Pozicioni, Emri ...
Pozicioni Emri
Trajneri Shtetet e Bashkuara të Amerikës Gregg Berhalter
Ndihmës-trajneri Shtetet e Bashkuara të Amerikës B. J. Callaghan
Trajneri i portierëve Anglia Aron Hyde
Analisti i kundërshtarit Shtetet e Bashkuara të Amerikës Eric Laurie
Eksperti kryesor i performancës Shtetet e Bashkuara të Amerikës Steve Tashjian
Trajneri i lëvizjes dhe kondicionimit Shtetet e Bashkuara të Amerikës Darcy Norman
Trajneri i gjuajtjeve të lira Danimarka Lars Knudsen
Mbylle

Stafi teknik

Më shumë informacion Pozicioni, Emri ...
Pozicioni Emri Data e nisjes Ref.
Drejtori sportiv Flamuri Matt Crocker prill 2023 [106]
Zëvëndës-president Shtetet e Bashkuara të Amerikës Oguchi Onyewu maj 2023 [107]
Menaxher i përgjithshëm bosh
Mbylle

Rekordet individuale

Redaktuar më 18 qershor 2023.[108]

Më shumë ndeshje

Thumb
Cobi Jones është lojtari me më shumë ndeshje në historinë e kombetares amerikane (164).
Më shumë informacion Renditja, Lojtari ...
Renditja Lojtari Ndsh Gola Periudha
1Cobi Jones164151992–2004
2Landon Donovan157572000–2014
3Michael Bradley151172006–2019
4Clint Dempsey141572004–2017
5Jeff Agoos13441988–2003
6Marcelo Balboa127131988–2000
7DaMarcus Beasley126172001–2017
8Tim Howard12102002–2017
9Jozy Altidore115422007–2019
10Claudio Reyna11281994–2006
Mbylle

Më shumë gola

Thumb
Thumb
Landon Donovan dhe Clint Dempsey kanë shënuar secili nga 57 gola.
Më shumë informacion Renditja, Lojtari ...
Renditja Lojtari Gola Ndsh Mesatarja Periudha
1Clint Dempsey571410.4042004–2017
Landon Donovan571570.3632000–2014
3Jozy Altidore421150.3652007–2019
4Eric Wynalda341060.3211990–2000
5Brian McBride30950.3161993–2006
6Christian Pulisic25600.4172016–vazhdon
7Joe-Max Moore241000.2401992–2002
8Bruce Murray21850.2471985–1993
9Eddie Johnson19630.3022004–2014
10Earnie Stewart171010.1681990–2004
DaMarcus Beasley171260.1352001–2017
Michael Bradley171510.1132006–2019
Mbylle

Rekordi kompetitiv

Shtetet e Bashkuara marrin pjesë rregullisht në FIFA Kupën e Botës, CONCACAF Kupën Gold, CONCACAF Ligën e Kombeve dhe Lojërat Olimpike Verore. Ata gjithashtu kanë luajtur në FIFA Kupën e Konfederateve dhe Copa América, kompeticion në të cilën kanë marrë ftesë, si dhe në disa kompeticione të tjera të vogla.

Rezultati më i mirë i Shba-së në Kupën e Botës është një vend i tretë i arritur në edicionin e vitit 1930. Pjesë e atij ekipi ishte gjashtë lojtarë të natyralizuar: pesë nga Anglia dhe një nga Skocia.[109] Rezultati më i mirë i arritur në kohët moderne është çerek-finalja e edicionit të vitit 2002. Rezultati më negativ i arritur kanë qënë eliminimet në fazën e grupeve të edicioneve 1990, 1998 dhe 2006.

Në Kupën e Konfederateve, Shba-ja u rendit në vendin e tretë në edicionet e viteve 1992 dhe 1999, si dhe ishte finalist në vitin 2009. Kjo ishte finalja e parë e tyre në një turnament ndërkombëtar.[110] Pasi morën një rezultat surprizë 2–0 kundër Spanjës në gjysëm-finale, Shtetet e Bashkuara u mposhtën 3–2 në finale kundër Brazilit pavarësisht se e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dy golave.[111]

Kombëtarja amerikane ka luajtur në lojtërat olimpike që nga viti 1924. Që nga ai edicion e deri në vitin 1980, vetëm ekipet amatore dhe ato të sponzorizuara nga shtetet e Evropës lindore ishin të lejuar të merrnin pjesë në turnament. Lojërat olimpike u bë një turnament i plotë ndërkombëtar pas vitit 1984 pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar lejoi ekipet e plota kombëtare të shteteve jashtë konfederatave të CONMEBOL dhe UEFAs. Që nga viti 1992, turnamenti ka vendosur rregullin e kufizimit të moshës; të gjithë lojtarët me përjashtim të tre nuk duhen të jenë më të mëdhenjë se 23 vjeç. Shba-ja garon në këtë kompeticion me ekipin nën-23.

Në kompeticionet rajonale, Shba-ja ka fituar Kupën Gold shtatë herë. Titulli i tyre i fundit daton në vitin 2021. Ata gjithashtu fituan edicionin e parë të Ligës së Kombeve. Rezultati më i mirë i arritur në Copa América është një vend i katërt i arritur në edicionet 1995 dhe 2016.[23][72]

FIFA Kupa e Botës

Më shumë informacion Rekordi në FIFA Kupën e Botës, Rekordi në kualifikuese ...
Rekordi në FIFA Kupën e Botës Rekordi në kualifikuese
Viti Raundi Pozicioni Ndsh F B H G+ G- Ekipi Ndsh F B H G+ G-
Flamuri 1930 Gjysëm-finale[a] 3të 3 2 0 1 7 6 Ekipi Të kualifikuar si të ftuar
Flamuri 1934 Raundi i 16-tave 16të 1 0 0 1 1 7 Ekipi 1 1 0 0 4 2
Flamuri 1938 U tërhoq U tërhoq
Flamuri 1950 Faza e grupeve 10të 3 1 0 2 4 8 Ekipi 4 1 1 2 8 15
Flamuri 1954 Nuk u kualifikua 4 2 0 2 7 9
Flamuri 1958 4 0 0 4 5 21
Flamuri 1962 2 0 1 1 3 6
Flamuri 1966 4 1 2 1 4 5
Flamuri 1970 6 3 0 3 11 9
Flamuri 1974 4 0 1 3 6 10
Flamuri 1978 5 1 2 2 3 7
Flamuri 1982 4 1 1 2 4 8
Flamuri 1986 6 3 2 1 8 3
Flamuri 1990 Faza e grupeve 23të 3 0 0 3 2 8 Ekipi 10 5 4 1 11 4
Shtetet e Bashkuara të Amerikës 1994 Raundi i 16-tave 14të 4 1 1 2 3 4 Ekipi Të kualifikuar si shtet organizator
Flamuri 1998 Faza e grupeve 32të 3 0 0 3 1 5 Ekipi 16 8 6 2 27 14
South Korea Flamuri 2002 Çerek-finale 8të 5 2 1 2 7 7 Ekipi 16 8 4 4 25 11
Flamuri 2006 Faza e grupeve 25të 3 0 1 2 2 6 Ekipi 18 12 4 2 35 11
Flamuri 2010 Raundi i 16-tave 12të 4 1 2 1 5 5 Ekipi 18 13 2 3 42 16
Flamuri 2014 15të 4 1 1 2 5 6 Ekipi 16 11 2 3 26 14
Flamuri 2018 Nuk u kualifikua 16 7 4 5 37 16
Flamuri 2022 Raundi i 16-tave 14të 4 1 2 1 3 4 Ekipi 14 7 4 3 21 10
Flamuri Flamuri Shtetet e Bashkuara të Amerikës 2026 Të kualifikuar si shtet bashk-organizator Të kualifikuar si shtet bashk-organizator
Gjithsej Gjysëm-finalet 11/22 37 9 8 20 40 66 168 84 40 44 287 191
Mbylle
Më shumë informacion Historia në FIFA Kupën e Botës ...
Mbylle

FIFA Kupa e Konfederatave

Më shumë informacion Viti, Raundi ...
Rekordi në FIFA Kupën e Konfederateve
Viti Raundi Pozicioni Ndsh F B H G+ G-
Flamuri 1992Vendi i tretë3të210155
Flamuri 1992Nuk u kualifikua
Flamuri 1997
Flamuri 1999Vendi i tretë3të530253
Flamuri Flamuri 2001Nuk u kualifikua
Flamuri 2003Faza e grupeve7të301213
Flamuri 2005Nuk u kualifikua
Flamuri 2009Finalist2të520389
Flamuri 2013Nuk u kualifikua
Flamuri 2017
Gjithsej4/10Finalist156181920
Mbylle
Më shumë informacion Historia në FIFA Kupën e Konfederateve, Ndeshja e parë ...
Mbylle

CONCACAF Kupa Gold

Kampionati CONCACAF 1963–1989, CONCACAF Kupa Gold 1991–vazhdon

Më shumë informacion Viti, Rezultati ...
Rekordi në CONCACAF Kupën Gold
Viti Rezultati Pozicioni Ndsh F B H G+ G- Ekipi
Stampa:Country data El Salvador 1963Nuk hyri
Flamuri 1965
Flamuri 1967
Flamuri 1969Nuk u kualifikua
Trinidad and Tobago 1971Nuk hyri
Flamuri 1973Nuk u kualifikua
Flamuri 1977
Flamuri 1981
1985Faza e grupeve6të421143
1989Finalist2të843163
Shtetet e Bashkuara të Amerikës 1991Kampion1rë5410103Ekipi
Flamuri Shtetet e Bashkuara të Amerikës 1993Finalist2të540155Ekipi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës 1996Vendi i tretë3të430183Ekipi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës 1998Finalist2të430162Ekipi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës 2000Çerek-finale5të321062Ekipi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës 2002Kampion1rë541091Ekipi
Flamuri Shtetet e Bashkuara të Amerikës 2003Vendi i tretë3të5401134Ekipi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës 2005 Kampionë 1rë 6 4 2 0 11 3 Ekipi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës 2007 Kampionë 1rë 6 6 0 0 13 3 Ekipi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës 2009 Finalist 2të 6 4 1 1 12 8 Ekipi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës 2011 Finalist 2të 6 4 0 2 9 6 Ekipi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës 2013 Kampion 1rë 6 6 0 0 20 4 Ekipi
Flamuri Shtetet e Bashkuara të Amerikës 2015Vendi i katërt4të6321125Ekipi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës 2017Champions1st6510134Squad
Kosta Rika Jamaica Shtetet e Bashkuara të Amerikës 2019 Finalist 2të 6 5 0 1 15 2 Ekipi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës 2021 Kampion1rë6600111Ekipi
Flamuri Shtetet e Bashkuara të Amerikës 2023Gjysëm-finale4të5230164Ekipi
Gjithsej19/277 tituj10275161119966
Mbylle
Më shumë informacion Historia në Kampionatin CONCACAF & Kupën Gold, Ndeshja e parë ...
Mbylle

CONCACAF Liga e Kombeve

Më shumë informacion Rekordi në CONCACAF Ligën e Kombeve, Faza e Ligës ...
Rekordi në CONCACAF Ligën e Kombeve
Faza e Ligës Finalet
Sezoni Divizioni Grupi Poz Ndsh F B* H G+ G- P/R Rangu Viti Poz Ndsh F B* H G+ G- Ekipi
2019–20 A A 1rë 4 3 0 1 15 3 Same position 3të Shtetet e Bashkuara të Amerikës 2021 1rë 2 2 0 0 4 2 Ekipi
2022–23 A D 1rë 4 3 1 0 14 2 Same position 1st Shtetet e Bashkuara të Amerikës 2023 1rë 2 2 0 0 5 0 Ekipi
2023–24 Bye N/A 2024 Çerek-finale TBD
Gjithsej 8 6 1 1 29 5 2 tituj Gjithsej 4 4 0 0 9 2
Mbylle
Më shumë informacion Historia në CONCACAF Ligën e Kombeve, Ndeshja e parë ...
Mbylle

Copa América

Kampionati Amerikano Jugor 1916–1967, Copa América 1975–vazhdon

Më shumë informacion Viti, Rezultati ...
Rekordi në Copa América
Viti Rezultati Pozicioni Ndsh F B H G+ G-
19161991Nuk u ftua
Flamuri 1993 Faza e grupeve 12të 3 0 1 2 3 6
Flamuri 1995 Vendi i katërt 4të 6 2 1 3 6 7
19972004Nuk u ftua
Flamuri 2007 Faza e grupeve 12të 3 0 0 3 2 8
20112015Nuk u ftua
Shtetet e Bashkuara të Amerikës 2016 Vendi i katërt 4të 6 3 0 3 7 8
20192021Nuk u ftua
Shtetet e Bashkuara të Amerikës 2024Për t'u përcaktuar
Gjithsej Ftesa 0 tituj 18 5 2 11 18 29
Mbylle

Trofe

Kompeticione madhore

Vendi i tretë (1): 1930
Finalist (1): 2009
Vendi i tretë (2): 1992, 1999
  • Kampionati CONCACAF / Kupa Gold
Kampion (7): 1991, 2002, 2005, 2007, 2013, 2017, 2021
Finalist (6): 1989, 1993, 1998, 2009, 2011, 2019
Vendi i tretë (2): 1996, 2003
Çmimi Fair Play (6): 2003, 2009, 2017, 2019, 2021, 2023
  • CONCACAF Liga e Kombeve
Kampion (2): 2019–20, 2022–23
  • Lojërat Olimpike Verore
Medalje e argjendë (1): 1904
Medalje e bronztë (1): 1904

Kompeticione të tjera

  • Kupa CONCACAF
Finalist (1): 2015
  • CONCACAF Kualifikueset e Kampionatit Olimpik për Meshkuj
Finalist (2): 1972, 1980
Vendi i tretë (1): 1964
  • U.S. Cup
Kampion (3): 1992, 1995, 2000
Finalist (1): 1999
Vendi i tretë (2): 1993, 1996
  • Kupa Marlboro
Kampion (2): 1989, 1989
Finalist (3): 1987, 1988, 1989
Vendi i tretë (1): 1990
  • Kupa e Kombeve të Amerikës së Veriut
Finalist (2): 1949, 1991
Vendi i tretë (2): 1947, 1990

Referime

Shënime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.