Terxhumani ose Terxhymeni (nga arabisht: ترجمان tarxhumān, turqisht: tercüman) ka qenë interpret, përkthyes dhe udhëzues zyrtar midis vendeve turqisht-, arabisht- dhe persisht-folëse dhe politive të Lindjes së Mesme dhe ambasadave, konsullatave, nënkonsullatave dhe postave tregtare evropiane. Një terxhuman duhej të kishte njohuri të gjuhëve arabe, perse, turk osmanë dhe evropiane.
Etimologjia dhe trajta
Fjala e ka prejardhjen nga arabishtja ترجمان (tarjumān), përmes turqishtes osmane tercüman. Në Shkodër ka marrë trajtën terxhymén, ndërsa në Mirditë me trajtën terximen ka fituar një derivat kuptimor duke nënkuptuar "njeriun e zgjuar, të gojës, të kuvendit" si dhe mêneterximen "të diturin".
Trajtat në gjuhët evropiane it. dragomano, fr. dragoman, sp. trujaman, rum. dragoman, gr. re δραγομάνος dhragomános, nga turqishtja osmane.[1]
Referime
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.