departament në Francë From Wikipedia, the free encyclopedia
Tarn-et-Garonne ( shqiptimi frëngjisht: [taʁn e ɡaʁɔn] ; Ocitanisht: Tarn e Garona [ˈtaɾ e ɣaˈɾɔnɔ] ) është një departament në rajonin e Ocitanisë në Francën Jugore. Përshkohet nga lumenjtë Tarn dhe Garonë, prej nga e ka marrë emrin. Zona fillimisht ishte pjesë e provincave të dikurshme: Quercy dhe Languedoc. Departamenti u krijua në vitin 1808 nën urdhrin e Napoleonit, me territor të marrë nga departamentet fqinje Olt, Garonë e Sipërme, Olt-dhe-Garonë, Gers dhe Avejron .
Tarni-dhe-Garona
Tarn e Garona (Ocitanisht) | |
---|---|
Tarn-et-Garonne (Frëngjisht) | |
Prefektura | Montauban |
Nënprefektura | Castelsarrasin |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 3.718 km2 (1,436 sq mi) |
Popullsia | |
• Gjithsej | 262.316 |
Numri i departamentit | 82 |
Qarqet | 2 |
Kantonet | 15 |
Komunat | 195 |
Departamenti është kryesisht rural me tokë bujqësore pjellore në luginën e gjerë të lumit, por ka zona kodrinore në jug, lindje dhe veri. Prefektura e departamentit ndodhet në Montauban ; nënprefektura e vetme është Castelsarrasin . Në vitin 2019, ai kishte një popullsi prej 260,669 banorësh. [1]
Quercy ishte pjesë e Aquitania prima nën sundimin romakët; Krishterimi u paraqit në shekullin e IV. Në fillim të shekullit të 6-të zona ra nën autoritetin e Frankëve dhe në shekullin e VII u bë pjesë e Dukatit autonom të Akuitanisë . Në fund të shekullit të 10-të sundimtarët e saj ishin kontët e fuqishëm të Tuluzës . Gjatë armiqësive midis Anglisë dhe Francës në mbretërimin e Henrit II të Anglisë, anglezët vendosën garnizone në konte dhe me Traktatin e Parisit të vitit 1259, Quercy i ulët ra nën kontrollin e Anglisë.
Mbretërit e Anglisë dhe Francës rreth kësaj kohe u përpoqën të fitonin favor duke shtuar privilegjet e qyteteve dhe të rrethit. Në vitin 1360, u nënshkrua Traktati i Brétigny dhe i gjithë Quercy i kaloi Anglisë. Sidoqoftë, në vitet 1440 anglezët u dëbuan përfundimisht nga ushtria e sapokrijuar e Charles VII të Francës . [2] Në shekullin e 16-të, Quercy ishte një bastion i protestantëve dhe skena e konflikteve të ashpra fetare. Luftërat civile të mbretërimit të Louis XIII u zhvilluan kryesisht rreth Montaubanit .
Pas humbjes së Napoleonit në 1815, monarkia u rivendos në Francë, por dinastia e diskredituar e Bourbonëve u përmbys në Revolucionin e Korrikut të vitit 1830, i cili vendosi Monarkinë kushtetuese të korrikut, e cila zgjati deri në vitin 1848. Gjatë kësaj kohe, hendeku midis të pasurve dhe të varfërve u thellua; në Montauban, qindra iu kthyen lypjes ndërsa pagat ranë, fabrikat u mbyllën dhe çmimet e ushqimeve u rritën; trazirat ishin të përhapura dhe shtëpia e kryetarit të bashkisë u godit me gurë nga punëtorët e ndërtimit në 1847. [3]
Para formimit të departamentit në shekullin e XIX-të, gjysma veriore ishte pjesë e provincës së vjetër të Quercy dhe gjysma jugore, pjesë e Languedoc . Departamenti u krijua më 4 nëntor 1808 gjatë Perandorisë së Parë Franceze me një vendim të Napoleonit . [4] Perandori ishte ftuar të vizitonte qytetin e Montaubanit, një qendër e rëndësishme industriale dhe tregtare në atë kohë, popullsia e së cilës mendonte se qyteti ishte mjaft qendror dhe i rëndësishëm për të qenë kryeqyteti i një departamenti të ri. Atij i bëri përshtypje besnikëria e tyre dhe ua plotësoi kërkesën. [4]
Departamenti u formua prej territoreve që më parë kishin qenë pjesë e departamenteve fqinje. Më shumë se gjysma e territorit u mor nga Departamenti i Oltit (përfshirë Montaubanin dhe Mojzakun ), mbi një e treta u mor nga Haute-Garonne (përfshirë Castelsarrasin ), dhe pjesa tjetër nga departamentet Olt-dhe-Garonë, Gers, dhe Avejron. Prefekti i parë ishte Félix Le Peletier d'Aunay, i cili u vendos në postin e tij më 31 dhjetor 1808. [4]
Tarn-et-Garonne përbën një pjesë të rajonit Occitanie në Francën Jugore . Kufizohet me departamentet e Oltit në veri, Avejronin në verilindje, Tarnin në lindje, Garonën e Epërme në jug dhe Gersin dhe Oltin-dhe-Garonën në perëndim. Kryeqyteti i departamentit është Montaubani i cili shtrihet rreth 50 kilometra në veri të Tuluzës. Montaubani ndodhet në bregun e djathtë të lumit Tarn në bashkimin e tij me lumin Tescou, dhe Tarn bashkohet nga Aveyron rreth 10 kilometra më tej në drejtim të rrymës. Komuna e dytë më e madhe në departament është Castelsarrasin e cila qëndron pranë bashkimit të Tarnit dhe lumit Garonë . [5] Montaubani është i lidhur me Garonën nëpërmjet 11 kilometrave të Canal de Montech . [6]
Pjesa qendrore e departamentit është një luginë e gjerë lumi që nuk i kalon 150 metra lartësi, por pranë komunës Valence-d'Agen, në skajin perëndimor të departamentit, lugina ngushtohet ndërsa rajonet kodrinore të Bas-Quercy (Kercit të Poshtëm) në veri dhe Lomagne në jug afrohen së bashku. Në verilindje të departamentit toka është më e lartë në formën e pllajave gëlqerore të njohura si Causses, pjesë e Masivit Qendror . [5] Pika më e lartë në departament, në 510 metra, është Pech Maurel, i vendosur në komunën Castanet . [7]
|
Komuna më e populluar është Montaubani, prefektura. Që nga viti 2019, ka 7 komuna me më shumë se 5000 banorë: [1]
Komuna | Emri në shqip | Popullsia (2019) |
---|---|---|
Montauban | Montauban/ Montalban | 61,372 |
Castelsarrasin | Kastelhikërr | 14,114 |
Moissac | Mojzak | 13,378 |
Caussade | Kasadë | 6808 |
Montech | Monteq | 6589 |
Nègrepelisse | Pliszezas/Negraplis | 5685 |
Valence | Valens | 5205 |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.