Remove ads
From Wikipedia, the free encyclopedia
Tefsiri (Arabisht:تفسير) është shpjegimi i Kuranit. Autori i tesfirit quhet mufesir. Kuptimi tekstual i [fjalës] Tefsir në gjuhen arabe domethënë ‘të hapësh’, ose të sqarosh, interpretosh ose komentosh. Teknikisht, shkenca e Tefsirit është një degë e dijes në të cilën kuptimet e Kur’ani sqarohen, dhe urdhëresat e urtësitë sqarohen qartazi (el-Burhan). Duke iu drejtuar Pejgamberit (s.a.v.s.), Kur’ani i lavdishëm thotë:
“(I kemi dërguar ata) me argumente të qarta dhe libra. Dhe Na, ty ta kemi dërguar Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve dispozitat e shpalljes, dhe që të mendojnë ata.” (16:44)
Përsëri, Kur’ani thotë:
“Perëndia i dhuroi besimtarët me dhuratë të madhe, meqë nga mesi i tyre u dërgoi Profet i cili u lexon atyre ajetet e Tij, i pastron ata nga mëkatet dhe ua mëson Kur’anin e diturinë e hollë.” (3:164)
Duke pasur këtë parasysh, duhet të theksohet që Pejgamberi (s.a.v.s.) nuk (ua) mësoi vetëm fjalët e Kur’anit, por ai po ashtu ua shpjegoj ato atyre në detaje të gjëra. Kjo është arsyeja pse, në disa raste, sahabët e nderuar duheshin të kalonin vite së bashku për të mësuar një sure të vetme; detaje rreth kësaj do të shfaqen më vonë, Insha’Allah.
Për aq kohë sa ishte Pejgamberi (s.a.v.s.) i pranishëm në këtë botë, kërkimi i shpjegimit për ndonjë ajet nuk përbënte ndonjë problem. Kur sahabët kishin ndonjë vështirësi, ata i drejtoheshin atij dhe merrnin përgjigje të kënaqshme. Por më vonë, pas tij (s.a.v.s.), u bë e nevojshme që tefsiri të ruhet si degë e përhershme e dijes ashtu që, së bashku me fjalët e Kur’anit fisnik, të mbrohet dhe të ruhet kuptimi korrekt për ummetin musliman, dhe heretikët dhe devijuesit nuk gjejnë rrugë aty për shtrembërimin e kuptimeve të tij. Kështu që, me mirësinë dhe udhëzimin e Allahut të Plotfuqishëm, ky ummet arriti këtë mision të mrekullueshëm me aq efikasitet sa që sot mund të themi pa asnjë frikë dyshimi ose kundërshtimi, që jo vetëm janë të mbrojtura fjalët e këtij Libri të fundit të Allahut, por po ashtu edhe tefsiri dhe sqarimi që na ka arritur përmes Pejgamberit (s.a.v.s.) dhe sahabëve të tij që ishin çdo herë në gatishmëri të japin jetën e tyre për të.
Në çfarë mënyra ummeti musliman ka mbrojtur dhe ruajtur ‘Ilmin (shkencën) e Tefsirit? Çfarë vështirësi ekstreme kanë kaluar ata në këtë aktivitet? Nëpër sa faza është dashur të kalojë kjo përpjekje? Të gjitha këto kanë një histori të gjatë dhe magjepsëse që nuk mund të nisen në kontekstin aktual (për këtë, ju lutëm shihni veprën ‘Ulum el-Kur’an, një vepër e detajuar për këtë çështje nga ky shkrues modest). Qëllimi këtu është të përmenden shkurtimisht cilat janë burimet e komentimit të Kur’anit dhe si këto burime janë shfrytëzuar për shpjegimin e Kur’anit fisnik nga gjithë ato libra mbi ‘Ilm-ul-Tefsirin në çdo gjuhë. Këto burime arrijnë numrin gjashtë.
Burimi i parë i dijes së tefsirit është vetë Kur’ani. Prandaj, shpesh ndodh që në një pikë që është e shkurtër dhe kërkon shpjegim, është e sqaruar nga një tjetër ajet i vet Kur’anit. Për shembull, ajeti në Suren el-Fatiha:
“Ih’dinaa Sirata-l-Mus’tekim, Sirata-l-ledhine en-‘amte ‘alejhim”, që që domethënë, “Udhëzona në rrugë të drejtë. Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi…” Tani, këtu nuk është e qartë se kush janë ata që Allahu i Plotfuqishëm u ka dhuruar mirësi (bekuar). Por, në një ajet tjetër, ata janë identifikuar qartazi, ku thuhet:
“E kushdo që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë në shoqëri me ata, të cilët i ka bekuar All-llahu” (4:69)
Prandaj, kur komentuesit e nderuar sqarojmë ndonjë ajet, ata së pari shohin nëse tefsiri (sqarimi) i atij ajeti është dhënë tashmë në vetë Kur’anin fisnik. Nëse është aty, ata zgjedhin atë sqarim si zgjedhje të tyre të parë.
Fjalët dhe veprat e Pejgamberit (s.a.v.s.) quhen “hadith”, dhe siç është thënë më herët, Allahu i Plotfuqishëm e ka dërguar atë me Kur’anin vetëm për arsye që t’u sqaroj njerëzve, haptazi dhe qartazi, domethëniet korrekte të Kur’anit fisnik. Ai këtë detyrë e kreu me ekselencë, edhe me fjalët edhe me veprat e tij. Në fakt e tërë jeta e tij e bekuar është një tefsir praktik i Kur’anit. Kjo është arsyeja pse komentuesit e nderuar, për të kuptuar Kur’anin, i kanë dhënë rëndësinë më të madhe hadithit si burim të dytë, dhe në dritën e haditheve ata kanë përcaktuar domethëniet e Librit të Allahut. Mirëpo, për shkak se të gjitha llojet e transmetimeve – të vërteta, të dobëta, dhe të trilluara – përfshihen në Hadith, komentuesit e orientuar në kërkim (verifikim) nuk e pranojnë një transmetim si të besueshëm derisa t’i bëj ballë parimeve që përdoren për shqyrtimin e transmetimeve të hadithit. Prandaj, gjetja e një hadithi, shikimi i tij, dhe pastaj përdorimi i këtij hadithi për të përcaktuar një tefsir (komentim) të caktuar nuk është korrekt, sepse transmetimi mund të jetë i dobët, madje në kundërshtim me transmetimet e forta. Kjo vërtetë është një çështje delikate, dhe guximi për t’u marrë me të është e drejtë ekskluzive e atyre që kanë shpenzuar jetën e tyre në mjeshtrimin e këtyre fushave të dijes.
Transmetimet nga Sahabët
Sahabët fisnik, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata, kanë marrë shkollimin drejtpërdrejtë nga Pejgamberi (s.a.v.s.). Përpos kësaj, ata ishin personalisht prezent në ngjarje kur erdhi shpallja (wahji), dhe ata vetë ishin dëshmitar për të gjitha rrethanat dhe prapavijat e shpalljes së Kur’anit. Prandaj, normalisht, thëniet e ruajtura të këtyre shpirtrave të bekuar janë shumë më autentike dhe të besueshme në shpjegimin e Kur’anit; njerëzit e mëvonshëm nuk mund ta zënë këtë vend. Prandaj, në rastin e ajeteve shpjegimi i të cilave nuk gjendet në Kur’an ose hadith, prioriteti më i lartë u jepet thënieve të shënuara nga sahabët. Si pasojë, nëse ka konsensus të sahabëve në shpjegimin e një ajeti, komentuesit e ndjekin vetëm atë, dhe shpjegimi në ndonjë mënyrë tjetër ndryshe nga ajo, nuk është i lejuar. Mirëpo, nëse thëniet e sahabëve dallojnë në tefsirin (interpretimin) e një ajeti të caktuar, atëherë komentuesit e mëvonshëm i shqyrtojnë ato në dritën e argumenteve dhe përcaktojnë se cilit interpretim ose shpjegim mund të preferohet (mbi tjerat). Për t’u marrë me këtë situatë, është një korpus i rëndësishëm i parimeve dhe rregullave të kodifikuara në shkencat Usuli Fikhut, Usuli Hadithit dhe Usuli Tefsirit – një diskutim i detajuar i të cilit do ishte i pavend këtu.
Transmetimet nga tabi’inët (pasardhësit)
Pas sahabëve vijnë tabi’inët. Këta të fundit janë ata që mësuan tefsirin e Kur’anit prej sahabëve. Prandaj, fjalët e tyre po ashtu kanë rëndësi të madhe në shkencën e Tefsirit, ndonëse ekziston mospajtueshmëri në mesin e dijetarëve në janë apo jo fjalët e tabi’inëve dëshmi vendimtare në tefsir (el-Itkan, 2/179) por rëndësia e tyre është diçka që nuk mund të mohohet.
Pasi që Kur’ani fisnik është zbritur në gjuhën arabe, si pasojë, për të shpjeguar Kur’anin është e domosdoshme të posedohet një mjeshtrim i tërësishëm i gjuhës. Janë disa ajete në Kur’anin fisnik në prapavijë të të cilave nuk duket se ka ndonjë rrethanë ndjekëse e shpalljes, as ndonjë çështje juridike ose skolastike, prandaj në tefsir thëniet e Pejgamberi (s.a.v.s.) ose thëniet e sahabëve dhe tabi’inëve nuk janë transmetuar. Për këtë arsye, e vetmja rrugë përmes të cilës këto mund të shpjegohen është ajo e gjuhës arabe, dhe është vetëm duke iu mbështetur gjuhës mund të shpjegohen. Përpos kësaj, nëse ka ndonjë dallim në tefsirin e ndonjë ajeti të caktuar, atëherë në atë rast po ashtu, shkenca e linguistikës përdorët për të bërë një testim të saktësisë në mes opinioneve të ndryshme.
Burimi i fundit i Tefsirit përbëhet nga reflektimi dhe deduktimi. Hollësitë dhe fshehtësitë e Kur’anit janë një oqean pa breg, pa fund. Prandaj, sa më shumë që një person, i cili është i bekuar me mendjemprehtësi në shkencat islame nga Allahu i Plotfuqishëm, i shqyrton ato, aq më shumë ai zbulon fshehtësi dhe hollësi tjera. Si pasojë, komentuesit po ashtu prezantojnë rezultatet e shqyrtimeve të tyre, por fshehtësitë dhe hollësitë e përshkruara nga ta mund të pranohen vetëm kur nuk janë në kundërshtim me pesë burimet e përmendura më sipër. Prandaj, nëse një person, gjatë shpjegimit të Kur’anit, vjen me një pikë delikate apo ixhtihad (gjykim i pavarur) që është në kundërshtim me Kur’anin dhe Sunnetit, konsensusin (ixhmanë), gjuhën, apo thëniet e sahabëve dhe tabi’inëve, apo është në mospërputhje me ndonjë parim tjetër të sheriatit, atëherë ky [interpretim] nuk pranohet. Disa mistik (rahimehullah) patën filluar t’i përshkruajnë këto mistere dhe fshehtësi në tefsir, por dijetarët verifikues të metit nuk i kanë konsideruar [këto interpretime] të besueshme sepse opinioni personal i cilitdo person, që është në kundërshtim me parimet bazë të Kur’anit, Sunnetit dhe Sheriatit, sigurisht që nuk qon peshë. (el-Itkan, 2/184).
Komentime të shumta të Kur’anit të lavdishëm janë shkruar që prej periudhës së pejgamberisë. Në fakt, asnjë libër tjetër në botë nuk është shërbyer sa Kur’ani fisnik. Prezantimi i të gjitha këtyre komentimeve nuk është i mundshëm madje edhe në disa libra të detajuara, aq më pak në një hyrje të shkurtër si kjo. Por, ajo që dëshirojmë të bëjmë është të prezantojmë shumë shkurtazi komentimet kryesore që kanë shërbyer si burime për [veprën] Ma’rif-ul-Kur’an, dhe që i kemi cituar herë pas here. Ndonëse, gjatë periudhës kur komentimi i mësipërm është shkruar, shumë komentime (tefsire) dhe qindra libra janë konsultuar vazhdimisht, qëllimi këtu është të kufizohemi vetëm në prezantimin e komentimeve, referencat tek të cilat do të shfaqen vazhdimisht.
Emri i vërtetë i këtij Tefsiri është “Xhami el-Bejan” dhe është përpiluar nga Imam Ebu Xha‘fer Muhammed ibn Xherir et-Taberi (vd. 310 h). Alameh Taberiu është një komentator i vlerësuar lartë, muhadith (ekspert i hadithit) dhe historian. Thuhet që ai vazhdoi të shkruante për dyzet vite vazhdimisht, nga dyzet faqe çdo ditë (el-Bidajeh we el-Nihajeh, 11:145). Kundër tij ka pasur akuza se është shi’ij, por dijetarët i kanë përgënjeshtruar këto akuza, dhe e vërteta e kësaj çështje është se ai është një dijetar i vlerësuar lartë prej pasuesve të Sunetit, e jo prej dijetarëve shi’it.
Duke qenë në tridhjetë vëllime, Tefsiri i tij gëzon statusin e të qenit burim bazik për komentimet e mëvonshme. Në shpjegimin e ajeteve, ai citon dijetar të ndryshëm dhe pastaj vazhdon për të vërtetuar qëndrimin që, sipas tij, është më i forti, sigurisht, duke ofruar argumente dhe dëshmi. Sidoqoftë, duhet pranuar, që në këtë tefsir gjenden transmetime të të gjitha llojeve, të forta e të dobëta. Për shkak të kësaj, nuk mund të mbështetemi tek çdo transmetim që paraqet ai. Në realitet, ai kishte për synim që përmes komentimit të tij t’i grumbulloj dhe përpiloj të gjitha transmetimet e mundura të tij, ashtu që ky material i mbledhur të mund të përdoret më vonë. I mirënjohur është fakti që ai ka dhënë zinxhirin e transmetuesve së bashku me çdo transmetim, ashtu që kushdo që dëshiron të hulumtoj zinxhirin e transmetuesve mund ta bëj këtë gjë dhe të vendos për veten e tij nëse transmetimet janë të vërteta ose të rreme.
Autor i këtij komentimi është Hafëz ‘Imaduddin Ebu el-Fida’ Isma‘il ibn Kethir ed-Dimeshkij esh-Shafi’ij (vd. 775 h.), një dijetar hulumtues i dalluar i shekullit të tetë. Është botuar në katër vëllime. Këtu është vënë një theks i veçantë mbi transmetimet shpjeguese. Një veçori [e këtij tefsiri] është kriticizmi i tij si ekspert i hadithit rreth transmetimeve të ndryshe, dhe prej këtij këndvështrimi, ky libër ka një pozitë të dalluar në mesin e të gjitha librave të tefsirit.
Emri i plotë [i veprës] është El-Xhami‘ li-Ahkam-il-Kur’an. Është shkruar nga dijetari i famshëm dhe hulumtues i Andaluzisë Spanjës), Ebu ‘Abdullah Muhammed ibn Ahmed Ebi Bekr ibn Ferah el-Kurtubi (vd. 671 h.). Ai ishte pasues i shkollës Malikite në fikh dhe ishte i mirënjohur për ibadetet dhe devotshmërinë e tij. Qëllimi bazik i këtij tefsiri në fakt ishte që të deduktoj urdhëresa ligjore dhe rregulla prej Kur’anit, mirëpo, duke bërë këtë gjë ai po ashtu ka ofruar një shpjegim të ajeteve, hulumtim mbi fjalët e vështira, diskutim të shenjave diakritike dhe elegancën e stilit dhe kompozimit, dhe ka transmetuar hadithe dhe transmetime në tefsirin e tij, me mjaftë aftësi. Ky libër është në dymbëdhjetë vëllime dhe është botuar vazhdimisht.
Kjo është vepra e Imam Fahruddin er-Raziut (vd. 606 h.). Emri i vërtetë [i veprës] është Mefatih el-Ghajb, por është e famshme si ‘Tefsir el-Kebir’. Imam Raziu është një imam në teologjinë Islame (akaid), prandaj, një rëndësi e veçantë u është dhënë në tefsirin e tij debateve racionale dhe skolastike, dhe përgënjeshtrimit të sekteve të devijuara. Por, e vërteta është se ky tefsir, në mënyrën e tij unike, është një qelës unik deri tek Kur’ani po ashtu. Për më tepër, mënyra kënaqëse si kuptimet e Kur’anit janë qartësuar dhe ndërlidhjet në mes ajeteve janë vendosur, është thjeshtë e tej-kënaqshme. Sipas gjitha gjasave, Imam Raziu shkroi vet Tefsirin e tij deri tek Sureja el-Fet’h. Prej aty e tutje, ai nuk mundi ta vazhdonte. Kështu që, pjesa tjetër e tefsirit të tij, prej sures el-Fet’h deri në fund, është kompletuar nga Kadij Shihabuddin ibn Khalil el-Khawli ed-Dimeshkij (vd. 639 h.) ose Shejh Nexhmuddin Ahmed ibn Muhammed el-Kamuli (vd. 777 h.) {Keshf el-Dhunun, 2:477}
Imam Raziu në veçanti ka theksuar debatet skolastike dhe përgënjeshtrimin e sekteve të kota në përputhje me nevojat e kohës së tij, dhe duke bërë këtë gjë, diskutimet e tija janë stërzgjatur në disa vende, prandaj, disa njerëz kanë bërë komentin në vijim në lidhje me tefsirin e tij: “Në këtë (libër) ka çdo gjë tjetër, pos tefsirit”. Por ky koment është një padrejtësi e tmerrshme ndaj [veprës] Tefsir el-Kebir. E vërteta u tha më sipër, e ajo është, se ky Tefsir gëzon një status të lartë për sa i përket zbërthimit të domethënieve të Kur’anit. Por, ka vende ku ai shpjegon ajete të Kur’anit duke u larguar nga konsensusi i Ummetit, mirëpo, këto vende janë të shpërndara shumë rrallë n këtë libër që arrin tetë vëllime.
Ky tefsir është shkruar nga Alameh Ebu Hajjan el-Gharnati el-Endelusij (vd. 754 h.) i cili, përpos shkencave tjerave islame të dijes, ishte ekspert i sintaksës dhe retorikës. Ai ia ka dhënë rëndësi të veçantë kërkimit të fjalëve në çdo ajet, dallimi në strukturë dhe në pika të elokuencës.
Ky tefsir është shkruar nga Imam Ebu Bekr el-Xhesas er-Razi (vd. 370 h.) i cili zë një vend të dalluar në mesin e fukahave (juristëve) hanefij. Përmbajtja e këtij libri është deduktimi i parimeve dhe rregullave ligjore nga Kur’ani fisnik. Në vend që t’i shpjegoj ajetet në vazhdimësi serike, ai ka marrë detajet ligjore nga ajetet që konsistojnë në urdhëresa ligjore. Disa libra tjera janë shkruar në këtë lëmi po ashtu, por ky libër gëzon një vend të dalluar në mesin e tyre.
Ky është shkruar nga Alameh Xhelaludin es-Sujuti (vd. 910 h.). Emri i plotë është ‘el-Dur el-Menthur fi el-Tefsir bi’l-Me’thur.’ Këtu alameh Sujutiu ka provuar t’i mbledh të gjitha transmetimet në lidhje me tefsirin e Kur’anit që ka mundur t’i gjej. Disa dijetarë të hadithit si hafiz Ibn Xheriri, Imam Begheviu, Ibn Merduwejh, Ibni Hibbani dhe Ibni Maxhe dhe të tjerë patën punuar tashmë në këtë lëmi. Alameh Sujutiu ka mbledhur transmetimet e paraqitura nga të gjithë ata në këtë libër. Por, në vend që të tregoj zinxhirët komplete të transmetimit, ai e ka parë të mjaftueshme të thjeshtë të përmend emrin e autorit në fjalë që e ka transmetuar atë transmetim nën autoritetin e tij, ashtu që, nëse është e nevojshme, mund t’i kthehemi veprës dhe të hulumtojmë transmetimin. Pasi që qëllimi i tij ishte të mblidhte një sasi të madhe të transmetimeve, si pasojë, të gjitha llojet e transmetimeve, të dobëta e të forta, kanë gjetur rrugën e tyre në këtë libër. Prandaj, çdo transmetim në këtë libër nuk mund të konsiderohet i besueshëm pa hulumtuar besueshmërinë. Ka raste kur Alameh Sujutiu indikon me çdo transmetim gradën e vërtetësisë po ashtu. Por, ngaqë ai është i njohur për të qenit e tij mjaft i butë sa i përket kritikës së hadithit, mbështetja në këto vlerësim është gjë e vështirë.
Ky është shkruar nga Kadi Thenaullah Panipati (vd. 1225 h.). Ai e ka emëruar tefsirin e tij ‘el-Tefsir el-Mez’heri’ pas emrit të mësuesit të tij shpirtëror, Mirza Mez’her Xhan-i-Xhanan Dehleviu. Ky tefsir është shumë i thjeshtë dhe i qartë, dhe tepër i dobishëm për të gjetur sqarime të shkurtra të ajeteve Kur’anore. Së bashku me sqarimin e fjalëve Kur’anore, ai po ashtu ka marrë transmetime të ngjashme në detaje të thella, dhe duke bërë kështu, ai ka bërë një përpjekje të pranoj transmetimet pas shumë më shumë shqyrtimi krahasuar me komentimet (tefsiret) tjera.
Emri i plotë i këtij tefsiri është ‘Reh el-Me‘ani fi Tefsir el-Kur’an el-‘Adhim we el-Seb‘ el-Methani’ dhe është shkruar nga ‘Alameh Mahmud el-Alusi (vd. 1270 h.), dijetari i famshëm i periudhës së fundit së Bagdadit, dhe është në tridhjetë vëllime. Ai ka bërë më të mirën e mundshme që ta bëj tefsirin e tij gjithëpërfshirës. Në të ka diskutime tërësore të gjuhës, sintaksës, shkronjave, stilit, si dhe në jurisprudencë, akaid, kelam, filozofi, astronomi, misticizëm dhe transmetim të haditheve. Ai është përpjekur që të mos lej [as edhe] një aspekt intelektual në lidhje me ndonjë ajet pa sqaruar. Në çështjen e transmetimeve të haditheve, autori i kësaj vepre ka qenë më i kujdesshëm krahasuar me komentuesit e tjerë. Nga ky këndvështrim, ky është një komentim shumë gjithëpërfshirës, dhe asnjë përpjekje në të ardhmen në lidhje me tefsirin e Kur’anit nuk mund të anashkaloj ndihmën e kësaj vepre.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.