From Wikipedia, the free encyclopedia
Ismail ibn Kethiri (Arabisht: ابن كثير Ibn Kathir) lindi më 1299 në Mixhdal, një fshat në qytetin e Bosrës në lindje të Damaskut. Ibn Kethiri ishte ekspert në tefsire të Kuranit dhe fikhut. Ai ishte poashtu ishte historianë. Ibn Haxher el-Askalani tha për Ibn Kethirin, "Ai punoi në tekstet e haditheve dhe në zinxhirët e haditheve. Ai kishte memorizim të fortë, librat e tij u bën të famshëm gjatë kohës së tij, njerëzit ende përfitojnë nga librat e tij edhe pas vdekjes së tij".
Ismail ibën Kethir | |
---|---|
Personal | |
Lindur | 1301 / 701 hixhri |
Vdekur | 18 shkurt 1373 / 774 hixhri |
Feja | Islam |
Emërtimi | Suni |
Jurispodenca | Shafi'i[1][2][3] |
Puna (ët) e dukshme | - Tafsīr al-Qurʾān al-ʿaẓīm (Tefsiri i Ibën Kethirit), - Al-Bidāya wan Nihāya (“Fillimi dhe Fundi”), një libër historie e Islamit me 14 vëllime; - Kitāb al-jāmiʿ, një koleksion i haditheve. |
Muslim leader | |
Influenced by
|
Emri i tij i plotë ishte Ebu el-Fida Ismail ibn Umer ibn Kethir. Ai u martua me vajzën e el-Mizzit, një dijetarë nga Siria. Në vitin 1345, Ibn Kethiri u bë predikues në xhaminë në Mizza. Më vonë, ai u bë i verbër. Ai thotë për verbërimin e tij se ai u bë i verbër për shkak qëndrimit të gjatë në natën. Ai vdiq në shkurt të vitit 1373 dhe u varros afër mësuesit të tij Ibn Tejmije.
Ibën Kethiri shkroi një komentim të famshëm të Kuranit i cili quhet Tafsīr al-Qurʾān al-ʿaẓīm. Dijetari i Egjiptit, Ahmed Muhamed Shakir rekdatoi tefsirin e Ibën Kethirit si Umdat at-Tafsir në pesë vëllime i cili u botua gjatë viteve 1956–1958.
Al-Jami (الجامع) është një koleksion i madh i teksteve të hadithit të destinuara për përdorim enciklopedike. Kjo është një listë e alfabetizuar e shokëve të profetit, duke rindërtuar zinxhirin e autoritetit për çdo hadith.
Al-Bidāya wa-n-nihāya (البداية والنهاية) që domethënë "fillimi dhe fundi" është një nga punimet më të njohura në historinë Islame nga Ibën Kethiri. Ibën Kethiri poashtu shkroi al-Sira al-Nabawiyya, për jetën e Muhammedit dhe Qisas al-Anbiya ("Historia e profetëve").
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.