From Wikipedia, the free encyclopedia
Tërmeti është fenomen i cili shkaktohet nga çlirimi i papritur i energjisë së grumbulluar, i cili shkakton krijimin e valëve sizmike (dallgëve sizmike). Në sipërfaqen e tokës, tërmeti shfaqet në dridhjet ose zhvendosjet e tokës (truallit) dhe nganjëherë edhe në krijimin e dallgëve detare, tsunami.
Tërmetet mund të ndodhin si rezultat i veprimit të forcave të natyrës ose të shkaktohen si pasojë e aktivitetit njerëzor. Termi "tërmet" përdoret për çdo ngjarje sizmike që krijon valë sizmike, pavarësisht nëse ato janë me origjinë natyrore apo të shkaktuara si pasojë e aktivitetit njerëzor.
Kemi katër lloje kryesore të tërmeteve. Tërmetet vithisure, tërmetet vullkanike, tërmetet tektonike dhe tërmetet artificiale.
Tërmetet vithisure janë ato tërmete të cilat shkaktohen kur kemi rrëshqitje të masave të tokes. P.sh. kur shembet ndonjë shpellë. Janë tërmetet më të dobëta dhe kane rreze veprimi prej afro 100 km. Vetëm 3 % e gjithë tërmeteve që ndodhin janë tërmete vithisure.
Zakonisht paraprihen nga erupsioni vullkanik, pra janë tërmete që shkaktohen nga veprimi i aktiviteteve vullkanike. Për nga intensiteti dhe fuqia e lëkundjeve vijnë të dytat pas tërmeteve tektonike. Rreth 7 % e gjitha tërmeteve janë tërmete vullkanike.
Si shkaktohen tërmetet vullkanike :
Magma për shkak te trysnisë hidrostatike ngjitet larte duke dale ne formën e llavës. Për shkak te shpejtësisë se madhe ne dale ndodhin shpërthime te mëdha.
Janë lëkundje të fuqishme dhe përfshijnë sipërfaqe të mëdha të tokës. Zakonisht shfaqen në zonat me rudhosje të re, ku ngritjet dhe fundosjet e sipërfaqes së Tokës janë intensive. Vatra e këtij tërmeti gjendet në rreth 70 km thellësi të Tokës e në disa raste edhe më thellë. Janë më të shpeshtat, rreth 90 % të gjitha tërmeteve janë tërmete tektonike. Shfaqen rreth 80.000 tërmete tektonike në vit e prej tyre rreth 10 janë shumë të fuqishme.
Zakonisht shkaktohen artificialisht nga njeriu, p.sh. nga eksplodimi i eksplozivëve gjatë hapjes ose shpimit të shpellave, nga bombardimet e ndryshme ushtarake nëpër luftra, ushtrimeve ushtarake me armë të rënda etj. Mund të kenë fuqi të ndryshme, varësisht nga sasia e eksplozivit të përdorur.
Shumica e tërmeteve me shkaqe natyrore janë pasojë e ndërtimit tektonik të tokës. Këto tërmete quhen edhe tërmete tektonike. Litosfera (lithosphere) e tokës është si një qilim i përbërë nga shumë pllaka tektonike të cilat lëvizin ngadalë, por në mënyrë të vazhdueshme nën ndikimin e nxehtësisë së mantelit dhe bërthamës së tokës. Anët e pllakave tektonike rrëshqasin ndaj njëra tjetrës duke shkaktuar forca fërkimi midis pllakave tektonike. Kur kjo forcë fërkimi kapërcen kufirin kritik, i cili quhet fuqia lokale, ndodh një thyerje e papritur. Kufiri i pllakave tektonike përgjatë të cilit ndodh thyerja quhet vija e thyerjes (fault plane). Kur thyerja përgjatë vijës së thyerjes sjell si pasojë zhvendosjen e dhunshme të kores së tokës, atëhere çlirohet energjia e tërheqjes ose përdredhjes elastike dhe krijohen valët sizmike duke shkaktuar në këtë mënyrë një tërmet. Llogaritet se më pak se 10% e energjisë së përgjithshme të tërmetit çlirohet në formën e energjisë sizmike, ndërsa pjesa më e madhe e energjisë përdoret për të furnizuar me energji zmadhimin e thyerjes së tërmetit dhe kthehet në nxehtësi. Prandaj, tërmetet e ulin potencialin energjitik dhe energjinë termike të tokës, por këto humbje janë të papërfillshme. Sizmiologët, për të përshkruar procesin fizik të shkaktimit të tërmeteve përdorin teorinë e çlirimit elastik.
Shumica e tërmeteve tektonike e kanë origjinën e tyre në thellësi më të vogla se disa dhjetra kilometra nga sipërfaqja e tokës. Tërmetet të cilët ndodhin përgjatë kufirit të pllakave tektonike quhen tërmete ndërpllakësore (interplate), ndërsa rastet më të rralla, kur ngjarja sizmike ndodh në pjesën e brendshme të pllakës litosferike, quhen tërmete brendapplakësore (intraplate).
Në pikat ku korja e tokës është më e trashë dhe më e ftohtë, tërmetet ndodhin në thellësi më të mëdha prej disa qindra kilometra nga sipërfaqja e tokës, përgjatë zonave të zhytjes aty ku pllakat tektonike zbresin në mantelin e tokës. Këto lloje tërmetesh quhen tërmete me qendër të thellë. Ka mundësi që këto tërmete shkaktohen kur materiali liosferik i zhytur pëson një transformim gjendjeje të menjëhershëm (për shembull nga olivinë në spinel), duke çliruar energjinë e grumbulluar, në formën e energjisë së tërheqjes dhe përdredhjes, energjinë kimike ose energjinë gravitacionale, e cila nuk mund të mbahet më në temperaturat dhe trysnitë (presionet) që ekzistojnë në këto thellësi.
Tërmetet mund të ndodhin edhe në zonat vullkanike dhe të shkaktohen nga lëvizja e magmës në vullkane. Këto tërmete shërbejnë si paralajmërim për shpërthimin e vullkanit.
Një teori e propozuar këto kohët e fundit tregon se disa tërmete mund të ndodhin gjatë një lloj furtunë tërmetesh, ku një tërmet do të shkaktojë një seri tërmetesh, secili i shkaktuar nga ndryshimet paraardhëse në vijat e thyerjes, të ngjashme me pasgoditjet, por të cilat ndodhin vite më vonë, dhe disa nga këto tërmete pasardhëse shkaktojnë po aq dëme sa tërmetet paraardhëse. Një fenomen i tillë u vëzhgua në rastin e rreth 12 tërmeteve që goditën Vijën Anatoliane në Turqi në shekullin XX, gjatë një gjysëm dyzine tërmetesh të mëdha që goditën New Madrid gjatë periudhës 1811-1812, dhe mendohet se i njëjti feneomen ka ndodhur edhe gjatë grupeve të vjetra jonormale të tërmeteve të mëdha në Lindjen e Mesme dhe në Mojave Desert (shkretëtirën Mojave).
Disa tërmete kanë shkaqe anthropogjenike (anthropogenic), si për shembull nxjerrja e mineraleve dhe lëndëve djegëse fosile nga korja e tokës, thithja apo injektimi i lëngjeve në koren e tokës, aktiviteti sizmik i shkaktuar nga krijimi i liqeneve artificiale, shpërthime masive dhe rrëzimi i ndërtimeve në përmasa të mëdha. Ngjarjet sizmike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor quhen me emrin aktivitet sizmik i shkaktuar. Ato nuk janë tërmete në kuptimin e ngushtë të fjalës dhe zakonisht tregojnë një sizmiogram të ndryshëm nga tërmetet që kanë shkaqe natyrore.
Vetëm disa tërmete mendohet se janë shkaktuar nga grumbullimi i sasive të konsiderueshme të ujit në liqene artificiale, si për shembull Kariba Dam në Zambia, Afrikë, dhe me injektimin ose nxjerrjen e lëngjeve në koren e tokës (për shembull në rastin e disa centraleve të energjisë gjeotermike, dhe në Rocky Mountain Arsenal). Këto tërmete ndodhin sepse forcat që venprojnë në koren e tokës mund të ndryshohen si pasojë e presionit të lëngjeve. Po ashtu është e njohur se tërmetet mund të shkaktohen edhe nga nxjerrja e gazit natyror nga depozitat nënsipërfaqësore, për shembull në pjesën veriore të Hollandës. Tërmeti më i fuqishëm në botë i shkaktuar nga krijimi i liqeneve artificiale ndodhi në 10 dhjetor 1967 në rajonin Koyna të Maharashtras perëndimore në Indi. Ky tërmet kishte një magnitudë prej 6,3 sipas shkallës Richter. Kurse, një studim gjeologjik i kryer në SHBA raportoi se magnituda e tërmetit ishte 6,8 sipas shkallës Richter.
Intensiteti | Dëmi i shkaktuar |
---|---|
1 | I regjistrojnë vetëm disa sizmografë. |
2 | I vërejnë vetëm personat që gjenden në ndërtesa të larta. |
3 | Lëkunden vetëm sendet e varura dhe mund të vërehët nga njerëz të ndryshëm. |
4 | Disa mure plasin, lëkunden tavolinat, i vërejnë njerëzit që janë në objektet e tyre kurse ata që janë jashtë nuk i vërejnë. |
5 | Thyhen dritaret, dhe vërehët nga të gjithë njerëzit pavarësisht se ku janë. |
6 | Dëme mesatare nga sendet e rëna, mobile të zhvendosura. |
7 | Bien muret e godianve të ndërtuara keq, bien oxhaqet, ndërtimet e veçanta i përballojnë, është vështirë të qëndrohet në këmbë. |
8 | Dëme të vogla në ndërtesat që i përballojnë tërmetit, rrënim i pjesshëm, bien mure. |
9 | Rrënohen të gjitha godinat e ndërtuara keq, dëme të theksuara të shtëpive të ndërtuara fort. |
10 | Dëme shumë të mëdha në dhe rrënime të objekteve të forta, shtërmbohen binarët e hekurudhave. |
11 | Rrënohet të gjitha objektet pavarësisht ndërtimit. |
12 | Shkatërrim i tërësishëm, relievi ndryshon, dhe sende të ngritura në ajër.[1] |
Shpërthimi i eksplozivëve të fuqishëm, si për shembull shpërthimet bërthamore, mund të shkaktojnë dridhje të truallit me magnitudë të ulët. Kështu një bombë bërthamore me fuqi 50 megaton me emrin kod Ivan e shpërthyer nga Bashkimi Sovjetik, në vitin 1961 krijoi një ngjarje sizmike të krahasueshme me një tërmet me magnitudë 7, dhe prodhoi një goditje sizmike kaq të fuqishme sa ajo mund të matej edhe gjatë kalimit për here të tretë përreth tokës Në përpjekjet e saj për ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore, Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore përdor aparaturat sizmiologjike për të zbuluar aktivitetet e paligjshme, si për shembull provat me armët bërthamore. Shtetet që kanë armë bërthamore vëzhgojnë në mënyrë të vazhdueshme aktivitetin e njëri-tjetrit përmes rrjetesh sizmiometrash të lidhur njëri me tjetrin, duke pasur mundësi që të përcaktojnë me saktësi burimin e shpërthimit.
Tërmeti si fenomen është pasoje e zhvendosjes se Plate Tectonics (supozohet qe shtresa e siperme e tokes, lithosphera konsiston në disa pjese, pllaka apo pjata te ndara nga njera tjetra nese mund ta quajme keshtu, te cilat jane ne levizje graduale. Lithosfera eshte shtresa e ftohte dhe eshte si te thuash levozhga e Tokes. Asthenosphera eshte shtresa e nxehte. Llava metalike e cila eshte shtrese midis lithosferes dhe kores (berthames) dhe qe perben rreth 82 % te volumit te tokes dhe 68 % te mases se saj, prehapet nen shtresen e siperme te tokes duke levizur ne menyre graduale oqeane dhe kontinente. Shpejtesia e kesaj levizje eshte disa centimetra ne vit,apo e njejte me shpejtesine e rritjes se thonjeve. Forma e re e lithosferese se krijuar ftohet me kalimin e koherave dhe behet teper densitive deri sa krijon shembje. Levizja e Plate Tectonics paraqitet ne tre forma : extensional, transform, dhe compressional !
Me se matet madhesia e nje termeti ?
Sizmologet perdorin Ball (Magnitude) për te shprehur energjinë sizmike te clirumuna nga termeti. Ja ca nga efektete te termeteve te madhesive te ndryshme.
Edhe pse çdo termet ka një mase unike ballsh pasojat varen shume nga largesia e epiqendres, struktura e ndertesave, terreni etj.
Vendi ynë bën pjesë në zonën sizmogjene jonike-adriatike, ku përfshihen rajoni i Shkodrës, Shqipëria perëndimore, zona Korçë-Ohër-Peshkopi, me vija aktive në Lushnje, Elbasan, Dibër dhe sidomos ajo Vlorë-Tepelenë-Ersekë. Kjo e fundit është aktivizuar së fundmi duke përfshirë vendin nga lëkundje të njëpasnjëshme, zanafilla e të cilës ka nisur në muajin maj 2006. Nga data 6 gusht 2006 e deri me 9 gusht 2006 u regjistruan 161 ngjarje sizmike në këtë zonë. Në datën 7 gusht 2006 ka pasur 70 lëkundje, në datën 8 gusht 2006, 76 dhe në datën 9 gusht 2006regjistrohen 15 tërmete. Vija Vlorë-Tepelenë-Ersekë sipas specialistëve të Sizmikës, klasifikohet ndër zonat me periodicitetin më të lartë të lëkundjeve në histori. Duke iu referuar periodicitetit të lëkundjeve maksimale të regjistruara në këtë vijë problematike, sipas specialistëve një herë në 30 vjet këtu regjistrohen tërmete deri në 9 ballë, ku i fundit u regjistrua në 1968 në fshatin Nivicë.
Kështu, në Tepelenë me 20 nëntor 1920 një tërmet me 8 ballë shkaktoi 36 viktima dhe 102 të plagosur, shkatërroi 2 500 shtëpi dhe la pa strehë 15 000 vetë. Dhjetë vjet më pas në Vlorë dhe Tepelenë regjistrohet një tjetër tërmet, që shkaktoi 30 të vdekur dhe 100 të plagosur. Sipas specialistëve, dhjetëra tërmete të tjerë janë regjistruar gjatë këtyre viteve, por lëkundjet kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar viktima në njerëz si dhe dëme të mëdha materiale, me përjashtim të çarjes së mureve dhe suvave të shtëpive përgjatë kësaj zone.
Në vitin 1851 nën efektin e të njëjtit fenomen që karakterizon vijën problematike të përcaktuar nga sizmologët, ka ndodhur edhe një cunami i vogël ku vala e detit u ngrit deri në 5 metra duke shkaktuar edhe dëme materiale në zonën e bregdetit të Vlorës.
Gjatë shekullit të shkuar vendi ynë është përshkruar nga një valë tërmetesh, ku më i rëndi konsiderohet ai i vitit 1905. Bilanci ka qenë tejet tragjik. Plot 200 viktima si dhe 500 njerëz të plagosur, ndërkohë që janë regjistruar 1500 shtëpi të shkatërruara si dhe mijëra të tjerave iu shkaktuan çarje të rënda, duke nxjerrë në qiell të hapur mijëra familje. Sipas sizmologëve, lëkundjet e tërmetit me 9 ballë të shkallës rihter të 1 qershorit 1905 kanë tronditur qytetin e Shkodrës dhe rrethinat si dhe një pjesë të konsiderueshme të veriut të vendit. Ndërkohë që gjatë shekullit të 20-të janë regjistruar gjithashtu të tjera tërmete, mes të tjerëve ai i 24 gushtit 1924, epiqendra e të cilit ishte qyteti i Peshkopisë duke shkatërruar afro 80% të shtëpive, me 44 ttë vdekur dhe 119 të plagosur. Në vitet e komunizmit tërmeti i Dibër-Librazhd i 30 nëntorit 1967 shkatërroi 177 fshatra, si dhe gjetën vdekjen 12 vetë dhe u plagosën 174 të. Karakteristikë e këtij tërmeti ishte thyerja e tokës me gjatësi mbi 10 kilometra si dhe zhvendosja vertikale e dheut deri në 50 centimetra.
Shënimet më të vjetra për tërmetet në territorin e bregdetit lindor të Adriatikut rrjedhin nga viti 361. Në këtë vit tërmeti katastrofal shkatërroi në tërësi qytetitn Cask në ishullin Pag të Kroacisë. Bashk me një pjesë të ishullit që është fundos u zhduk edhe popullsia e këtij ishulli. Nga atëherë në territorin e Ballkanit perëndimor janë shkaktuar edhe njië numër i madh i tërmeteve katastrofale. Tërmeti katastrofal në vitin 518 shkatërroi në tërësi qykryeqytetin e Dardanisë Skupin (Shkupi). Ky qytet është shkatërruar edhe në vitin 1555. Për herë të tretë Shkupi është shkatërruar më 26. 07. 1963 kur humbën jetën 100 njerëz ndërsa 3000 të lënduar. Më 26.10.1969 Banjalluka ka qenë e shkatërruar nga një tërmet i fuqishëm.
Tërmet i fuqishëm kandodhur në vitin 1418 dhe ka shkatrruar qytetit Vrana afër Biogradit. Tërmeti më katastrofal ka ndoshur në vitin 1667. Atëhërë Dubrovniku është shkatrruar dferi në themel, dhe kan humbur jetën 5000 banorët e qytetit.
Tërmeti shkatërrimtarë më 30 nëntor të vitit 1968 ka shkatërruar Dibrën. Rethinën e Tivarit dhe Ulqinit tërmeti i 3 nëntorit 1968 ka shkaktuar dëme të mëdha.
Në përgjithësi Dubrovniku është shkatërruar 12 herë, Zara 10 herë, Lubjana 5 herë, Shkupi 3 herë, Spliti 2 herë.
Intensiteti i tërmetit varet nga disa faktorë siç janë sasia e energjisë së liruar, nga thellësia e hipoqendrës, largësia e epiqendrës dhe nga ndërtimi i Korës së Tokës. Veprimi i tërmetit mund të tregohet me ndihmën e shkallës së Merkal-Kanakal-Sibergut e cila i ka 12 shkallë që bazohet në pasojat shkatrrimtare të tërmetit.
Ekziston edhe shkalla e "Rihterit" e cila shprehet me magnitudë nga 0 deri në 8 dhe bazohet në matjen e energjisë së liruar me rastin e dridhjes (lëkundjes).
Shkenca e cila merret me studimin e tërmeteve quhet seizmologji. Edhe pse kjo shkencë ka përparuar shum megjithëate vështirësitë janë të mëdha në parashikimin dhe pasojat e tërmeteve.
Instrumenti i cili shfrytëzohet për matjen dhe regjistrimin e tërmeteve quhet seizmograf, ndërsa shënimet që i jep ky instrument quhet seismogram.
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Tërmetin. |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.