From Wikipedia, the free encyclopedia
Energjia gjeotermike është energjia termike e prodhuar dhe e ruajtur në Tokë. Energjia termike është energjia që përcakton temperaturën e materies. Energjia gjeotermike në koren e Tokës e ka origjinën që nga formimi fillestar i planetit dhe nga prishja radioaktive e materialeve [1][2]. Gradient gjeotermik, i cili është dallimi i temperaturës midis bërthamës së planetit dhe sipërfaqe së tij, përçon vazhdimish energji termike në formë të nxehtësisë nga bërthama në sipërfaqe. Termi gjeotermik e ka origjinën nga greqishtja γη (GE), që do të thotë tokë, dhe θερμος (termos), që do të thotë nxehtë.
Nxehtësia e brendshme e Tokës është energjia termike e krijuar nga prishja radioaktive dhe humbja e vazhdueshme e nxehtësisë nga formimi i Tokës [3]. Temperaturat në kufirin ndërmjet bërthamës-mbështjellësit mund të arrijnë mbi 4000 °C (7,200 °F) [4]. Temperatura e lartë dhe shtypja në brendësi të Tokës shkakton që disa shkëmbinjë të shkrihen dhe përbërja e ngurtë të sillet plastikisht, si rezultat pjesa e shkrirë e përbërjes së brendëshme të tokës ngrihet lartë pasi është më e lehtë se shkëmbijtë rreth saj. Shkëmbinjtë dhe uji nxehen në kore, ndonjëherë deri në 370 °C (700 °F) [5].
Nga burimet e termale, energjia gjeotermike është përdorur për banje që nga kohërat paleolitike dhe për ngrohjen e hapësirave që nga kohët e lashta romake, por ajo tani është më mirë e njohur për prodhimin e energjisë elektrike. Në të gjithë botën, 11.700 megavat (MW) e energjisë gjeotermike ishte në përdorim në vitin 2013 [6]. Një shtesë prej 28 gigavat e kapacitetit të drejtpërdrejtë të ngrohjes gjeotermale është instaluar për ngrohjen qendrore, ngrohje të hapësirave, banja, procese industriale, destilim dhe aplikimet bujqësore në vitin 2010 [7].
Burimet termale janë përdorur për larje të paktën që nga kohërat e paleolitit [9]. Banja më e vjetër që njihet është pishina prej guri në malin Lisan të Kinës, i ndërtuar gjatë Dinastisë Çin, në shekullin e 3të pes, në të njëjtën kvend ku më vonë u ndërtua pallati i Huaqing Chi. Në shekullin e parë, romakët pushtuan Aquae Sulis, tani Bath, Somerset, Angli, dhe përdorën burimet termale atje për të furnizuar banjot publike dhe ngrohje. Pagesat e hyrjes për këto banja ndoshta paraqesin përdorimin e parë komercial të energjisë gjeotermale. Sistemi i ngrohjes qendrore gjeotermike më i vjetër në botë në Chaudes-Aigues, Francë, ka funksionuar që nga shekulli i 14-të [10]. Shfrytëzimi më i hershëm industrial filloi në vitin 1827 me përdorimin e avullit të gejzerit për nxjerrjen acid borik nga balta vullkanike në Larderello, Itali.
Shteti | Përdorimi (MWt) 2015 |
---|---|
Shtetet e Bashkuara | 17,415.91 |
Filipine | 3.30 |
Indonezi | 2.30 |
Meksikë | 155.82 |
Itali | 1,014.00 |
Zelandë të re | 487.45 |
Islandë | 2,040.00 |
Japoni | 2,186.17 |
Iran | 81.50 |
El Salvador | 3.36 |
Kenia | 22.40 |
Kosta Rikë | 1.00 |
Rusi | 308.20 |
Turqi | 2,886.30 |
Papua Guinea e Re | 0.10 |
Guatemala | 2.31 |
Portugali | 35.20 |
Kinë | 17,870.00 |
Franceë | 2,346.90 |
Etiopi | 2.20 |
Gjermani | 2,848.60 |
Austri | 903.40 |
Australi | 16.09 |
Tajlandë | 128.51 |
Shoqata Gjeotermike Ndërkombëtare International Geothermal Association (IGA) ka raportuar se 10,715 megavat (MW) energji gjeotermike në 24 shtete është në përdorim, dhe që priteshte të prodhohet 67,246 GWh elektricitet në vitin 2010 [12]. Kjo paraqet një rritje prej 20% të kapacitetit në përdorim që nga viti 2005. IGA projekton një rritje prej 18,500 MW deri në vitin 2015, për shkak të projekteve aktualisht në shqyrtim, shpesh në zonat që më parë pak i kanë shfrytëzuar këto burime [12].
Shteti | Kapaciteti (MW) 2007[8] |
Kapaciteti (MW) 2010[13] |
Përqindja e prodhimit kombëtar të energjisë elektrike |
Përqindja e prodhimit gjeotermik botëror |
---|---|---|---|---|
Shtetet e Bashkuara | 2687 | 3086 | 0.3 | 29 |
Filipine | 1969.7 | 1904 | 27 | 18 |
Indonezi | 992 | 1197 | 3.7 | 11 |
Meksikë | 953 | 958 | 3 | 9 |
Itali | 810.5 | 843 | 1.5 | 8 |
Zelandë e Re | 471.6 | 628 | 10 | 6 |
Islandë | 421.2 | 575 | 30 | 5 |
Japoni | 535.2 | 536 | 0.1 | 5 |
Iran | 250 | 250 | ||
El Salvador | 204.2 | 204 | 25 | |
Kenia | 128.8 | 167 | 11.2 | |
Kosta Rikë | 162.5 | 166 | 14 | |
Nikaragua | 87.4 | 88 | 10 | |
Rusi | 79 | 82 | ||
Turqi | 38 | 82 | ||
Papua Guinea e Re | 56 | 56 | ||
Guatemala | 53 | 52 | ||
Portugali | 23 | 29 | ||
Kinë | 27.8 | 24 | ||
Francë | 14.7 | 16 | ||
Etiopi | 7.3 | 7.3 | ||
Gjermani | 8.4 | 6.6 | ||
Austri | 1.1 | 1.4 | ||
Australi | 0.2 | 1.1 | ||
Tajlandë | 0.3 | 0.3 | ||
Gjithsej | 9,981.9 | 10,959.7 |
Lëngjeve të nxjerra thellësia e tokës mbajnë një përzierje të gazrave, veçanërisht dioksidi i karbonit(CO2), acidi sulfhidrik (H2S), metani (CH4) dhe amoniak(NH3). Nëse lirohen këta ndotës kontribuojnë në ngrohjen globale, shiun acidik, dhe aromë të dëmshme. Bimë gjeotermike ekzistuese elektrike rrezatoj një mesatare prej 122 kilogram (269 lb) të CO2 për megawatt-orë (MW·h) të energjisë elektrike [14].
Disa nga çështjet ligjore të ngritura nga burimet gjeotermike energjetike përfshijnë çështjet e pronësisë dhe alokimin të burimeve, dhënien e lejeve të kërkimit, të drejtat e shfrytëzimit, honorareve, si dhe nivelin në të cilin çështjet e energjisë gjeotermike janë njohur në planifikimin dhe ligjet mjedisore ekzistuese. Çështja më e përgjithshme ka të bëjnë me shkallën në të cilën korniza ligjore për nxitjen të energjisë së ripërtëritshme sa e ndihmon në nxitjen inovacionit dhe zhvillimit të industrisë gjeotermike.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.