From Wikipedia, the free encyclopedia
Sulejmani apo Sylejmani, i biri i Daudit (ar. سُـلـيـمـان بـن داوود, Sulaymān bin Dāwūd) sipas Kuranit qe një Maliq (مَـلِـك, përmes osmanishtes Malik, Mbret) dhe Nabī (نَـبِي, profet) i Izraelit. Në traditën islame përgjithësisht mbahet si Mbreti i tretë i jehudijve, dhe një sundimtar i drejtë dhe i urtë i kombit.[1]
Sulejmani si njëri nga pejgamberët e Allahut, i pajisur me shumë dhunti hyjnore, ku përfshihet aftësia e të folurit me kafshë[2] dhe të sundojë xhindët.[3] Muslimanët e çmojnë si njeri që i qëndroi teuhidit përgjatë krejt jetës së tij;[4] ndërtoi Tempullin e tij, që u bë ndër vendet kyçe të adhurimit; mbretëroi drejtësisht mbi krejt izraelitët; u bekua me një gradë Mbretërimi me të cilin nuk i qe dhënë kujt para tij dhe pas tij;[5] dhe i ndoqi të gjitha urdhëresat e veta, duke i qenë premtuar afëri me Zotin në Xhenet në fund të jetës së tij.[6] Historianët arabë e mbanin Sulejmanin ndër sundimtarët më të mëdhenj të botës.[7]
Në onomastikën shqipe ky emër ka dhënë Sulë-a, Sylë-a, Sulo-ua, Man-i, Mane-ja, hipokristikët Sylço, Sulçe dhe Manush.[8]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.