Jeruzalemi

qytet në Levantin jugor From Wikipedia, the free encyclopedia

Jeruzalemi
Remove ads

Jeruzalemi ose Kudus (hebraisht ירושלים Jeruschalajim, arabisht ‏القدس al-Quds) është një qytet në Azinë Perëndimore. I vendosur në një pllajë në Malet Judeane midis Mesdheut dhe Detit të Vdekur, ai është një nga qytetet më të vjetra në botë dhe konsiderohet të jetë një qytet i shenjtë për tre fetë kryesore abrahamike: Judaizmin, Krishterimin dhe Islamin. Si izraelitët ashtu edhe palestinezët pretendojnë Jeruzalemin si kryeqytetin e tyre, pasi Izraeli mban institucionet e tij kryesore qeveritare atje dhe Shteti i Palestinës në fund e parashikon atë si selinë e tij të pushtetit. Për shkak të kësaj mosmarrëveshjeje, asnjë prej pretendimeve nuk njihet gjerësisht ndërkombëtarisht.[3]

Fakte të shpejta hebraisht Jeruschalajim ירושליםarabisht al-Quds ‏القدس (″e shenjta″), Administruar nga ...
Remove ads

Lagjet

Në vazhdim janë lagjet e Jeruzalemit të listuara:

  • Abu Tor
  • at-Tur
  • Atarot
  • Bab a-Zahara
  • Baka
  • Bayit VeGan
  • Beit HaKerem
  • En Kerem
  • Hill French (ose Giv'at Shapira)
  • Gilo
  • Giva Ram
  • Har Choma
  • Mea Shearim
  • Mishkenot Sha’ananim
  • Nof Zion
  • Pisgat Ze`ev
  • Qyteti i Vjetër
  • Ramat Eshkol
  • Ramat Rachel
  • Rehavia
  • Sheik Xharrah
  • Silwan
  • Talpiot
  • Talpiot Lindje
  • Umm Tuba
  • Jemin Moshe

Historia

Historia e Jeruzalemit është shumë e vjetër. Ai është një nga qytetet më të lashtë të botës dhe ndoshta qysh prej 5000 vjetësh i banuar vazhdimisht. Të gjeturat arkeologjike tregojnë ekzistencën e një ngulimi në Jeruzalem në mijëvjeçarin e 3-të p.e.s. Përmendja e parë e qytetit nga burime historike nis në mijëvjeçarin e 2-të p.e.s.

Jeruzalemi u ndërtua dhe u themelua ne fillim nga kananasit (u pushtua nga jebuzasit gjatë Kohës së Bronzit të vonë), dhe u bë kryeqytet i mbretërisë çifute të Izraelit dhe Judesë në periudhat e Tempullit të Parë dhe Tempullit të Dytë. Qyteti quhej para Mbretit David Ievus, e shfaq vetveten si një përzierje fantastike të përmendorëve historike, kulturave dhe popujve me një sasi të panumërt vendesh të denja për t´u parë. Jeruzalemi është Toka e Shenjtë, "qendër e tre feve": Islamit, Jehudizmit dhe Krishterimit.

Nga viti 1948 deri 1967, pjesa perëndimore e Jeruzalemit qeverisej nga Izraeli si kryeqytet i tij, ndërsa Jeruzalemi Lindor qeverisej nga Jordania. Qyteti u ribashkua me fitoren e izraelitëve në Luftën Gjashtëditore, megjithatë statusi i tij mbetet i diskutueshëm. Një ligj i nxjerrë nga izraelitët në vitin 1980 e shpall Jeruzalemin kryeqytetin "e amshuar, të pandashëm" të Izraelit, kurse Jeruzalemi Lindor besohet të jetë menduar kryeqytet i shtetit Palestinez të ardhshëm. Statusi i vendeve të shenjta të Jeruzalemit është poashtu i diskutueshëm.

Jeruzalemi ka një popullsi prej 890.428 banorësh (nga statistikat e vitit 2013).[4] Ai është një qytet i përbërë (heterogjen), dhe përfaqëson shumë kombësi, fe, dhe grupe ekonomiko-shoqërore. Pjesa e quajtur "Qyteti i Vjetër" është i rrethuar nga mure dhe përbehet nga : lagjia myslimane, lagjia armene, lagjia hebreje dhe lagjia e krishterë.

Remove ads

Feja

Në Jeruzalem, një numër i madh fesh dhe besimesh është i pranishëm. Grupimi më i rëndësishëm i qytetit janë çifutët. Dhe në krahasim me pjesët e tjera izraelite, çifutët ultra-ortodoksë jo-zionistë dhe çifutët ortodoksë zionistë janë në qytet më tepër të përfaqësuar.

Ekziston poashtu një komunitet i vogël i druzëve. Të fesë islame ka synitë, shiitë dhe alevitë. Krishterimit i përkasin disa kisha: Kisha Ortodokse Greke, Kisha Ortodokse Ruse, Kisha Ortodokse Gjeorgjane, Kisha Ortodokse Siriane, Kisha Katolike Greke, Katholikët e Vjetër, Kisha Katolike Romake, Luteranët, Anglikanët, Kisha Ortodokse Armene dhe Kisha Ortodokose Etiopiane.

Edukata

Jeruealemi është një qendër e rëndësishme arsimore e Izraelit. Në qytet e kanë selinë ndër të tjera Universiteti Hebraik i Jeruealemit (e themeluar më 1918), Akademia Izraelite (e themeluar më 1959), planetari, Arkiva Qendrore Zioniste, Biblioteka Gulbenkian dhe Biblioteka Kombëtare dhe Universitare Çifute.

Lidhje të jashtme

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads