Remove ads
politikan shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Sokol Olldashi (Durrës, 17 dhjetor 1972 - 20 nëntor 2013) ka qenë deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe Ministër i Punëve Publike dhe Transportit në qeverinë shqiptare nga viti 2009 deri në vitin 2013.
Sokol Olldashi | |
---|---|
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë | |
Në detyrë 2001–2013 | |
Ministër i Brendshëm i Shqipërisë | |
Në detyrë 10 shtator, 2005 – 18 janar 2007 | |
Paraprirë nga | Igli Toska |
Pasuar nga | Bujar Nishani |
Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, pas prillit 2010 Ministër i Punëve Publike dhe Transportit | |
Në detyrë 30 prill, 2007 – 2013 | |
Paraprirë nga | Lulzim Basha |
Pasuar nga | Edmond Haxhinasto |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 17 dhjetor 1972 Durrës |
Vdiq më | 20 nëntor 2013 Krrabë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | PD |
Bashkëshortja/et | Enkeleda Olldashi |
Fëmijët | dy fëmijë |
Punësimi | Politikan |
Shkollimin e mesëm e kreu në vendlindje, Durrës, ndërsa studimet e larta për drejtësi i kreu më 1995 dhe në vitin 2004 Kolegjin e Mbrojtjes, pranë Komandës së Doktrinave. Që nga koha e studimeve fillon të punojë si gazetar në Albania, Rilindja Demokratike, Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe bëhet kryeredaktor i televizionit ATN, pastaj zgjidhet në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe, në vitin 2001, zgjidhet deputet në Parlament.[1]
Në vitin 2005 i ngarkohet detyra e Ministrit të Rendit, të cilën e dorëzoi për t'u kandiduar në postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë më 2007. Pas "humbjes" së këtij kandidimi, nga viti 2007, mbajti postin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në qeverinë e Shqipërisë.
Në korrik të vitit 2013, pas humbjes së zgjedhjeve elektorale nga Partia Demokratike dhe dorëheqjes së Sali Berishës nga posti i kryetarit të partisë, ai kandidon për kryetar partie, përballë Lulzim Bashës, në zgjedhje të debatuara për moskorrektesë, dhe nuk fiton.
Ka qenë njohës i gjuhës angleze dhe italiane.
Më 20 nëntor 2013, Olldashi vdiq pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Krrabë[2]. Aksidenti ndodhi në mbrëmje, shkak i aksidentit ka qënë lagështia dhe shpejtësia e lartë me të cilën Olldashi ka udhëtuar, makina e tij për shkak të shpejtësisë së madhe dhe kthesës së pjerrët humbi kontrollin, duke u rrëzuar 20 metra poshtë në humnerë, duke gjetur vdekjen e menjëherëshme [3][4].
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.