From Wikipedia, the free encyclopedia
Sport Lisboa e Benfica "B", njohur zakonisht si Benfica B, është një klub profesionist futbolli me seli në Seixal. Klubi u themelua në vitin 1999, falimentoi në vitin 2006 dhe u rithemelua në vitin 2012. Ata janë klubi rezervë i S.L. Benficës. Ata luajnë Liga Portugal 2, kurse ndeshjet si vendas i luajnë në fushën kryesore të Benfica Campus.
Emri i plotë | Sport Lisboa e Benfica B | |||
---|---|---|---|---|
Pseudonimi(et) | As Águias (Shqiponjat) Os Encarnados (Kuqët) | |||
Themeluar | 1999 | |||
Stadiumi | Benfica Campus | |||
Kapaciteti | 2,720 | |||
Presidenti | Rui Costa | |||
Trajneri | Luís Castro | |||
Liga | Liga Portugal 2 | |||
2023-24 | Liga Portugal 2, Vendi 15 | |||
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare e klubit | |||
| ||||
Gjatë sezonit 2012–13, Benfica B i luajti ndeshjet si vendas në Estádio da Luz deri në shkurt 2013, dhe pas ata lëvizën në Estádio da Tapadinha për të mos konsumuar barin e Estádio da Luz.[1] Në sezonin e ardhshëm, ata u zhvendosën përfundimisht në fushën e tyre stërvitore, në të cilën mund të zhvillohen ndeshje profesionale.
Si ekip rezervë, ata mund të luajnë në të njëtën ligë me ekipin e parë, gjë qē do të thotë se ata nuk mund të ngjiten në Primeira Liga. Për më tepër, ata nuk mund të konkurojnë në Taça de Portugal and Taça da Liga. Që nga sezoni 2018–19, Benfica ka një ekip nën-23 që luan në Liga Revelação.
Benfica ishte duke menduar për rrugë për t'i krijuar mundësi lojtarëve të rinjë dhe rezervë, duke krijuar ekipin B në vitin 1999. Ekipi filloi të luante zyrtarisht në sezonin 1999–2000; ata luajnë ndeshjen e parë në fund të gushtit kundër Portimonense S.C. (2–2).[2] Pas tre sezoneve në Divizionin e Dytë Portugez, ata u rrëzuan në Terceira Divisão, ku do të luanin për tre vitet e ardhshme.[3] Ata u rikthye në Divizionin e Dytë në vitin 2005. Në maj 2006, bordi drejtues i klubit njoftoi se ekipi B do të ndërpriste aktivitetin. Pavarësisht këtij vendimi, ekipi u rikthye për të marrë pjesë në Liga Intercalar. Rezultati më i mirë i ekipit në këtë kompeticion ishte një vend i dytë i arritur në sezonin 2010–11.
Para përfundimit të sezonit 2011–12 në Portugali, shtatë klube në Primeira Liga treguan interes për të krijuar ekipe rezervë me qëllim për të mbushur gjashtë vende bosh në Segunda Liga (tani Liga Portugal 2) për sezonin 2012–13.[4] Gjashtë nga shtatë klubet që aplikuan u zgjodhën. Ato ishin: Benfica, Braga, Marítimo, Porto, Sporting CP and Vitória de Guimarães.[5]
LPFP, e cila organizon nivelet e futbollit profesional në Portugali, njoftoi se klubet do të duheshin të paguanin 50,000 € për t'u regjistruar në ligë në mënyrë që të konkurrojnë në sezonin e ardhshëm.[6] Përveç kësaj, LPFP gjithashtu u kërkoi atyre të ndiqnin rregulla të reja në lidhje me përzgjedhjen e lojtarëve, në të cilat çdo ekip B duhet të ketë një skuadër me të paktën dhjetë lojtarë të formuar në akademinë e klubit dhe me një moshë midis 15 dhe 21 vjeç, dhe maksimumi tre lojtarë mbi 23 vjeç. LPFP gjithashtu vendosi që skuadrat rezervë të mos jenë në gjendje të konkurrojnë në garat e kupave dhe të fitojnë promovimin në Primeira Liga për shkak të mundësisë për të luajtur kundër ekipit të parë të klubit të tyre.
Në fund të majit 2012, u njoftua zyrtarisht se ekipet B të gjashtë klubeve të Primeira Ligës do të konkurronin në Segunda Liga 2012–13, një vendim që rriti numrin e ekipeve nga 16 në 22 dhe numrin e ndeshjeve nga 30 në 42.[7]
Në vitin 2014, Benfica B u ftua të luante në Kupën e parë të Premier Ligës Ndërkombëtare.[8] Më 29 maj 2015, ata luajtën një miqësore kundër F.C. United of Manchester në ndeshjen hapëse zyrtare të Broadhurst Park.[9] Më 26 maj 2019, ata luajtën një ndeshje praktike kundër Liverpoolit në Marbella, Spanjë, pesë ditë përpara finales së Ligës së Kampionëve të këtij të fundit.[10]
|
|
|
Pozicioni | Emri |
---|---|
Trajneri | Luís Castro |
Ndihmës-trajner | Paulo Lopes Jorge Cordeiro |
Trajneri i portierëve | Vítor Silva "Dimas" |
Trajneri i analizave | Rúben Damázio |
Ndihmës-trajneri i analizave | João Francisco Silva |
Trajneri personal (Benfica LAB) | Pedro Brito Tiago Vaz |
Burimi: [19]
Season | Div | Poz | N | F | B | H | Gsh | Gp | Pk | Shënuesi më i mirë | Gola | Refs |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1999–2000 | III | 13të | 38 | 14 | 6 | 18 | 53 | 49 | 48 | Cláudio Oeiras | 11 | [20][21] |
2000–2001 | III | 9të | 38 | 14 | 11 | 13 | 58 | 57 | 57 | Jorge Cordeiro | 16 | [22][23] |
2001–2002 | III | 18të | 38 | 11 | 11 | 16 | 35 | 42 | 44 | Jorge Ribeiro | 5 | [24] |
2002–2003 | IV | 3të | 34 | 14 | 14 | 6 | 47 | 25 | 56 | [25] | ||
2003–2004 | IV | 5të | 34 | 15 | 8 | 11 | 63 | 48 | 53 | [25] | ||
2004–2005 | IV | 1rë | 34 | 21 | 9 | 4 | 71 | 29 | 72 | [25] | ||
2005–2006 | III | 11të | 30 | 11 | 8 | 11 | 40 | 40 | 41 | Vasco Firmino | 5 | [26][27] |
2012–2013 | II | 7të | 42 | 15 | 17 | 10 | 71 | 54 | 62 | Miguel Rosa | 17 | [28][29] |
2013–2014 | II | 5të | 42 | 20 | 10 | 12 | 77 | 56 | 70 | Funes Mori | 13 | [30][31] |
2014–2015 | II | 6të | 46 | 22 | 11 | 13 | 81 | 60 | 77 | Rui Fonte | 17 | [32][33] |
2015–2016 | II | 19të | 46 | 15 | 10 | 21 | 59 | 64 | 55 | Sancidino Silva | 6 | [34][35] |
2016–2017 | II | 4të | 42 | 18 | 9 | 15 | 56 | 58 | 63 | Heriberto Tavares | 11 | [36][37] |
2017–2018 | II | 13të | 38 | 14 | 7 | 17 | 54 | 60 | 49 | Heriberto Tavares | 14 | [38] |
2018–2019 | II | 4të | 34 | 15 | 7 | 12 | 47 | 42 | 52 | Chris Willock | 11 | [39] |
2019–2020 | II | 14të | 24 | 7 | 7 | 10 | 31 | 35 | 28 | Daniel dos Anjos | 8 | [40] |
2020–2021 | II | 8të | 34 | 12 | 8 | 14 | 53 | 43 | 44 | Gonçalo Ramos | 11 | [41] |
2021–2022 | II | 5të | 34 | 17 | 6 | 11 | 61 | 44 | 57 | Henrique Araújo | 14 | [42] |
Kampionë | Të rënë |
Emri | Kom | Nga | Deri | N | F | B | H | Gsh | Gp | %F | Trofe | Ref |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Alan Murray | 1999 | nëntor 1999 | 9 | 4 | 0 | 5 | 13 | 12 | 44,44 | [43][44] | ||
José Morais | nëntor 1999 | 2001 | 67 | 24 | 17 | 26 | 98 | 94 | 35,82 | [45][46] | ||
António Veloso | 9 qershor 2001 | 2002 | 38 | 11 | 11 | 16 | 35 | 42 | 28,95 | [47][48] | ||
Carlos Gomes | 2002 | korrik 2004 | 68 | 28 | 24 | 16 | 107 | 72 | 41,18 | [49][50] | ||
João Santos | 2004 | 2006 | 64 | 32 | 17 | 15 | 111 | 69 | 50,00 | Terceira Divisão 2004–05 | [51][52] | |
Luís Norton de Matos | 4 maj 2012 | 30 maj 2013 | 42 | 15 | 17 | 10 | 71 | 54 | 35,71 | [53][54] | ||
Hélder Cristóvão | 3 korrik 2013[55] | 12 maj 2018 | 224 | 93 | 49 | 82 | 340 | 309 | 41,52 | [56][57] | ||
Bruno Lage | 1 korrik 2018[58] | 3 January 2019 | 15 | 8 | 3 | 4 | 15 | 11 | 53,33 | [59][60] | ||
Nélson Veríssimo i përkohshëm) | 3 janar 2019 | 15 janar 2019 | 3 | 0 | 1 | 2 | 5 | 7 | 0,00 | [61][62] | ||
Renato Paiva | 15 janar 2019 | 25 dhjetor 2020 | 58 | 21 | 12 | 25 | 84 | 85 | 36,21 | [63] | ||
Nélson Veríssimo | 25 dhjetor 2020 | 28 dhjetor 2021 | 36 | 18 | 10 | 8 | 64 | 38 | 50,00 | [62] | ||
Paulo Mateus (i përkohshëm) | 28 dhjetor 2021 | 28 dhjetor 2021 | 1 | 0 | 0 | 1 | 1 | 2 | 0,00 | [64] | ||
António Oliveira | 5 janar 2022 | 13 maj 2022 | 18 | 7 | 3 | 8 | 28 | 26 | 38,89 | [65] | ||
Luís Castro | 2 qershor 2022 | vazhdon | 7 | 2 | 3 | 2 | 11 | 8 | 28,57 |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.