Radja Nainggolan

futbollist belg From Wikipedia, the free encyclopedia

Radja Nainggolan
Remove ads

Radja Nainggolan (lindur më 4 maj 1988) është një futbollist profesionist belg i cili luan si mesfushor per klubin italian Cagliari në huazim nga Inter.

Fakte të shpejta Informacioni personal, Emri i plotë ...

I quajtur Il Ninxha,[2] ai e shpenzoi shumicën e karrierës si profesionist në Itali, duke përfaqësuar Piacenzën, Cagliarin, Romën dhe Interin, duke zhvilluar rreth 290 ndeshje në Serie A.

Një lojtar ndërkombëtarë belg për tetë vite, Nainggolan luajti 30 herë për shtetin e tij (duke shënuar gjashtë gola) duke e përfaqësuar atë edhe në UEFA Euro 2016.

Remove ads

Jeta e hershme

Nainggolan ka lindur në Antwerp dhe është i biri i Lizy Bogaerts, një belge me origjin flemishe e cila e rriti atë sëbashku me tre gjysëm vëllezërit e tij dhe motrën binjake;[3][4] Babai i tij, Marianus Nainggolan është indonezian nga Bataku dhe anëtar i Kishës së Krishtere Protestante të Batakut.[5] Ai e braktisi familjen kur Radja ishte një fëmijë.[6]

Nëna e tij vdiq në vitin 2010,[7] duke bërë që Nainggolan të bënte tatuazh dy krahë të mëdhaja ëngjëlli në kurriz me datat e lindjes dhe vdekjes së saj.[6][8] Ai u rrit si katolik romak dhe flet rrjedhshëm gjuhën holandeze, angleze dhe italiane, si dhe kupton frëngjisht.[9][10]

Remove ads

Karriera me klube

Piacenza

Nainggolan filloi të luajë futboll në moshën pesë vjeçare me Tubantia Borgerhout.[11] Shtatë vite më vonë ai kaloi tek të rinjtë e Germinal Beerschot, ku qëndroi deri në vitin 2005,[12] vit të cilin ai ra në syrin e Alessandro Beltramit dhe kaloi tek klubi i Serie B, Piacenza. Ai debutoi me skuadrën më 28 maj 2006 gjatë një humbje në shtëpi ndaj Arezzo; pas kësaj ai u bë pjesë e përherëshme e skuadrës së parë duke nisur nga sezoni pasardhës.

Gjatë sezonit 2008–09, ai u bë titullar i ekipit juglindor, duke luajtur 38 nga 42 ndeshje në kampionat, duke shënuar edhe tre gola, kontribut i cili i shërbeu ekipit të shmangte rënjen nga kategoria.

Cagliari

Më 27 janar 2010, Nainggolan u huazua tek Cagliari me një klauzolë blerjeje.[13] Ai bëri debutimin e tij në Serie A më 7 shkurt, duke luajtur në shtatë minutat e fundit të humbjes 0–3 jashtë fushe ndaj Interit.[14] Pasi zhvilloi shtatë ndeshje (përfshirë edhe ndeshjen ndaj Chievos më 28 shkurt ku ai doli me karton të kuq disa minuta pasi hyri në fushë[15]), klubi lajmëroi se kishte blerë 50% të kartonit të tij në një marrëveshje bashkëpronësie.[16]

Në pjesën e parë të sezonit 2010–11, nën drejtimin e trajnerit Pierpaolo Bisoli, Nainggolan luajti titullar më shpesh për shkak të mungesës së Daniele Contit. Më 31 tetor 2010, ai shënoi golin e parë në elitën e futbollit italian, me një gjuajtje vollej me të djathtën në fitoren 2–0 në shtëpi ndaj Bolonjës.[17] Më 31 janar 2011, Cagliari bleu edhe pjesën e mbetur të kartonit të tij nga Piacenza.[18]

Në fillim të tetor 2013, pas tre sezonesh si titullar i padiskutueshëm,[19] Nainggolan rinovoi kontratën deri në vitin 2016.[20] Paraqitjet e tij me Rossoblutë e bënë atë shumë popullor mes tifozëve, të cilët e emëruan atë në listën e 11 lojtarëve më të mirë në historinë e klubit nga Sardenja.[21]

Roma

Thumb
Nainggolan duke luajtur me Romën në 2014.

Më 7 janar 2014, Nainggolan u huazua tek klubi tjetër elitar italian Roma deri në fund të sezonit 2013–14 për shumën e 3 milion , me mundësi për të blerë 50% të kartonit në merkaton verore për 6 milion €.[22][23] Ai debutoi dy ditë më vonë, duke luajtur si titullar në një fitore 1–0 në shtëpi ndaj SampdoriasCoppa Italia që kualifikoi ekipin në çerek-finale.[24] Po në të njëjtin kompedicion, Nainggolan kontriboi në eliminimin e Juventusit duke luajtur 90 minuta në ndeshjen e luajtur 12 ditë pas debutimit të tij.[25]

Më 22 shkurt 2014, Nainggolan shënoi golin e parë për ekipin kryeqytetas; goli i tij ishte i vetmi në fitoren 1–0 ndaj Bolonjës.[26] Goli i tij i dytë, i cili erdhi më 19 prill kundër Fiorentinës (i njëjti rezultat), i siguroi Romës kualifikimin për në UEFA Ligën e Kampioneve.[27]

Nainggolan firmosi një kontratë të përhershme me Romën në verën e vitit 2015, për 9 milion €.[28] Një vit më vonë, më 6 korrik, ai rinovoi kontratën deri në qershor 2020,[29][30] dhe në verën pasardhëse e zgjati edhe me një vit tjetër.[31]

Internazionale

Më 26 qershor 2018, Nainggolan firmosi për Interin për 38 milion € (24 milion € plus shërbimet e Davide Santon and Nicolò Zaniolo, që vlerësoheshin rreth 14 milion €)[32] deri në vitin 2020.[33] Ai shënoi në debutimin e tij me klubin më 1 shtator në një fitoer 3–0 jashtë fushe ndaj Bolonjës.[34]

Më 3 tetor 2018, Nainggolan shënoi golin e barazimit në një fitore 2–1 me përmbysje kundër PSV Eindhoven në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve duke u bërë belgu i parë që shënon për Interin në këtë kompeticion.[35][36]

Më 5 gusht 2019, Nainggolan u huazua te Cagliari për një sezon, duke u rikthyer për herë të parë pas pesë vitesh.[37]

Antwerp

Më 10 gusht 2021, Interi njoftoi se kontrata e Nainggolan ishte ndërprerë me pëlqimin e të dy palëve.[38] Katër ditë më pas, ai firmosi një kontratë dy-vjeçare me klubin belg Antwerp.[39] Ai bëri debutimin e tij në Divizionin e Parë Belg më 22 shtator në fitoren 4–2 kundër Genk në shtëpi.[40] Goli i tij i parë me klubin erdhi më 5 dhjetor në transfertën kundër Beerschot; ai i'a dedikoi golin nënës së tij që kishte ndërruar jetë, e cila ishte ofenduar nga tifozët vendas.[41]

Më 17 tetor 2022, Nainggolan u pezullua pa afat nga Antwerp pasi fillimisht ishte arrestuar për shkak se i kishte dhënë makinës me patentë të pezulluar dhe kishte pirë një cigare elektrike në stol në humbjen 3–0 kundër Standard Liége.[42] Dy muaj më pas, ai u largua përfundimisht nga klubi.[43]

SPAL

Më 30 janar 2023, pas disa javësh spekullime, Nainggolan u transferua zyrtarisht te ekipi i kategorisë së dytë italiane SPAL, duke u ribashkuar me ish shokun e tij te Roma, Daniele De Rossi, i cili ishte trajneri.[44][45] Ai firmosi një kontratë pesë-mujore me të mundësi rinovimi për një vit në rast se SPAL do tē siguronte ngjitjen në Serie A.[46][47] Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në klub, Nainggolan luajti 10 ndeshje dhe shënoi një gol, me SPAL-in që ra nga kategoria duke u renditur në vendin e parafundit.[48]

Bhayangkara

Në nëntor 2023, Nainggolan pranoi të transferohej në Indonezi te Bhayangkara si pjesë e përpjekjeve të klubit për të shmangur rënjen nga Liga 1 duke blerë disa lojtar të huaj.[49] Ai debutoi më 17 dhjetor në fitoren 3–0 kundër Persita Tangerang.[50]

Remove ads

Karriera ndërkombëtare

Thumb
Nainggolan në aksion me Belgjikën U21 në 2009.

Nainggolan luajti ndeshjen e tij të parë për Belgjikën më 29 maj 2009 kundër KilitKupën Kirin.[51] Goli i tij i parë me Djajtë e Kuq erdhi më 5 mars 2014, në një barazim 2–2 në miqësoren ndaj Bregut të Fildishtë.[27]

Më 13 maj 2014, Nainggolan ishte pjesë e listës paraprake për të luajtur në Kupën e Botës 2014;[52][53] ai megjithatë nuk u përfshi në listën përfundimtare.

Nainggolan ishte një titullar i padiskutueshëm në formacionin e Marc Wilmots gjatë fushatës kualifikueseUEFA Euro 2016,[54] duke shënuar në një barazim jashtë fushe ndaj Bosnje dhe Hercegovinës[55] dhe në një fitore 4–1 ndaj Andorrës, duke ndihmuar ekipin të kualifikohej për në turnament për herë të parë pas 16 vitesh.[56]

Nainggolan u zgjodh në finalet e turnamentit të zhvilluar në Francë.[57] Ai debutoi në turnament më 13 qershor duke luajtur 62 minuta në humbjen 0–2 ndaj Italisë.[58] Pasi u paraqit si zëvëndësues në pjesën e dytë të ndeshjes së dytë të grupeve, një fitore 3–0 ndaj Republikës së Irlandës,[59] ai u rikthye si titullar në ndeshjen e fundit ndaj Suedisë ku dhe shënoi golin e vetëm të ndeshjes në Stade de Nice pas një kundërsulmi duke e dërguar ekipin e tij në fazën me eliminim direkt.[60] Në çerek-finale, ai shënoi brënda 13 minutash duke i dhënë ekipit të tij avantazhin ndaj Uellsit, që në fund e përmbysi ndeshjen me rezultatin 3–1.[61]

Më 26 gusht 2017, në moshën 29 vjeçare, Nainggolan deklaroi pensionimin nga futbolli pasi nuk u zgjodh të ishte pjesë e skuadrës për ndeshjes e rradhës kualifikuese të Kupës së Botës 2018, duke deklaruar se do të përqëndrohej në karrierën e tij me Romën.[62][63] Pavarësisht kësaj, ai u zgjodh nga trajneri i ri Roberto Martínez për miqësoret ndaj Meksikës dhe Japonisë në nëntor,[64] të cilat i humbi për shkak dëmtimi.[65]

Më 21 maj 2018, pasi sërisht nuk u zgjodh për Kupën e Botës 2018 në Rusi, Nainggolan u tërhoq nga futbolli i kombëtareve.[66]

Jashtë fushe

Nainggolan ka pirë cigare gjatë kohës së tij si futbollist.[67] Në prag të vitit të ri 2018, ai u bë subjekt i polemikave të forta në Itali pasi postoi një video në Instagram ku ai shihej duke pirë cigare dhe alkool.[68]

Statistikat e karrierës

Klube

Përditësuar më 26 maj 2019[69][70]
Më shumë informacion Klubi, Sezoni ...

Kombëtarja

Burimi: [71][72]

Më shumë informacion Ekipi kombëtari, Viti ...

Golat me kombëtaren

(Rezultatet e Belgjikës të listuar në fillim, kolona e golave tregon rezultatin pas çdo goli të Nainggolan)[71]

Më shumë informacion Nr., Data ...
Remove ads

Trofe

Personale

  • Serie A Skuadra e Vitit: 2014–15,[73] 2015–16,[74] 2016–17[75]
  • A.S. Roma Lojtari i Sezonit: 2016–17[76]

Referime

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads