From Wikipedia, the free encyclopedia
RPK, i quajtur ndonjëherë në mënyrë retroaktive RPK-47, është një mitraloz i lehtë sovjetik 7.62×39 mm që u zhvillua nga Mikhail Kalashnikov në fillim të viteve 1960, paralelisht me pushkën sulmuese AKM. Ai u krijua për të standardizuar inventarin e armëve të vogla të Ushtrisë Sovjetike, ku zëvendësoi mitralozin e lehtë RPD 7.62×39 mm. RPK vazhdon të përdoret nga forcat e armatosura të vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik dhe disa vendeve afrikane dhe aziatike. RPK prodhohet gjithashtu në Bullgari, Rumani dhe Serbi.[2]
RPK | |
---|---|
Type | Mitraloz i lehtë |
Place of origin | Bashkimi Sovjetik |
Service history | |
In service | 1961–sot |
Wars | Lufta e Vietnamit Lufta Sovjetike në Afganistan Lufta në Kosovë Lufta e Irakut Lufta e Afganistanit Lufta civile në Libi Lufta civile në Siri disa të tiera |
Production history | |
Designer | Mikhail Kalashnikov |
Designed | 1961 |
Manufacturer | Vyatskie Polyany |
Produced | RPK: 1961–1978 RPK-74: 1974–sot |
Variants | RPKN, RPKS, RPKSN, RPK-74, RPK-74N, RPKS-74, RPKS-74N, ASH-78 Tip-2 |
Specifications | |
Mass | RPK: 4.8kg RPKS: 5.1kg RPK-74: 4.7kg RPKS-74: 4.85kg |
Length | RPK, RPKS: 1040mm RPKS: 820mm qytë e mbledhur RPK-74, RPKS-74: 1060mm RPKS-74: 845mm qytë e mbledhur |
Barrel length | 590mm |
Cartridge | RPK, RPKS: 7.62×39mm M43 RPK-74, RPKS-74: 5.45×39mm M74 |
Rate of fire | 600 goditje/min (RPK), 650 goditje/min (RPK-74) |
Muzzle velocity | RPK, RPKS: 745m/s RPK-74, RPKS-74: 960m/s |
Effective firing range | 100–1,000 m |
Feed system | RPK, RPKS: Karikator rrumbullak me 20, 30 ose 40 fishekë, karikator cilindrik me 75 fishekë RPK-74, RPKS-74: karikator rrumbullak me 30 ose 45 fishekë, karikator cilindrik plastik me 100 fishekë, municion zinxhir (me ushqim anësor)[1] |
Sights | 555mm rreze shikimi |
RPK funksionon në mënyrë identike si AK-47. Ai po ashtu përdor të njëjtin municion 7.62x39mm. Ka disa forma projektimi të ngjashme me serinë e pushkëve AKM dhe AK-47, me modifikime për të rritur rrezen efektive të RPK dhe saktësinë e tij, për të rritur aftësinë për të mbajtur zjarr të vazhdueshëm, dhe me marrës më të fortë.
Më e dukshmja, RPK ka tytë më të rëndë dhe më të gjatë se një AKM. Kjo e lejon RPK të qëllojë me breshëri pa ndërprerje pa ndonjë humbje të madhe në saktësi për shkak të nxehjes së tytës. Tyta e kromuar është e fiksuar tek marrësi, dhe nuk mund të ndërrohet në fushë. Është i pajisur me një bazë të re shikimi të përparme, bllokues gazi (pa mbajtëse bajonete) dhe një drejtues shufre për pastrimin e tytës. Tyta po ashtu është e pajisur me dy këmbë të palosshme, të montuara afër grykës, dhe një bazë për shënjestruesin e përparmë me një ngecëse që e limiton dy këmbët të rrotullohen rreth aksit të tytës. Gryka është me shlisa, duke lejuar përdorimin e pajisjeve të montueshme si mbulues drite, kompensatorë, dhe adaptorë për fishekë manovre. Kur nuk është montuar ndonjë nga këto pajisjet, shlisat mbulohen me një mbrojtëse. Tyta është e fiksuar tek marrësi me një bashkim të modifikuar me permistop, të përforcuar me brinjëzim.
Marrësi i RPK është i stampuar në fletë metalike të lëmuara prej çeliku me trashësi 1.5 mm (krahasuar me fletët 1.0 mm tek pushkët standarte AKM). Pjesët e këmbyeshme ndërmjet RPK dhe AKM janë të pakta.
RPK përdor një sustë pasgoditjeje të modifikuar nga AKM.
RPK ka një dorezë druri të laminuar të trashë, dhe një qytë të laminuar prej druri, i ngjashëm me qytën e RPD, i cili është projektuar të lejojë përdoruesin të qëllojë edhe në pozicion shtrirë lehtësisht.
Arma mund të përdorë karikatorin standart të AKM, por zakonisht përdor karikatorin kuti me 40 fishekë, ose karikatorin rrumbullak me 75 fishekë.
Shënjestruesi i mbrapëm është i rregullueshëm për lartësi, dhe gradohet për rreze nga 100 deri në 1,000 metra, në rregullime me diferenca 100 m. Rregullatori i mbrapëm ka edhe një një nyje për rregullim në bazë të forcës së erës, unike në serinë e pushkëve RPK.
Bashkë me RPK janë: karikatora rezervë, shufër pastrimi, set pastrimi (vendoset në një pjesë të zbrazur në qytë), rrip, shishe me vaj dhe çanta karikatori (një çantë me një xhep për karikator cilindrik ose çantë me 4 xhepa për karikatorë të zakonshëm).
Një RPK me qytë druri të palosshme në anë e planifikuar për trupat parashutistë rusë. Ish Bashkimi Sovjetik ia lëshoi RPK-në kryesisht njësive të motorrizuara.
Prezantuar në 1974 bashkë me pushkën e sulmit AK-74 dhe i projektuar për fishekët e rij të shpejtësisë së lartë 5.45x39mm. RPK-74 është derivat i pushkës AK-74, me modifikime të ngjashme që iu bënë AKM-së që të krijohej RPK. RPK-74 po ashtu ka një tytë të kromuar më të gjatë dhe më të rëndë, e cila ka një bllok të ri gazi me kanal gazi me kënd 90°, dhe një unazë për shufrën e pastrimit.
RPK-74 ushqehet nga një karikator kuti me 45 fishekë prej çeliku ose polimeri, i ndërrueshëm me karikatorët e AK-74, dhr është i projektuar të mbushet me krëhëra fishekësh. Karikatorët cilindrikë të ngjashëm me ato të përdorur tek modelet e mëparshëm të RPK u testuan gjatë zhvillimit të RPK-74, por nuk u futën në përdorim në favor të karikatorit kuti me 45 fishekë. Gjithësesi, karikatorët cilindrik prodhohen ende por në numër të limituar.
Pajimet standarte përfshijnë: tetë karikatorë, gjashtë krëhëra fishekësh (15 fishekë për krëhër), guidë për karikimin e shpejtë, shufër pastrimi, set pastrimi, rrip, shishe me vaj dhe dy çanta për karikatorë. Disa variante nuk kanë set pastrimi.
Është shumë i përhapur në shtetet e ish Bshkimit Sovjetik, po ashtu edhe në Bullgari.
RPKS-74 është modeli i parashutistëve i RPK-74, i pajisur me me qytë të palosshme nga modeli RPKS.
Familja e mitralozëve të lehtë RPK ka edhe konfigurim për luftime natën. Këto armë u quajtën RPKN, RPKSN, RPK-74N, dhe RPKS-74N. Ata kanë një kapëse anësore në krahun e majtë për marrësin për montimin e dylbive për shikim në errësirë për modelet NSP-3, NSPU, ose NSPUM.[3]
Është një variant i përditësuar i njohur si RPK-74M i cili ka si veçori ku pjesët me përmbajtje druri janë zëvendësuar me polimer. Po ashtu ky variant ka shumë modifikime që ndihmojnë shumë në përdorim. Po ashtu u krijua një version me kalibër 5.56x45mm NATO, por u quajt RPK-201. Po ashtu për eksportt ishte edhe RPKM me kalibër 7.62x39mm; i cili përdor veshje polimeri si varianti RPK-74M.[4]
Një seri pushkësh gjysëm-automatike të bazuara tek marrësi i rëndë i RPK u prodhuan nga fabrika Molot në Vyatskiye Polyany, Rusi. Këto pushkë njihen si Vepr dhe Vepr Shotgun. Ato ofrohen në shumë kalibra, duke përfshirë: .223 Remington, 7.62x39mm, 5.45x39mm, 7.62x54mmR, .308 Winchester, .30-06 Springfield dhe 12, 20, dhe .410 Vepr shotgun (ВПО-205). Shenja dalluese e pushkëve Vepr është marrësi i rëndë i RPK dhe tyta. Tyta, blloku i gazit, dhe pjesa e brendshme e tytës janë të kromuara. Ato janë projktuar për përdorim civil, dhe tregëtohen si pushkë gjuetie të cilësisë së lartë. Për këto shkaqe, ato kanë shumë mangësi që dallohen në pushkët e tipit AK. Pushkët Vepr nuk u montohet bajonetë, nuk kanë shufër ose set pastrimi, nuk pranojnë karikatorë standart AK. Disa i blejnë këto pushkë për ti "konvertuar" në pushkë standarte AK, duke ndërruar dorezën dhe duke shtuar aksesorë taktikë.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.