Një qytet në Irak From Wikipedia, the free encyclopedia
Qerbelaja (Arabisht: كربلاء; Karbalā) është qytet në Irak, ndodhet 100 km në jugperëndim të Bagdadit dhe disa milje larg Liqenit Milh, e njohur si Liqeni Razaza.[1]
Sipas shiave, alevinjve dhe bektashinjve, ata besojnë që Qerbelaja është një nga vendet e shenjta në Tokë. Është vendi i el-Abas bin Aliut.
Qerbelaja përjeton një klimë të nxehtë të shkretëtirës (klasifikimin e klimës Köppen BWh) me verë jashtëzakonisht të nxehtë, të gjatë, të thatë dhe dimra të butë. Pothuajse të gjitha reshjet vjetore merren midis nëntorit dhe prillit, megjithëse asnjë muaj nuk është i lagësht.
Qyteti është i njohur më së miri si vendi i Betejës së Qerbelasë dhe konsiderohet si vend i shenjtë për myslimanët shia po aq sa Meka, Medina dhe Jeruzalemi. Dhjetëra miliona myslimanë shiitë vizitojnë vendin dy herë në vit, duke rivalizuar Mekën dhe Meshhedin me numrin e pelegrinëve çdo vit.[2][3][4][5] Martirizimi i Hysejn ibn Aliut përkujtohet çdo vit nga miliona shiitë. Deri në 8 milionë pelegrinë vizitojnë qytetin për të vëzhguar Ashurën (dita e dhjetë e muajit Muharrem), e cila shënon përvjetorin e vdekjes së Hysenit, por ngjarja kryesore është Arbaʽin (dita e 40-të pas Ashurës), ku deri në 30 milionë i vizitojnë varret. Shumica e pelegrinëve udhëtojnë në këmbë nga i gjithë Iraku dhe më shumë se 56 vende.
Patrioti shqiptar Naim Frashëri shkron poemit me emrin Qerbelaja.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.