kokërr drithëri dhe fara e Oryza sativa From Wikipedia, the free encyclopedia
Orizi është bimë barishtore një vjeçare fruti i së cilës përdoret si ushqim. Për të parën herë është mbjellë në arat kineze rreth viti 2700 pr.K
Para viteve 1990, kultivimi i orizit zinte mbi 15000 ha tokë, ku zona tradicionale ishin Shkodra dhe Lezha, por masivisht është kultivuar oriz edhe në zona të tjera si, në Kavajë, Lushnje, Fier, Vlorë, Sarandë etj, ku prodhohej 6-9 ton oriz për ha. Për rritjen e rendimentit të tij, në Shkodër u ngrit Instituti i Misrit dhe Orizit (IMO), që hartonte teknologji bashkohore për krijimin e kultivarëve të orizit të përshtatshëm për kushtet klimatiko-tokësore të zonave përkatëse ku kultivohej ajo.
Historia post-komuniste e bujqësisë shqiptare ka dëshmuar një zhvendosje në strukturën e prodhimit drejt një modeli të drejtuar nga kërkesa, me një rënie të bimëve fushore industriale (oriz, pambuk, grurë, duhan) të ekuilibruar nga një rritje në prodhimin e bimëve foragjere.
Por, që nga vitet '90 e deri më tani në Shqipëri nuk kultivohet më bima e orizit, ndërsa nevojat e vendit plotësohen nga importi. Në shkallë vendi konsumi i përgjithshëm vjetor i kalon të 20.000 tonët.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.