Remove ads
From Wikipedia, the free encyclopedia
Ocitania (Shqip : Ocitania ; Ocitanisht: Occitània [utsiˈtanjɔ] ; Katalanisht: Occitània [uksiˈtaniə]; Frëngjisht: Occitanie [ɔksitani]) është rajoni më jugor i Francës, duke mos përfshirë Korsikën, i krijuar nga rajonet e mëparshme nga Lengadok-Rruseljo dhe Mesdita-Pirenejtë. Këshilli i Shtetit e miratoi 'Ocitania' si emrin e ri të regjionit më 28 Shtator 2016 dhe vendimi hyri në fuqi më 30 Shtator 2016.
Ocitania | |
---|---|
Departament | |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 72.724 km2 (28,079 sq mi) |
Popullsia (Janar 2020) | |
• Gjithsej | 5.973.969 |
Emri i banorëve | Ocitanë |
Rajoni administrativ modern e ka marrë emrin nga rajoni më i gjerë historiko-kulturor i Ocitanisë, i cili është i njëvlershëm me një të tretën e jugut të Francës. Tanimë rajoni mbulon një territor të përafërt me atë të qeverisur nga Kontët e Tuluzës në shekujt XII-XIII. Flamuri i betejës i këtyre të fundit, i njohur si Kryqi Occitan, përdoret si simbol zyrtar i rajonit modern dhe është një simbol kulturor mjaft i dashur. Në 2015, Ocitania kishte një popullsi prej 5,839,867 banorësh.
Qyteti më i madh i rajonit është Tuluza.
E miratuar më 2014, reforma territoriale e rajoneve franceze kishte qenë subjekt debati për shumë vite. Ligji i reformës përdori si emër të përkohshëm për rajonin e ri variantin me vizë në mes të dy rajoneve përbërëse: Languedoc-Roussillon dhe Midi-Pyrénées. Më 24 Qershor 2016, Këshilli Rajonal i Languedoc-Roussillon-Midi-Pyrénées adoptoi emrin Occitania pas një konsultimi publik të gjatë. Emri i përkohshëm u tërhoq më 30 Shtator 2016, kur emri i ri hyri në fuqi.
Occitania, emri i ri, rrjedh nga emërtimi historik i rajonit më të gjerë dhe i referohet përdorimit historik nëpër atë territor të gjuhës ocitane dhe dialekteve të saj. Rreth 450,000 katalanët francezë që jetojnë në rajon shprehën zhgënjim ndaj rezolutës së asamblesë, e cila sipas tyre injoronte ekzistencën e tyre. Më 10 Shtator 2016, rreth 10,000 njerëz demonstruan në Përpinjan, duke kërkuar që emri i ri i rajonit të përmbante fjalët Pays catalan (sq. 'Shteti katalan').
Komunat më të mëdha të Ocitanisë (popullsia përditësuar më 2017) janë:
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i rajonit ishte 171.2 bilionë euro në vitin 2018, duke qenë 7.3% e outputit ekonomik të Francës. PBB për frymë i përshtatur ndaj fuqisë blerëse ishte 86,000 euro ose 86% e mesatares së BE-së në të njëjtin vit. PBB për punëtor ishte 102% e mesatares së BE.
Pas krijimit të rajonit në vitin 2016, Carole Delga, anëtare e Partisë Socialiste, u zgjodh në krye të presidencës së këshillit rajonal. Ndërtesa ku mblidhet këshilli ndodhet në Tuluzë.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.