Modele britanike From Wikipedia, the free encyclopedia
Naomi Cambell (lindur në 22 maj 1970) [1] është një modele britanike, aktore dhe këngëtare. E rekrutuar në moshën 15 vjeçare, ajo arriti të kthehej në një prej tre modeleve më të njohura dhe më të kërkuara në periudhën midis viteve 1980 dhe 1990,[2] dhe ishte njëkohësisht një prej 6 modeleve të gjeneratës së saj të shpallura supermodele nga industria e modës.
Përveç karrierës në modeling, Campbell ka marrë iniciativa të tjera të cilat përfshijnë një album muzikor në stilin R&B si dhe shumë dalje në filma dhe seriale, sikurse seriali konkursit të modelingut “The Face”. Campell është e përfshirë dhe në shoqata bamirësie për kauza të ndryshme.
Campell lindi në Streatham, South London, vajza e kërcimtarit xhamajkan Valerie Morris. [3] Në pajtim të plotë me dëshirën e mamasë së saj, Campbell nuk e ka takuar kurrë babain e saj,[4] i cili e braktisi mamanë e saj kur kjo ishte vetëm 4 muajshe shtatzanë [3] dhe mbeti i paidentifikuar në certifikatat e lindjes. [4] Ajo e mori mbiemrin Cambell nga martesa e dytë e mamasë. [3] Familjes iu shtua dhe vëllai jo-biologjik i Campbell me emrin Pierre, lindur në 1985. [5] Campbell ka origjinë afro-xhamajkane, sikurse dhe prejardhje kineze përmes gjyshërve të saj, të cilët mbartnin emrin e familjes “Ming”. [3]
Në vitet e saj të para, Campbell jetoi në Romë, ku dhe mamaja e saj punonte si kërcimtare moderne.[6] Kur u kthyen në Londër, ajo u la nën kujdestarinë e të afërmve teksa mamaja e Naomit nisi turin përmes Evropës me trupin e balerinave Fantastica. [7] Nga mosha 3 vjeçare Naomi ndoqi institutin "Barbara Speake Stage School" [8] dhe kur ishte 10 vjeç ajo u pranua në Akademinë Italia Conti të Teatrit, ku ajo studioi dhe balet.
Dalja e saj e parë publike ishte në moshën 7 vjeçare, në 1978 kur ajo u përfshi në vidioklipin e Bob Marley “Is this love”.[9] Në moshën 12 vjeçare ajo u përfshi në një tjetër vidioklip të Culture Club, me titull “I’ll tumble 4 Ya”. [6] Në moshën 16 vjeçare fama e saj u rrit përtej çdo pritshmërie kur Naomi u bë pjesë e kopertinës së revistës "Elle". [6]
Në vitet që pasuan, karriera e Campbell njohu sukses progresiv: ajo mori pjesë në pasarela për dizajnerë me famë botërore të modës sikurse ishin Gianni Versace, Azzedine Alaia dhe Isaac Mizrahi, si dhe pozoi për fotografë si Peter Lindbergh, Herb Ritts dhe Bruce Weber.[6] Në fund të viteve 1980 Campbell së bashku me Christy Turlington dhe Linda Evangelista formuan një trio të njohur ndryshe si “Trinia” [6] e cila u bë treshja e modeleve më të njohura dhe me të kërkuara për gjeneratën e tyre. [2]
Campbell është përballur me diskriminim racor, por pavarësisht kësaj ajo ka marrë mbështetje të madhe nga miqtë e saj jo me ngjyrë, këtu Naomi kujton se dy modelet e tjera të Trinisë kishin thënë në firmën Dolce & Gabbana: “Nëse nuk do jetë Naomi në këtë fushatë, atëhere s’do të jemi as ne”. Në dhjetor 1987 ajo u bë pjesë e kopertinës së revistës britanike Vogue, vajza e parë me ngjyrë që bëhet pjesë e kësaj kopertine që prej vitit 1966. [10] Në gusht 1988 ajo u shndërrua në modelen e parë me ngjyrë që shfaqej në kopertinën e revistës franceze Vogue, kjo si pasojë e kërcënimeve që dizajneri Yves St. Laurent dhe shumë të tjerë i bënë kësaj reviste nëse kjo do të vijonte të refuzonte njerëzit me ngjyrë për tu bërë pjesë e revistës. Vitin pasues Naomi u shfaq në kopertinën e revistës amerikane Vogue, duek e kthyer në modelen e parë me ngjyrë që bëhet pjesë e serisë së shtatori të kësaj reviste, duke ditur se seria e shtatorit mbahet si seria më e rëndësishme e vitit.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.