From Wikipedia, the free encyclopedia
Mekanika është pjesa e fizikes qe merret me studimin e lëvizjes se trupave. Mekanika ndahet ne dy pjesët e saj kinematika, dinamika. Kinematika studion se si lëvizin trupat, madhësitë që karakterizojnë lëvizjen e tyre, si : zhvendosjen, shpejtësinë, nxitimin dhe lidhjen ndërmjet këtyre madhësive etj. Dinamika studion shkakun e lëvizjes se trupave, lidhjen ndërmjet nxitimit dhe forcës qe shkakton nxitimin e trupave (ndryshimin e lëvizjes).
Nganjëherë si pjesë e pavarur e mekanikës, merret dhe statika e cila studion kushtet, për të cilat lënda është në prehje (qetësi).
Vija të cilën e përshkon trupi i zgjedhur për krahasim që quhet trup krahasues (referent). Për të përshkruar ndonjë lëvizje janë të domosdoshme disa parametra ose madhësi fizike, që ne i quajmë elemente të lëvizjes. Meqenëse lëvizja kryhet në hapësirë dhe kohë atëherë elementet kryesore të lëvizjes janë hapësira dhe koha. Hapësira fizike përmban tri përmasa : gjatësinë , gjerësinë dhe lartësinë. Që të trija këto madhësi janë distanca ose siç i quajmë në mekanikë rrugë. Rruga në mekanik zakonisht shënohet me shkronjën s (nga latinishtja Spatium). Njësia për rrugën në SI është metri që shënohet me shkronjën m. Koha që i nevojitet trupit referent të përshkrojë rrugën, zakonisht shënohet me shkronjën t (nga latinishtja tempus).
Vektori me origjine ne piken fillestare te lëvizjes se trupit dhe me skaj ne piken e fundit te levizjes se tij quhet zhvendosje. Zhvendosja e trupit është ndërrimi i pozitës së tij në boshtin x nga një pikë në pikën tjetër. Zhvendosja është madhësi vektoriale. Pra zhvendosja e një trupi quhet ndërrimi i pozitës se tij prej një pike ne piken tjetër te hapësirës. Ndërsa bashkësia e krejt këtyre pikave quhet rruge.
Historia kryesore e mekanikës në antikitet ishte mekanika e Aristotelit.[1] Këtë traditë e vazhdon Hipparchus.[2]
Në Mesjetë, teoritë e Aristotelit u kritikuan dhe u ndryshuan nga një numër figurash, duke filluar me John Philoponusin në shekullin e gjashtë. Një problem qendror ishte ai i lëvizjeve të pjerrëta, të cilat u diskutuan nga Hipparchus dhe Philoponus. Kjo çoi në zhvillimin e teorisë së impulsit në shekullin e 14-të nga Jean Buridan, i cili zhvilloi teoritë modern të inercisë, shpejtësisë, nxitimit dhe sasisë së lëvizjes. Këto punime dhe të tjera u zhvilluan në këtë shekull edhe nga Llogaritarët e Oksfordit si Thomas Bradëardine, i cili studio dhe formuloi ligje të ndryshme gjatë rënies së trupave.
Dy figurat kryesore në kohën e re janë Galile Galileo dhe Isak Njutoni. Deklaratat përfundimtare të Galileut në mekanikë, pjesërisht në rënien e trupave, ndodhen në librin Two New Sciences (1638). Vepra e Njutonit Philosophiæ Naturalis Principia Mathematica paraqet llogari të detajuara matematikore të mekanikës. [2]
Dy zhvillimet kryesore modern në mekanikë janë relativiteti gjeneral i Anshtajnit, dhe Mekanika kuantike, të dyja të zhvilluara në shekullin 20 si pjesë e ideve në fillim të shekullit 19.
Në vazhdim janë dy lista me subjekte që studiohen në mekanikë.
Në vazhim janë pjesët e mekanikës kuantike :
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.