futbollist italian From Wikipedia, the free encyclopedia
Mattia De Sciglio (lindur më 20 tetor 1992) është një futbollist profesionist italian i cili luan si mbrojtës i djathtë për klubin italian Empoli, në huazim nga Juventus, dhe kombëtaren italiane.
De Sciglio me Italin në qershor 2015 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Mattia De Sciglio | ||
Datëlindja | 20 tetor 1992 | ||
Vendlindja | Milano, Itali | ||
Gjatësia | 1.85 m (6 ft 1 in) | ||
Pozicioni | Mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Empoli (në huazim nga Juventus) | ||
Numri | 22 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2001–2002 | Cimiano | ||
2002–2012 | Milan | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2011–2017 | Milan | 110 | (0) |
2017– | Juventus | 82 | (2) |
2020–2021 | → Lyon (huazim) | 29 | (0) |
2024– | → Empoli (huazim) | 3 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2010–2011 | Italia U19 | 8 | (1) |
2011–2012 | Italia U20 | 6 | (0) |
2012 | Italia U21 | 5 | (0) |
2013– | Italia | 40 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 30 tetor 2024 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 29 mars 2022 |
De Sciglio bëri debutimin e tij si profesionist me Milanin në vitin 2011 pasi shpenzoi disa vite në akademi. Ai më pas u bë titullar i rregullt në formacion, duke luajtur në të dy krahët e mbrojtjes. Me Milanin, ai fitoi dy Superkupa Italie. Në vitin 2017, De Sciglio u transferua te Juventusi, duke fituar kampionatin dhe kupën në sezonin e tij të parë. Pas kësaj, ai fitoi edhe dy kampionate të tjera si dhe një superkupë.
Në nivel ndërkombëtar, De Sciglio bëri debutimin e tij me ekipin e parë të Italisë në mars 2013. Ai ka qënë pjesë e ekipit që ka luajtur në FIFA Kupën e Konfederatave 2013, FIFA Kupën e Botës 2014 si dhe UEFA Euro 2016.
De Sciglio lindi në Milano dhe filloi të luante futboll si fëmijë në qendrën rekreative të famullisë Santa Chiara e San Francesco në komunën e Rozzanos.[1] Në vitin 2001, ai u bë pjesë e klubit amator lokal Cimiano.[2]
Në vitin 2002, De Sciglio u bë pjesë e akademisë së Milanit, me të cilën shpenzoi nëntë sezone.[3] Në vitin 2009, ai ishte pjesë e ekipit nën-19 që fitoi Coppa Italia Primavera, e cila ishte suksesi i parë i ekipit në këtë kompeticion pas 25 vitesh.[4]
De Sciglio u bë pjesë e ekipit të parë gjatë sezonit 2011–12, duke u vendosur në dispozicionin e trajnerit Massimiliano Allegri.[5] Debutimi i tij si profesionist erdhi më 28 shtator 2011 në fitoren 2–0 kundër Viktoria Plzeň në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Kampioneve.[5][6] Ai luajti ndeshjen e parë si titullar kundër të njëjtit ekip më 6 dhjetor; Milan barazoi 2–2.[5][7] Katër muaj më vonë, më 10 prill, De Sciglio bëri debutimin e tij në Serie A duke luajtur si titullar në fitoren 1–0 kundër Chievos.[5][8] Më 6 maj, ai luajti për herë të parë në Derby della Madonnina kundër Interit,[9] duke zëvëndësuar të dëmtuarin Daniele Bonera në pjesën e parë me Milanin që u mposht 4–2.[10]
De Sciglio mori fanellën me numrin 2 para nisjes së sezonit 2012–13, të cilën ai e quajti "shumë të rëndësishëm", pasi më parë është mbajtur nga futbollistë si Mauro Tassotti dhe Cafu.[11] Ai e fitoi vendin e titullarit gjatë këtij sezoni, duke regjistruar 33 ndeshje dhe 3 asiste në të gjitha kompedicionet.[12]
De Sciglio pësoi disa dëmtime gjatë sezonit 2013–14, duke bërë që ai të luante vetëm 21 ndeshje në të gjitha kompedicionet.[13][14] Më 18 maj 2014, mori kartonin e kuq të të parë në karrierë në një ndeshje kundër Sassuolos. Problemet e tij fizike vazhduan edhe gjatë sezonit 2014–15, ku ai luajti vetëm në 18 ndeshje. Ai gjithashtu u përball me konkurrencën e Ignazio Abates për një vend të formacionin titullar. Më 3 maj 2015, De Sciglio u përjashtua me karton të kuq në minutën e parë të ndeshjes kundër Napolit në transfertë, duke shkaktuar penallti pas një ndërhyrje të gabuar brënda zones.[15] Pavarësisht se penalltia u prit nga Diego López, Milan u mposht 3–0.
De Sciglio e rifitoi vendin e titullarit në sezonin 2015–16 nën drejtimin e trajnerit Siniša Mihajlović. Më 6 mars 2016, ai luajti ndeshjen e tij të 100të me klubin duke mbajtur shiritin e kapitenit në humbjen 2–0 kundër Sassuolos. Gjatë verës së vitit 2016, media raportoi se Milan refuzoi një ofertë 15 milion € të Napolit për kartonin e lojtarit.[16]
De Sciglio filloi të luante rregullisht si mbrojtës i majtë nën drejtimin e trajnerit të ri Vincenzo Montella. Më 23 dhjetor, ai fitoi Superkupën Italiane të dytë në karrierë pasi Milani mposhti 4–3 me penallti Juventusin; ai e nisi ndeshjen si titullar.[17]
Më 12 korrik 2017, Juventus pagoi 12 milion € për kartonin e De Sciglios, i cili firmosi një kontratë deri në vitin 2022.[18] Ai debutoi me klubin më 13 gusht në humbjen 3–2 kundër Lazios në Superkupën Italiane, duke u aktivizuar si zëvëndësues.[19] Më 26 nëntor, De Sciglio shënoi golin e parë në karrierë në fitoren 3–0 kundër Crotones.[20] Pasi kishte pasur vështirësi të tregonte aftësitë e tij në sezonet e fundit te Milani për shkak të dëmtimeve,[21][22] De Sciglio u përmirësua ndjeshëm në sezonin e tij të parë në Torino, duke fituar lëvdadat e medias për performancat e tij në mbrojtje.[23][24]
De Sciglio humbi pjesën e parë të sezonit 2018–19 pasi pësoi një dëmtim gjatë fazës para-sezonale.[25] Ai u rikthye në aksion më 27 tetor në suksesin 2–1 kundër Empolit në kampionat.[26] Ai vazhdoi të vuante me dëmtimet edhe në sezonin e ardhshëm, duke zhvilluar vetëm 13 paraqitje në të gjitha kompedicionet.
Më 5 tetor 2020, De Sciglio u huazua te klubi francez Lyon për një sezon.[27] Ai bëri debutimin e tij në Ligue 1 më 18 tetor në fitoren 3–2 në transfertë kundër Strasbourg, duke hyrë si zëvëndësues në minutën e 72të.[28] De Sciglio zhvilloi 33 paraqitje gjatë sezonit të tij të vetëm në Francë.
Ai u rikthye te Juventusi gjatë verës së vitit 2021, duke u bashkuar me Massimiliano Allegrin, ish trajnerin e tij te Milani.[29] Në sezonin e tij të parë pas rikthimit, De Sciglio nuk gjeti shumë hapësira në formacion, duke pasur edhe disa probleme fizike.[30] Megjjthatë, më 9 janar 2022, ai shënoi golin e dytë në karrierë në fitoren 4–3 kundër Romës në kampionat.[31]
Në maj 2023, De Sciglio iu nënshtrua një operacioni për të rindërtuar ligamentin e kryqëzuar të përparmë të gjurit të tij të djathtë.[32] Pas gati një viti jashtë, ai u rikthye në aksion më 30 mars 2024 duke luajtur si titullar në humbjen 1–0 kundër Lazios. Kjo ishte ndeshja e tij e vetme për sezonin 2023–24. Pas largimit të Allegrit dhe mbërritjes së Thiago Mottës, De Sciglio nuk u përzgjodh më në ekip.[33]
De Sciglio luajti tetë ndeshje me ekipin nën-19,[34] përfshirë dy në kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian nën-19 2011.[35] Pas kësaj, ai luajti pesë ndeshje me ekipin nën-20.[34] Më 25 prill 2012, De Sciglio debutoi me ekipin nën-21 në fitoren 4–1 në miqësoren kundër Skocisë, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë.[36][37] Ai më pas luajti edhe katër ndeshje të tjera me këtë grupmoshë, të gjitha në vitin 2012.[34]
Në gusht 2012, De Sciglio u thirr për herë të parë në kombëtaren e parë nga trajneri Cesare Prandelli për ndeshjen miqësore kundër Anglisë.[38] Megjithatë, ai nuk luajti në këtë ndeshje të cilën Italia e humbi 2–1.[39] Debutimi i tij erdhi më 21 mars 2013 në barazimin 2–2 kundër Brazilit në një tjetër ndeshje miqësore.[40][41]
Gjatë FIFA Kupës së Konfederatave 2013, De Sciglio luajti në katër nga pesë ndeshjet e Italisë. Ekipi fitoi medaljen e bronzit pasi mposhti Uruguajin 3–2 me penallti; De Sciglio gaboi në penalltinë e tij.[42]
Në maj 2014, De Sciglio ishte një nga 23 lojtarët e thirrur nga Prandelli për të luajtur në FIFA Kupën e Botës 2014 në Brazil. Debutimi i tij në turnament erdhi në humbjen 1–0 kundër Uruguajit në ndeshjen e fundit të grupit, duke i shkaktuar Italisë një eliminim të hershëm nga turnamenti.[43][44]
Më 31 maj 2016, De Sciglio u emërua në listën me 23 lojtarë nga trajneri Antonio Conte për UEFA Euro 2016.[45] Ai luajti ndeshjen e parë në këtë kompeticion në ndeshjen e fundit të Italisë në grup kundër Republikës së Irlandës. Ai u dallua për performancën e tij në këtë ndeshje si dhe në fitoren 2–0 kundër Spanjës në raundin e 16-tave.[46][47][48]
Më 3 korrik, ai luajti si titullar në ndeshjen çerek-finale kundër Gjermanisë; pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 1–1, Italia u eliminua 6–5 me penallti, me De Sciglion i cili këtë herë e shënoi penalltinë e tij.[49]
De Sciglio është një mbrojtës i cili zakonisht luan në krahun e djathtë por mund të zhvendoset edhe në majtë, kjo falë aftësisë së tij për të luajtur me të dyja këmbët.[5][50] Në disa raste të rralla, ai është aktivizuar si mesfushor[51] dhe si qëndër-mbrojtës, një pozicion të cilën ai e ka luajtur kur ishte pjesë e akademisë së Milanit.[5][50][52] Ish lojtari i Milanit, Alberigo Evani, i cili ishte trajneri i tij në sezonin 2007–08,[3] e përshkroi De Sciglion si një "lojtar të shkathët, të shpejtë dhe me teknikë."[53]
Performancat e tij të mira si dhe forma e mirë që shfaqi në fillimet e karrierës bëri që media ta krahasonte De Sciglion si dhe Davide Santon, një tjetër mbrojtës krahu i talentuar, me legjendën Paolo Maldini, duke i cilësuar si pasuesit e tij.[54] De Sciglio gjithashtu është krahasuar me ish mbrojtësin e djathtë të Milanit, Mauro Tassotti,[55] i cili vetë deklaroi se De Sciglio i kujtonte veten falë atleticizmit dhe staminës.[56]
De Sciglio gjithashtu është vlerësuar nga trajnerët e tij për pjekurinë, qetësinë si dhe aftësitë në mbrojtje.[57] Në mbrojtje, ai është dalluar për vendimarrjen e saktë në kryerjen e ndërhyrjeve, pozicionimin si dhe inteligjencën taktike.[21][22] Pavarësisht aftësive si futbollist, karriera e De Sciglios është kushtëzuar në disa raste nga dëmtime të rënda, të cilat e kanë mbajtur jashtë fushe për periudha të gjata.[58]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Milan | 2011–12 | Serie A | 3 | 0 | 0 | 0 | 2[lower-alpha 1] | 0 | 0 | 0 | 5 | 0 |
2012–13 | Serie A | 27 | 0 | 1 | 0 | 5[lower-alpha 1] | 0 | — | 33 | 0 | ||
2013–14 | Serie A | 16 | 0 | 2 | 0 | 3[lower-alpha 1] | 0 | — | 21 | 0 | ||
2014–15 | Serie A | 17 | 0 | 1 | 0 | — | — | 18 | 0 | |||
2015–16 | Serie A | 22 | 0 | 7 | 0 | — | — | 29 | 0 | |||
2016–17 | Serie A | 25 | 0 | 1 | 0 | — | 1[lower-alpha 2] | 0 | 27 | 0 | ||
Gjithsej | 110 | 0 | 12 | 0 | 10 | 0 | 1 | 0 | 133 | 0 | ||
Juventus | 2017–18 | Serie A | 12 | 1 | 1 | 0 | 6[lower-alpha 1] | 0 | 1[lower-alpha 2] | 0 | 20 | 1 |
2018–19 | Serie A | 22 | 0 | 2 | 0 | 4[lower-alpha 1] | 0 | 0 | 0 | 28 | 0 | |
2019–20 | Serie A | 9 | 0 | 1 | 0 | 2[lower-alpha 1] | 0 | 1[lower-alpha 2] | 0 | 13 | 0 | |
2020–21 | Serie A | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | |
2021–22 | Serie A | 20 | 1 | 4 | 0 | 4[lower-alpha 1] | 0 | 1[lower-alpha 2] | 0 | 29 | 1 | |
2022–23 | Serie A | 17 | 0 | 2 | 0 | 6[lower-alpha 3] | 0 | — | 25 | 0 | ||
2023–24 | Serie A | 1 | 0 | 0 | 0 | — | — | 1 | 0 | |||
Gjithsej | 82 | 2 | 10 | 0 | 22 | 0 | 3 | 0 | 117 | 2 | ||
Lyon (huazim) | 2020–21 | Ligue 1 | 29 | 0 | 4 | 0 | — | — | 33 | 0 | ||
Gjithsej karriera | 221 | 2 | 26 | 0 | 32 | 0 | 4 | 0 | 283 | 2 |
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Italia | 2013 | 8 | 0 |
2014 | 8 | 0 | |
2015 | 6 | 0 | |
2016 | 8 | 0 | |
2017 | 1 | 0 | |
2018 | 6 | 0 | |
2019 | 2 | 0 | |
2020 | 0 | 0 | |
2021 | 0 | 0 | |
2022 | 1 | 0 | |
Gjithsej | 40 | 0 |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.