Antonio Conte

futbollist italian From Wikipedia, the free encyclopedia

Antonio Conte

Antonio Conte (Italisht: [anˈtɔːnjo ˈkonte];[4][5] lindur më 31 korrik 1969) është një trajner italian futbolli dhe ish futbollist profesionist i cili është aktualisht trajneri i klubit italian Internazionale.

Fakte të shpejta Personal information, Emri i plotë ...
Antonio Conte
Thumb
Conte në qershor 2015
Personal information
Emri i plotë Antonio Conte[1]
Data e lindjes 31 korrik 1969 (55 vjeç)[2]
Vëndi i lindjes Lecce, Itali
Gjatësia 1.78 m (5 ft 10 in)[3]
Pozicioni(et) Mesfushor qëndror
Informacioni i skuadrës
Skuadra aktuale
Internazionale (trajner)
Karriera e lartë*
Vitet Team Apps (Gls)
1985–1991 Lecce 71 (1)
1991–2004 Juventus 296 (29)
Total 367 (30)
Karriera ndërkombëtare
1994–2000 Italia 20 (2)
Managerial career
2006 Arezzo
2007 Arezzo
2007–2009 Bari
2009–2010 Atalanta
2010–2011 Siena
2011–2014 Juventus
2014–2016 Italia
2016–2018 Chelsea
2019– Internazionale
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve
Mbylle

Conte luajti si mesfushor gjatë karrierës së tij, të cilën e nisi me klubin e qytetit të lindjes Lecce dhe më pas u bë një nga lojtarët me të mirë dhe të dekoruar të historisë së Juventusit. Ai ishte kapiten i ekipit dhe e ndihmoi atë të fitonte UEFA Ligën e Kampioneve, si dhe pesë tituj të Serie A, pa përfshirë trofe të tjerë.[6] Ai gjithashtu ka qënë një lojtar i kombëtares italiane, me të cilën ka luajtur në Kupën e Botës 1994 dhe Euro 2000, ku Italia është mposhtur në finale në të dyja rastet.

Karriera e tij si trajner filloi në vitin 2006, kurse në sezonin 2008–09 filloi titullin e Serie B me Barin. Dy vite më vonë, ai arriti të ngjisë Sienën në elitë. Në vitin 2011, Conte u bë trajneri i ri i Juventusit, ku me formacionin 3–5–2 fitoi tre kampionate rresht si dhe trofe të tjerë. Në vitin 2016, Conte u bë trajner i kombëtares italiane, duke e udhëhequr në fushatën e UEFA Euro 2016, para se të kalonte në Premier Ligë te Çelsi. Në Londër, ai fitoi titullin e Premier Ligës në sezonin e tij të parë,[7] të cilën e pasoi me fitimin e Kupën FA në sezonin e ardhshëm. Ai u shkarkua në korrik 2018, kurse më 31 maj 2019 u zyrtarizua si trajner i ri i Interit.[8]

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.