From Wikipedia, the free encyclopedia
Mandi Koçi (Voskopojë, 17 janar 1912 - Tiranë, 1982)[1], i njohur me pseudonimin Mak, ka qenë fotograf dhe operator kinematografik shqiptar. Lindi në Voskopojë të Korçës në një familje zanatçinjsh.
Zanatin e fotografit e mori në Greqi[2] dhe më 1936 hap në Korçë të parën studio fotografike me korent. Fotografoi demostratën e bukës dhe xhandarët e Zogut, festimet për pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1938[3] dhe pushtimin fashist në Korçë një vit më vonë. Më 1942 atashohet pranë Brigadës I Sulmuese partizane dhe më pas është fotograf i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare.[4] Mandi Koçi, për veprimtarinë e tij antifashiste u internua në Porto Romano së bashku me Pëllumb Dishnicën, Todi Maliqin, Mit’hat Frashërin, Zai Fundon e të tjerë.
Mësime fillestare mbi kamerën filmike i merr fill mbas Luftës së Dytë Botërore nga Alfredo Cecchetti, një operator filmash italian i ngelur në Shqipëri nga koha e pushtimit fashist.[5]
Në vitin 1945, emërohet përgjegjës i laboratorit fotografik të Agjensisë Telegrafike Shqiptare.[6] Gjatë viteve 1945-1947 studion kamerën e filmit në studion e Zvezda film në Beograd dhe si rezultat i kësaj në vitin 1947 xhiron filmat e parë dokumentarë në Shqipëri: Vizita e shokut Enver Hoxha në Shqipërinë e mesme dhe të jugut dhe kinoditarë të tjerë zyrtarë apo propagandistikë. Në 1947 hap ekspozitën e parë fotografike në Moskë dhe në atë qytet, në vitin 1952 mbaron një kurs për tu punësuar në Tiranë si kino-operator në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Ai punoi thuajse të gjithë dokumentarët artistikë dhe kronikalë shqiptarë të periudhës në bashkëpunim me regjisorin sovjetik Ilia Kopalin.
Mandi Koçi ka qenë operatori i filmit të parë artistik shqiptar, filmit Tana.
Gruaja e tij, Rozalia Kozakova Koçi, e njohur me emrin Roza, me të cilën u njoh në Moskë, ishte autore dhe bashkautore e dy fjalorëve shqip-rusisht[7] dhe përkthyese e poetit shqiptar Migjeni në atë gjuhë.[8][9] Rozalia Koçi u largua nga Shqipëria mbas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik në vitin 1961 dhe Mandi Koçi pushohet nga puna në Kinostudio në vitin 1964.[2]
Dënohet për tradhëti dhe agjitacion dhe propagande viteve 60, por edhe në vitin 1976, me 25 vjet burg në një gjyq që goditi familjet me bashkëshortë nga blloku lindor.[10] Lirohet në vitin 1980. Pas burgut, i vetmuar përfundon në azilin e pleqve në Tiranë ku mbylli dhe jetën.
Në vitin 1986, i jepet falja pas vdekjes.[11]
Ky artikull në lidhje me artin është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja){{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)[lidhje e vdekur]{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja){{cite news}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja){{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja){{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja){{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.