Lumi i Drilonit
From Wikipedia, the free encyclopedia
From Wikipedia, the free encyclopedia
Driloni është një lumë i cili gjendet ne rrethinat e Liqenit të Ohrit dhe Pogradecit, në Shqipëri. [1] [2]
Burimet e lumit të Drilonit ndodhen afër fshatit Tushemisht dhe Gurras, 4 km nga Pogradeci, rreze kodrave dhe kane një pamje te pakrahasueshme. Këtë monument natyre mund ta vizitoni ne qofte se ndiqni rrugën Pogradec - Dogane - Shën Naum. Ai është një burim i madh gëlqeror qe buron me rrjedhje vertikale te ujit ne fund te bllokut gëlqeror duke vazhduar me pas rrjedhjen ne Liqenin e Ohrit. Uji vjen nga Liqeni i Prespës përmes Malit te Thate. Uji del jashtë si një burim i madh i veçante me një rrjedhje prej 7 m³/s. [3]
Përgjatë një pjese të lumit të Drilonit shtrihet edhe Parku i Drilonit i cili është i rrethuar me bimësi te dendur dhe ka një bote te pasur kafshësh. Ky vend ka qene i preferuar për te kaluar pushimet nga Mbreti Zog dhe nga Enver Hoxha. Ju mund te vizitoni shtëpinë e tij, qe tashme është shndërruar ne hotel dhe restorant. [2]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.