liqen From Wikipedia, the free encyclopedia
Prespa ose Liqeni i Prespës, (maqedonisht: Преспанското Езеро/Prespanskoto Ezero; greqisht: Μεγάλη Πρέσπα/Limni Megáli Préspa) është njëri ndër liqenet me ujëra të freskëta në Evropë që u takon tre shteteve Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë me një sipërfaqe të përgjithshme prej 318.9 km2 nga të cilat 190 km² i takojnë Maqedonisë së Veriut, 84.8 km² Greqisë dhe 38.8 km² Shqipërisë. Prespa është liqeni më i lartë tektonik në Ballkan me 853 metra mbi nivelin e detit.
Liqeni i Prespës | |
---|---|
Преспанското Езеро Μεγάλη Πρέσπα | |
Vendi | Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Greqia |
Koordinatat | 40.54°N 21.02°E |
Prespa si tërësi ndahet në dy liqene: Prespa e Madhe dhe Prespa e Vogël.
Ndahet në mes tre shteteve: Maqedonisë së Veriut, Greqisë dhe Shqipërisë.
(greq.: Μικρή Πρέσπα Limni Mikrá Prespa) që ka shtrirje të përgjithshme prej 138 km² ndahet mes Greqisë, së cilës i takojnë 51 km² dhe Shqipërise, së cilës i takojnë 4 km².
Në liqen derdhen disa përrenj të vegjël, ndërsa ai vetë nuk ka rrjedhje sipërfaqësore.
Fshatrat përreth liqenit në Greqi janë: Gjerman, Rëmb, Medovë, Shtërkovë, Rudar, Pëplë, Orovnik, Linq, Bukovik, Akil, Vinan dhe Grazhdan. Në Shqipëri fshatrat përreth liqenit janë në: Shuec, Zagradec (Buzëliqen) dhe Tren. Gjatë viteve 1970 sasi të konsiderueshme të ujit u devijua lumi Devoll për në liqenin me qëllim që të përdorur atë gjatë kohës së verës për qëllime ujitje. Për shkak të nivelit të lartë të kripës në ujë të lumit u dëmtua ekosistemi i liqenit. Praktika është ndaluar së fundmi. Pjesa shqiptare e këtij liqeni ka një sipërfaqe prej 420 ha. Në vitin 1999, Shoqata për Mbrojtjen e Prespës mori Çmimin e Konservimit nga Ramsar Wetland Conservation Award për përpjekjet e saj për ruajtjen e biodiversitetit.[2]
Liqeni rrethohet me male të larta mbi 2000 m lartësi. Me sipërfaqe 318.9 km2 për nga madhësia llogaritet menjëherë pas Liqenit të Shkodrës dhe atij të Ohrit, por me 853 m lartësi mbidetare ai është liqeni më i lartë në trojet shqiptare.
Liqeni i Prespës, është një nga zonat tërheqëse turistike të Ballkanit, përvec bukurive të jashtëzakonshme natyrore shquhet për florën dhe faunën mjaft të pasur. Aty ka rreth 1500 lloje bimësh, më shumë se 40 lloje gjitarësh, ndër to ujku, ariu i murmë, lundra, 11 lloje amfibësh, 22 lloje zvarranikësh, 261 lloje zogjsh dhe23 lloje peshqish. Në Prespë jeton edhe pelikani dalmat me përqëndrimin kryesor në Prespën e vogël si dhe shtatë lloje raca kafshësh. Prespa ka gjithashtu edhe 30 monumente të kulturës bizantine si dhe një numër mjaft të madh të veprave të antikitetit.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.