Liceu Gallatasaraj

From Wikipedia, the free encyclopedia

Liceu Gallatasarajmap

Shkolla e Lartë e Gallata Sarajit është një institucion edukativ e arsimor në StambollTurqisë.

Thumb
Liceu Gallata Saraj

Historiku

Shkolla e Lartë e Gallata Sarajit ka një histori relativisht të gjatë të veprimtarisë dhe të funksionimit të saj. Konsiderohet se një shkollë me emrin Galata Sarayı Humayun Mektebi ka funksionuar qysh nga viti 1481.[1] Ndërsa vetëm në vitin 1868 në bashkëpunim me Vezirin e Madh të Perandorisë Osmane, ministrin e Punëve të Jashtme, ambasadorin francez në Stamboll si dhe ministrin francez të arsimit u hap ajo e cila njihet si Gallata Saraj Mektebi Sulltani ose Shkolla Perandorake e Gallata Sarajit.[2] Nga kjo kohë gjuhë e mësimit në Shkollën e Gallata Sarajit në Stamboll u bë gjuha frënge ndërsa edhe ndikimi i këtij institucioni edukativ e arsimor shkoi gjithnjë duke u rritur.[3]

Thumb
Logoja

Zhvillimi historik i këtij institucioni, që nga themelimi e deri më sot mund të periodizohet kështu:

  1. Periudha (1481–1868) kur njihej me emrin Galata Sarayı Enderunu Hümayunu.
  2. Periudha e modernizimit (1868–1923) kur shkolla njihej me emrin "Galatasaray Mekteb-i Sultanisi" ose "Lycée Impérial Ottoman de Galata-Sérai".
  3. Shkolla e Gallata Sarajit si pjesë e sistemi arsimor të Republikës së Turqisë, (1923–1992).
  4. Periudha e sistemit arsimor të integruar (1992 – tani).

Studente të njohur

Në periudha të ndryshme kohore, në Shkollën e Gallata Sarajit studiuan edhe një numër i konsiderueshëm shqiptarësh.

Shih edhe

Referime dhe shënime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.