From Wikipedia, the free encyclopedia
Kubeja e Gjelbër ose Kupola Jeshile (arabisht: القبة الخضراء ) është një kube ngjyrë jeshile e ndërtuar mbi varrin e profetit Muhammed dhe Kalifëve myslimanë, Ebu Bekër dhe Omer. Kubeja gjendet në cepin jug-lindor të el-Mesxhid en-Nebeui (Xhamia e Profetit) në Medine.[1]
Struktura daton në vitin 1279, kur një kupolë prej druri e pa ngjyrosur u ndërtua mbi varrin. Më vonë u rindërtua dhe u pikturua me ngjyra të ndryshme dy herë në fund të shekullit 15 dhe një herë në 1817. Kube u pikturua fillimisht e gjelbër në 1837, dhe kështu u bë e njohur si Kubeja e Gjelbër . [2]
E ndërtuar në vitin 1279 ose 678 H gjatë sundimit të Sultanit Mamluk El Mansur Kalavun, [3] struktura origjinale ishte prej druri dhe nuk ishte e ngjyrosur, [4] ajo u pikturua me të bardhë dhe blu në restaurimet e mëvonshme. Pas një zjarri të rëndë që goditi Xhaminë në vitin 1481, xhamia dhe kubeja ishin djegur dhe një projekt restaurimi u mor përsipër nga Sultan Kaitbej i cili zëvendësoi pjesën më të madhe të bazës prej druri me një strukturë me tulla me qëllim që të parandalonte rënien e kupolës në të ardhmen. Në atë rast u përdorën pllaka plumbi për të mbuluar kupolën e re prej druri. Ndërtesa, duke përfshirë Varrin e Profetit, u përtërinë gjerësisht gjatë udhëheqjes së Kaitbej. [5] Kupola e tanishme u shtua në 1818 nga Sulltani Osman Mahmudi II . [1] Kubeja u pikturua për herë të parë në vitin 1837. [2]
Kur Saud bin Abdulaziz e mori Medinën në vitin 1805, pasuesit e tij, vehabistët, shkatërruan pothuajse çdo kupolë varresh në Medinë bazuar në besimin e tyre se nderimi i varreve dhe i vendeve të tilla është një vepër kundër Teuhidit. Nga varri i Muhammedit u hoqën me dhunë stolitë e arit dhe xhevahiret, por kupola u ruajt për shkak të një përpjekjeje të pasuksesshme për prishjen e strukturës së saj të ngurtë, ose për shkak se më parë Ibn Abdulvehhabi shkroi se nuk dëshironte të shihte kupolën e shkatërruar edhe pse kishte mllef ndaj njerëzve që luteshin në varr. [6] Ngjarje të ngjashme ndodhën në vitin 1925, kur forcat Saudite rimorën dhe këtë herë arritën të mbajnë qytetin. [7] [8] [9] Në vitin 2007, sipas The Independent, një broshurë e miratuar nga Myftiu i Arabisë Saudite dhe i botuar nga Ministria Saudite e Punëve Islamike deklaroi se "kubeja e gjelbër do të shkatërrohet dhe të tre varrezat do të rrafshohen në Xhaminë e Profetit". Sidoqoftë, për shkak të frikës ndaj reagimit ekstrem dhe për të ndaluar protesta masive në mbarë botën, kjo gjë nuk mund të zbatohet. [10]
Varri i Muhammedit qëndron brenda kufijve të asaj që dikur ishte shtëpia e tij dhe gruas së tij Aishe, Huxhra. Gjatë jetës së tij, ai e zgjeroi xhaminë. Xhamia u zgjerua gjatë sundimit të kalifit el-Ualid I duke përfshirë varrin e tij brenda. [2] Varri i Muhammedit është një arsye e rëndësishme për shenjtërinë e lartë të xhamisë, pasi Kubeja e Profetit shënon vendndodhjen e varrit. [11] Miliona e vizitojnë atë çdo vit, pasi është traditë për të vizituar xhaminë pas pelegrinazhit në Mekë . [ citim i nevojshëm ] Dy kalifët e parë, Ebu Bekri dhe Omeri u varrosen pranë Muhammedit. Omerit iu dha një vend pranë Muhammedit nga Aisha, që fillimisht ishte menduar për të. Varri i Muhamedit nuk mund të shihet sepse zona është rrethuar nga një rrjetë ari dhe perde të zeza [11]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.