From Wikipedia, the free encyclopedia
Kryengritja e Malësorëve e vitit 1911[1][2] ishte një kryengritje e viseve të Malësisë në Vilajetin e Shkodrës në Perandorinë Osmane që zgjati nga 24 mars 1911 deri më 4 gusht 1911.
Kryengritja e Malësorëve | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
| |||||||
Palët pjesëmarrëse | |||||||
Perandoria Osmane | Malësorët shqipëtarë dhe fiset katolike nga Vilajeti i Shkodrës | ||||||
Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
Shefqet Turgut Pasha |
Ded Gjo Luli Sokol Baci | ||||||
Fuqia ushtarake | |||||||
8.000 | Me pak |
Në mesin e vitit 1910 u krijua një situatë e koklavitur për klerin katolik dhe malësorët katolikë. Në këtë periudhë, qeveria osmane ndërmori disa reforma centralizuese. Kjo gjë detyroi malësorët, të cilët prej shekujsh gëzonin autonomi fiskale dhe administrative, t'i nënshtroheshin ligjit. Politikë kjo që ndolli reagimin e tyre, së pari duke u përpjekur për një ujdi me drejtuesit e malësorëve, por pas ardhjes së 12 batalioneve të drejtuara nga Shefqet Turgut Pasha në Shkodër më 24 korrik 1910, u krijua një klimë konfrontuese.[3]
Nisma ushtarake ishte pjesë e fushatës së çarmatosjes së popullsisë. Dhuna e batalioneve osmane në disa zona malore i shtyu shqiptarët katolikë të strehoheshin në Mal të Zi.[3]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.