From Wikipedia, the free encyclopedia
Këlcyra është qytet në Shqipërinë jugore, pjesë e qarkut Gjirokastër. Ajo shtrihet mes maleve Trebeshinë dhe Nemerckë dhe laget nga lumenjtë Vjosë dhe Dëshnicë.
Këlcyra | |
---|---|
Popullsia | 12.537 |
{{{postal_code_type}}} | 6402 |
Faqja zyrtare | Bashkia e Kelcyrës |
Territori i bashkisë shtrihet në pjesën jugore të vendit tonë dhe kufzohet në veri me Beratin, në jug me Gjirokastrën, në lindje me Përmetin dhe në perëndim me Tepelenën.
Bashkisë Këlcyrë i bashkohen njësitë administrative Ballaban, Sukë dhe Dishnicë. Gjithësej, bashkia ka nën administrimin e saj 49 fshatra.
Gryka e Këlcyrës në kohët e moçme e njohur si Fauces Antigonenses, është vendi prej ku Filipi V i Maqedonisë u preu rrugen romakëve të Flaminit. Më vonë, romakët vendosën aty nje koloni me funksionin e një mansio, stacion ku ushtarët romak kalonin natën me një garnizon që mbronte kalimin prej Adriatikut drejt Maqedonisë. Ishin romakët që i dhanë vendit emrin Clausura, me kuptimin, vend kalimi të fortifikuar. Në shek. XIV qyteti thiret Chisania (Kisania) ose me emrin greko-romak Clazura (Klazura), Klelsoupa, Clisania (Klisania), Klisura. Qyteti njihet si pronë e Muzakajve, Andrea Muzakës – zot i Beratit dhe Marshall i Arbërisë (1280-1319). Me vdekjen e Andreas I, trashëgimia i kaloi djalit të tij, Teodorit I, që la dy djem, më i vogli i të cilëve, Mentuli ose Mentori mbante titullin e Kontit të Klisanisë.
Në vitin 1331-1332 kronisti bizantin Jan Kontakuzeni njofton se fshatarët e jugut, midis të cilave edhe ata të zonës së Përmetit, u hodhën në kryengritje të fuqishme kundër mujshisë së guvernatorit Niqifor Hanza dhe pushtuan kështjellën e Klisanisë, që e shkatërruan. Kryengritja u shtyp nga perandori bizantin Androniku III Paleologu edhe me ndihmën e mercenarëve me prejardhje nga zonat e Turqisë së sotme.
Nga fundi i shek. XIV (1394-96) Muzakajt u shquan në luftërat kundër osmanëve që po shkatërronin vendin. Mirëpo ata nuk i rezistuan dot valës të dyndjes së tyre, prandaj një pjesë shkoi në Napoli, midis syresh edhe Gjon Muzaka, që shkroi më 1510 ‘‘Histori e gjenealogjisë së shtëpisë së Muzakajve’’, kurse një pjesë u pajtua me njohjen e suzerenitetit të Sulltanit. Themeluesi i fisit të Klisurave mëtohet se ishte Teodori, trashëgimtari i të cilit, Jakobi, u kthye në fenë myslimane me emrin Jakup dhe nisi të bëjë karrierë në rradhët e Perandorisë osmane.
Jakupi në vitet 30 të shek. XV u vra në luftën kundër hungarezëve. Pasardhësit e tij qenë: Murati, Islami, Mahmudi, Veliu, Rizai, Islami, Murati, gjyshi i Ali Pashë Tepelenës e Muhameti, stërgjyshi i Ali Këlcyrës (shih pemën gjenealogjikëe).
Ali Pashë Tepelena kur Porta e Lartë i kishte duart e zëna me luftën kundër Austrisë e Rusisë (1789-1791), duke përfituar nga posti i Dervenxhi Bashisë e me preteksin e vendosjes së rendit, zaptoi edhe Klisuren. Mirëpo Klisurat nuk iu nënështruan dhe i nxorën telashe gjersa Ali Pasha u shtrëngua ta internojë familjen e tyre në Artë, ndonëse kryezonja e kështjellës, Hejbetulla hanëmi, ishte mbesa që ai donte më shumë. Paskëtaj kështjella për dhjetë vjet u bë ndeja e garnizonit ushtarak të Ali Pashës.
Kur më 1822 Pashai i Janinës u vra dhe mori fund sundimi i tij, të internuarit u kthyen përsëri në Klisurë por kështjella, selia shekullore e familjes, pothuajse ishte shkatërruar. Kësisoj Islam beu, djali i parë i Muhamet beut, me të vëllezrit dhe nëna e tyre Hejbetulla hanëmi, vendosën të ndërtojnë në pllajën e Katundishtës një kështjellë të re. Fshatarët që ndërkohë kishin zënë tokat e beut të internuar, iu kundërvunë haptas riselitjes së autoritetit të tij. Mirëpo pas një përleshjeje të përgjakshme fshatarët u nënështruan dhe Klisurat vendosën sërishmi sundimin despotik të familjes. Paskëtaj jeta e fshatarëve u ndërthur deri dhe ne çastet më intime me pushtetin e beut: kushdo që do të martohej mes Klisurës dhe Përmetit, Zagorisë (Rrëzëmalit), Qafës së Kiçokut dhe Kokojkës, pra në zonën ku shtrihej qeverisja e familjes Klisura, dhëndri duhet t’i sillte të parit të bejlerëve një dele, ndërsa ky i dhuronte një kallpak të bardhë me një setër të shkurtër të qëndisur me fije ari (që kishte kuptimin e peshës dhe të vlerës së pushtetit të beut).
Këlcyrat ishin lidhur përmes krushqive me familjet më të shquara të vendit: Asllan-Pashallite, Vlorat, Konicat, Frashorët, Luarasët, Vrionët etj. Pinjollja e fundit e familjes Këlcyra është vajza e Ali Këlcyrës, Hëna Këlcyra (Hanna Klisura), e lindur në vitin 1935 në Paris, ajo jeton në Vjenë.
Eshtë fakt i njohur botërisht se Këlcyra, si nyjë rrugore dhe qendër e luginës së Vjosës, ishte pika nevralgjike e frontit të luftës Italo-Greke gjatë Luftës së Dytë Botërore. Marrja nën kontroll e Grykës prej armatës greke shënoi humbjen më të rëndësishme strategjike që rezultoi në një disfat përfundimtare për italianët.
Ne librin Il ponte di Klisura të Rinaldo Panetta-s përshkruhet rëndësia strategjike e grykës: Il nome di Klisura, lungo la valle della Vojussa, ci attira con una specie di sortilegio, perche' in quella zona si sta combattendo duramente. E' quello il centro del fronte.
Zona e Përmetit eshte një nga më të përshtatshmet e kultivimit të hardhisë ne Shqipëri. Punishtja më e madhe e verës në këtë rreth, ajo e Këlcyrës, njeh një prodhimtari të madhe dhe cilësore të verës e rakisë, por sigurisht jo të përmasave të dikurshme.
Sipas specialistëve të vreshtarisë, në rrethin e Përmetit mund të kultivohen gati të gjitha varietetet e rrushit si Muskati, Riesling, Merlot e deri te kultivime të tjerë si Afuzali, Sulltanina (rrush pa farë shumë i preferuar nga konsumatorët) etj. Por, pa dyshim, më i përshtatshëm për klimën e zones se Permetit është Merloti.
Eshte vend pushimi në të cilin gjenden burime ujore malore të cilat derdhen në lumin Vjosë të rrethuara nga një masiv pemësh.
Është peizazh karakteristik ku ndërthuren natyrshëm bimësia barishtore, drurët pyjorë me bimësinë higro – hidrofile që gjendet përgjatë burimeve ujore në shtratin e lumit Vjose, habitat ku shprehen mirë të gjitha tipet e bimësisë.
Gjatësia e kësaj lugine është 13 km dhe gjerësia 1 – 1.5 km.
Në largësinë rreth 3 km nga qyteti Këlcyrës ndodhen Rrepet e Grykës, objekt që funksionon si pikë turistike. Peizazhi i drurëvë pyjorë i harmonizuar me burime të bollshme ujore ka vlera atraktive, estetike e ekoturistike.
Përgjatë luginës Gryka e Këlcyrës gjendet burimi ujor Ujët e Zi, që ruan kaltërsinë edhe kur përzihet me ujërat e lumit Vjosë. Ky peizazh ka vlera mjedisore të pazevendësueshme, tepër çlodhës dhe rekreativ për vizitorët. Frekuentohet nga vizitorë vendas dhe të huaj.
Qyteti i Këlcyrës përfaqëson një nga dy qendrat e rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe social për rrethin e Përmetit, veç qytetit të Përmetit.
Konteksti ekonomik i bashkisë përfaqësohet nga disa sektorë, të cilët kanë peshë specifke në këtë ekonomi. Bujqësia dhe blegtoria përbëjnë drejtimin kryesor ekonomik të pjesës më të madhe të popullsisë. Industria përpunuese përbën një tjetër angazhim të popullatës lokale.
Zona njihet për si qendër për kultivimin e rakisë dhe verës me nje traditë të spikatur në prodhimin dhe përpunimin e fruta perimeve dhe produkteve blegtorale dhe per cilesine e tyre te larte.
Përfshirja në aktivitete të vogla tregetare si dyqanet ushqimore, tekstile, dhe shërbimi përbën angazhime të tjera për gjenerimin e të ardhurave për popullsinë.
Vetitë e këtij varieteti si përmbajtja e lartë e alkoolit etilik, vjetërimi i shpejtë, përqindja e lartë e sheqerit dhe përmbajtja e lartë e lëndëve ngjyruese, e bëjnë verën e prodhuar të Merlotit nga më të degustuarat e më të preferuarat në të gjithë vendin dhe konkurruese dinjitoze me verërat e importit.
Për herë të parë në Shqipëri ky varietet rrushi ka hyrë në vitin 1959 dhe që prej atij viti ai ka gjetur një përhapje të gjerë në rrethin e Përmetit, i cili zë edhe vendin e parë në Shqipëri për kultivimin e Merlotit.
Por, nëse në vitin 1988 në rrethin e Përmetit mbillej 170 ha., vetëm 10 vjet më vonë, pra në vitin 1998, kultivimi i këtij varieteti ka zbritur në rreth 110 ha.
Sipas inspektorëve të bujqësisë pranë Prefekturës së Gjirokastrës, nëse do të arrihet futja e rrethit të Përmetit në projektet e IFAD2, atëherë vreshtaria në këtë rreth do të njohë një zhvillim të madh dhe do t'ia rikthejë kësaj zone dhe emrin e dikurshëm të pijeve cilësore.
Popullsia e Këlcyrës është e përbërë kryesisht nga vendas dhe të ardhur nga fshatrat përreth. Bie ne sy migrimi i madh drejt qëndres së Shqiperisë dhe kryesisht drejt Tiranes. Tjetër emigrim është ai i djemve të rinj në Greqi kryesisht për arsye ekonomike. Shumë të tjerë kanë emigruar në SHBA të ndihmuar nga llotaria e përvitshme amerikane.
Në ditët e sotme vërehet një tendencë në rritje e fshatrave përreth për të banuar ne Kelcyre duke e parë ate si pikën ku mund të kenë edhe bujqësi por edhe të jetojnë në një qytet me histori dhe traditë.
Sipas Censusit 2011, bashkia ka një popullsi prej 6,113 banorësh. Ndërkohë, sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 12,537 banorë, pra 49% më shumë. Popullsia është më shumë e përqëndruar në qytetin e Këlcyrës; 40% e popullisë. Popullsia e lokalizuar në secilën prej njësive të tjera administrative varion nga 18% deri në 22% të popullsisë totale të bashkisë. Nëse merret në konsideratë shpërndarja e popullsisë në një numër të madh fshatrash (14-15), numri i banorëve për fshat është tejet i ulët; më pak se 200 banorë për fshat. Vetëm qyteti i Këlcyrës bën përjashtim duke patur 846 banorë për fshat. Një numër kaq i vogël i banorëve që fshatrat grupojnë realisht përbën një problem dhe sfdë për qeverisjen lokale në lidhje me mbulimin e territorit të bashkisë me shërbime, pasi ato nuk do të siguronin ekonominë e shkallës. Popullsia e bashkisë dominohet më shumë nga grupmosha 15-64 vjeç, e cila përfaqëson popullsinë aktive për punë. Kjo grupmoshë përfaqëson një përqindje të konsiderueshme, 67% e popullsisë totale. Mosha e tretë (65 vjeç+) përfaqëson 15.5 % të popullsisë, ndërsa grupmosha 0-14 vjeç përbën vetëm 17% të popullsisë së bashkisë Këlcyrë.
Dinamika e popullsisë: sipas të dhënave demografke (Instat, Census 2001 dhe 2011),popullsia e bashkisë është zvogëluar ndjeshëm. 43%e familjeve janë larguar. Njësia administrative Sukë ka përqindjen më të madhe të popullsisë së larguar, më shumë se gjysmën e popullsisë (-55%). Pak më pak, por përsëri në masën e përgjysmimit të popullsisë karakterizohet edhe njësia Ballaban (-52%) dhe Dishnicë (-49%).
Këlcyra ka përqindjen më të vogël të popullsisë të larguar (-22%) krahasuar me njësitë e tjera administrative. Migrimi drejt zonave urbane si Tirana dhe Durrësi si dhe emigracioni, kryesisht drejt vendit fqinj Greqi, janë faktorët e largimit masiv të popullsisë së zonës, sidomos të zonave malore. Ky largim në këtë masë të konsiderueshme është diktuar nga nevoja e popullatës lokale për një jetesë më cilësore.
Me rifitimin e lirisë së besimit, pas persekutimit shumëvjeçar (1945-1991), i pari objekt fetar i rindërtuar në Këlcyrë është Kisha Ortodokse Shën Maria "Ungjillëzimi i Perëndilindeses". Një tjetër objekt kulti ortodoks është Manastiri i Shën Kollit (Shën Nikolla) në Grykën e Këlcyrës.
Xhamia e Këlcyrës e ngritur pas rënies së sistemit komunist në Shqipëri, nga shoqata "Vakfi Islamik", është një nga objektet e kultit më të frekuentuara në qytetin e Këlcyrës. Jo vetem qytetarët e Këlcyrës por edhe fshatrat per rreth marrin pjesë në aktivetetet e ndyshme fetare. Xhamia e Këlcyrës është bërë strehë në ndihmë të të gjithë femijeve jetimë në jugun e Shqipërisë.
Falë kntributeve modeste të besimtarëve, është ndërtuar edhe një Teqe.
Skuadra e futbollit KF Këlcyra është themeluar në vitin 1981 dhe aktualisht luan në kategorinë e dytë të kampionatit shqiptar të futbollit, më përpara skuadra është njohur me emrin "Ulërima"
Karakteristike për skuadrën Këlcyra është loja e fortë dhe e bukur.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.