From Wikipedia, the free encyclopedia
Islami në Kosovë është feja më e përhapur, e cila ka një traditë e gjatë, që daton edhe para ardhjes së osmanëve në Ballkan, duke përfshirë dhe Kosovën.
Para Betejës së Kosovës së vitit 1389, i gjithë rajoni i Ballkanit ishte i kristianizuar nga të dy perandoritë romake, perëndimitore dhe lindore. Nga viti 1389 deri në vitin 1912, Kosova ishte pjesë e Perandorisë myslimane Osmane dhe si e tillë një nivel të lartë popullsia përqafoi islamin. Gjatë periudhës së pas Luftës së dytë Botërore, Kosova u sunduan nga autoritetet laike socialiste të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ-së). Gjatë kësaj periudhe, Kosovarët u bënë gjithnjë e më sekularë. Sot, mbi 96% e popullatës së Kosovës janë myslimanë, shumica e të cilëve janë shqiptarë etnikë.[1] Ka edhe komunitete të tjera myslimane: turqit dhe sllavisht-folësit, të cilët e përkufizojnë veten si boshnjakë dhe goranë.
Organizata zyrtare e myslimanëve në Kosovë është Bashkësisë Islame e Kosovës, e udhëhequr nga Kryemyftiu, aktualisht Naim Tërnava.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.