Remove ads
From Wikipedia, the free encyclopedia
Fetë që kanë lindur dhe janë zhvilluar në gadishullin indian quhen fe indiane. Krahas ngjashmërisë së karaktereve gjenerale të tyre, këto, me ndikimin e themeluesve dhe me zhvillimin historik të tyre, kanë specifika dhe zhvillim të posaçëm. Në krye të tyre qëndron feja tradicionale e gadishullit indian, hinduizmi. Këtë e ndjekin budizmi, jogizmi, xhajnizmi, si dhe rrymat dhe fraksionet e tjera të tyre.
Është përfaqësuesi më shumëngjyrësh i besimeve politeiste[1] (në shumë zotra) në kohën e sotme. Tërheq vëmendje me idhujt, të cilët në disa raste janë me qindra, të vendosur në tempujt e fshatrave. Ata jetojnë bashkë me muslimanët dhe numri i tyre është deri 200 milionë. Hindu është emër persisht me të cilin muslimanët i emërtojnë popujt që jetojnë rreth e përqark lumit Indus. Ky emërtim është një shprehje gjeografike. Termi “hinduizëm” përdoret për të shprehur sistemin e mendimit dhe besimin e këtij populli. Ndërsa termi brahmanizëm, nuk rrjedh nga Zoti Brahman, por nga klasa brahmane e priftërinjve indianë. Ne nga shprehjet hinduizëm dhe brahmanizëm kuptojmë mënyrën e përshtypjeve (ndijimit), mendimit, besimit dhe jetesës së indianëve, duke filluar nga periudha më e lashtë e Vedave e deri më sot. Ndërsa indianët për të shpjeguar fenë e tyre përdorin shprehjen “Sanatana Dharma” (rregull i përhershëm). Rol të rëndësishëm në formimin e gjendjes së sotme të hinduizmit, në këtë apo në atë formë, kanë luajtur shërbimet e popujve të ndryshëm të racës së bardhë, të verdhë dhe të zezë. Banorët më të vjetër të Indisë, duke u përzier me popujt e ardhur nga veriu janë zhdukur, ka mundësi që ata të jenë të zinjtë (negrit) me gjenezë afrikanë dhe malenezë. Racën e verdhë e përfaqësojnë popujt Mon-Khmer të Indisë Veriore. Ndërsa raca e bardhë mendohen të jenë dravidët e sotëm, të cilët mijëra vjet përpara janë shpërngulur nga veriu. Ndoshta kanë dhe një afërsi me popujt e vjetër të Pellgut të Mesdheut. Arianët me përkatësi të grupit gjuhësor Indo-Evropian, të afërt me persianët, janë shpërngulur për në Indi në vitin 1500 para erës sonë. Edhe pse në fillim të shekullit të XX u hodhën disa hipoteza se arianët janë themeluesit e kulturës indiane, gjurmimet në rajonin Harapa (në jug të Panxhabit) dhe Mahenjo-daro (në Sind) në vitin 1921-1922 tregojnë se, para shpërnguljes së arianëve, në vitin 2500 para erës sonë, në Indi ka ekzistuar një kulturë shumë e zhvilluar qytetare në rajonin indus dhe se dikur kur kanë ardhur aty janë ballafaquar me një kulturë shumë të zhvilluar. Vetëm se për fat të keq, për shkak të moszgjidhjes së mjaftueshme të burimeve arkeologjike, nuk mund të dimë se cili popull e ka themeluar kulturën induse dhe çfarë gjuhe ka folur ai popull. Por, s’ka dyshim se ajo ka pasur lidhje me kulturën e Anadollit. Kjo cilësohet si një kulturë botërore internacionale e zhvilluar në atë kohë. Veprat artistike që gjenden atje, vulat dhe nuskat tregojnë se populli indus ka poseduar edhe kulturën e vizatimit (një përshkrim i zotit përkujton Shivanë të ulur si Joga), e cila u ngjan indianëve të sotëm; gjithashtu tregojnë se u kanë besuar kafshëve të shenjta si krokodilit, gjarprit dhe kaut dhe materieve si drurit të fikut dhe gurit allus (linga) ; po ashtu tregojnë se, si simbol kanë përdorur edhe svastikën. Me sa duket arianët, të cilët në vitin 1500 dhe 1250 para erës sonë janë shpërngulur prej ngushticave të verilindjes për në Panxhab, e kanë shkatërruar këtë kulturë të vjetër dhe kanë lëvizur drejt lindjes; dhe në masë të madhe janë ndikuar nga kultura vendase. Kështu që hinduizmi, duhet të jetë një sintezë e përzierjes së besimit të arianëve dhe popujve vendas.
Në krye të shkrimeve fetare indiane janë Vedat të shkruara në sanskritisht. Veda si fjalë ka kuptimin “dituri, urtësi e përhershme”. Është një përmbledhje e madhe e teksteve fetare e shfaqur në vitet 1250 dhe 800 para erës sonë. Në shek. 5 para erës sonë është filluar studimi për gramatikën e gjuhës. Kjo gjuhë edhe sot për studiuesit indianë është gjuhë fetare. Literatura e vedave përbëhet nga katër grupe tekstesh:
Në krahasim me librat e mëparshëm është shkruar më vonë. Ndërsa Brahmana, është futur në mesin e librave të shenjtë të shkruara më vonë nga ana priftërinjve. Në mënyrë të përgjithshme tregon për sakrificën dhe për problemet në lidhje me urtësinë dhe teologjinë të shkruara për nxënësit. Upanishadat, janë pjesa e fundit e literaturës së Vedave. Esencën e tyre e përbëjnë teknika dhe udhëzimet për sakrifikim. Por, gjithashtu ka edhe të atillë që Upanishadat nuk i llogarisin si Veda, por i pranojnë si libra të dorës së dytë të fesë indiane dhe brahmane. Këtu autoriteti i sakrificës është kthyer në misticizëm shpëtues. Sipas Upanishadave krijesat janë krijuar me bashkimin e shpirtit të njeriut (Atman) dhe shpirtit të universit (Brahman). Dhe kënaqësia e përhershme arrihet me njohjen e këtij krijimi. Njeriu dhe universi, sipas misticizmit, duke u bashkuar, në formë të një shëndritjeje të mrekullueshme, do të arrijnë në një kënaqësi. E tërë literatura e Vedave pranohet si shpallje dhe inspirim (Shuriti) i marrur nga Rishis-ët (fallxhinjtë e shenjtë të periudhës së parë). Gjithashtu pranohen si frymë e ekzistencës së pafillimtë, d.m.th. frymë e zotit Brahman. Ndërsa disa besojnë se Vedat janë të ligjëruara nga një zot ose se ato ekzistojnë që në eternitet.
Dy legjenda me emrin Mahabharata dhe Ramajana janë të përfshira në Vedat: E para, ëshë tregim i një lufte në mes familjeve Pendus dhe Kurus, me 100.000 strofa në sanskritisht. Përfshin edhe shumë poezi edukative dhe didaktike. Më e njohura nga këto është Bhagavadgita, që ka kuptimin ”kënga e të mëdhenjve”. Sipas shumicës “Gita” përbën Librin 6 të Mahabharata-së. Zoti Vishnu, paraqitet në pamje botërore si Krishna i Madh dhe pas luftës së madhe trimit Arjuna, siç thuhet në një legjendë, i jep njohuri për ekzistimin e Zotit, botës dhe shpirtit. Arjuna, kur i sheh të afërmit e tij në fushën e luftës në grupin e kundërshtarëve, nuk dëshiron që të luftojë; vetëm se Zoti Vishnu, i cili kujdeset për qerren e Tij (Arjunasë), e bind Atë se duhet të luftojë. Fjalët e tij i mbështet në këtë bazë: “Kalimtarë janë vetëm trupat e njerëzve, ndërsa shpirti i tyre është i pavdekshëm”. Sipas Bhagavadgita-së, Zoti veten e tij e ka përhapur në botë. Ai është çdo gjë dhe në çdo gjë. Në të njëjtën kohë është edhe sundues i universit. Ata që me dëshirën e tyre vetëveten ia nënshtrojnë Zotit Krishna-Vishnu edhe Zoti do t’iu përkulet dhe do t’iu përgjigjet. Mbështetja e fesë subjektive (individuale) nga Libri, ka shumë rëndësi për shumë njerëz në Evropë dhe Indi. Për shembull, Mahatma Gandi thotë: “Kur demoralizohem e hap Bhagavadgitan; lexoj një strofë këtu një strofë atje dhe edhe nëse jam në brengë të mëdha, menjëherë filloj të qesh”. Ramajana, me 24.000 strofa shpjegon tregimin e jetës së një princi legjendë Ramasë. Sipas kësaj, Ravana, mbreti i viganëve, e grabit gruan e Ramasë dhe e çon në ishullin Cejlon (Lanka). Edhe Rama, me ndihmën e majmunëve, të cilët kanë ndërtuar ura mbi oqean, korr sukses në shpëtimin e gruas së tij Sitasë. Në veprën e tij 18 Purana (tregime të vjetra) me përmbajtje legjendare, tregon për krijimin e botës, adhurimet dhe urtësitë. Purana më e njohur “Bhagavata”, ka një ndikim të madh falë epopesë së Krishnas.
Përveç librave të lartpërmendur ka edhe shkrime të shenjta të tjera të fraksioneve të ndryshme. Vetëm se këto nuk pranohen nga të gjithë hindusët. Shkrimet, e përmbledhura nën titullin “Tantra” (tekst) dhe “Agama” (transmetim), kanë dalë në shesh në fund të mijëvjetëshit të parë. Libri i Ligjit të Manusë dhe veprat tjera legjendare numërohen si Smriti (shpallje). Kjo literaturë madhështore është shkruar në sanskritisht, gjuhë të cilën e kanë përdorur intelektualët e lashtë. Por ka 1400 vjet që literatura e hinduizmit dalëngadalë është larguar nga sanskritishtja. Poetët preferojnë gjuhë të ndryshme të reja indiane. Më të rëndësishme nga këto gjuhë janë ajo indiane, bengale, maratanaje, gujxhouje. Historia e zotëve që është shkruar në këtë gjuhë i është prezentuar për dobi rrethit më të gjerë. Këto vepra janë vazhdim i literaturës në sanskritisht. Përkundër kësaj, një pjesë e literaturës së shkruar në gjuhët dravid (kanara, telegu, tamil dhe malajane), të cilat nuk janë ariane, janë shkruar në mijëvjetshin e parë para erës sonë. Sado që të jenë të ndikuara nga literatura sanskritishte, ato në aspektin e gjuhës dhe përmbajtjes paraqesin një specifikë tjetër.
Sipas konceptit indian universi është i përhershëm; vetëm se botërat (në Zotin Brahman, d.m.th. në Vezën-Brahman) të cilat e përbëjnë atë gjithmonë pësojnë ndryshime. Periodikisht dalin në shesh, jetojnë dhe zhduken. Çdo shkollë dhe fraksion ka mendim të ndryshëm në lidhje me atë se në çfarë forme dhe si është krijuar bota dhe se pas një kohe të gjatë si do të zhduket ajo. Këto, për elementet përbërëse të botës, sipas formës së daljes nga Zoti, kanë zhvilluar mendime të ndryshme. Bota udhëhiqet nga Zoti. Ajo është krijuar nga substancat ose nga lëmshi i atomeve të përhershme, të cilat ekzistojnë bashkë me Zotin. Në çdo vend të botës, në kontinentet e rrethuara me detëra jetojnë njerëz dhe kafshë. Në katet e epërme të botës nëntokësore qëndrojnë demonët. Ndërsa mbi sipërfaqe të tokës ka një mbi një vendbanime qiellore. Të gjitha gjallesat prej Brahmanëve, që kanë katër fytyra, e deri në një livadh, kanë shpirtëra të pavdekshëm të mbështjellur me trup material që janë që në eternitet (amëshim). Sipas parimit, i cili vepron mbi përgjigjen e punëve të mira dhe të këqija, (shpirti) është i detyruar të shëtisë prej një krijese në një krijesë tjetër. Sipas asaj që e pranojnë të gjithë fraksionet të gjitha krijesat, duke marrë parasysh edhe zotërat përveç Zotit të madh dhe të përhershëm Ishvarasë, i janë nënshtruar këtij ligji të përgjithshëm të universit.
Sipas këtyre koncepteve, pranohet se në çdo sistem të universit ekziston një Zot i Zjarrit dhe një Indra. Nëse veprat e shpirtrave që gjenden në qeniet hyjnore nuk janë në përputhshmëri me nivelin ku gjenden, si përgjigje për të do të lindin përsëri në tokë. Ndërsa vendet e tyre i zotërojnë shpirtërat e tjerë me karma të përshtatshme, që kanë të njëjtin obligim dhe të njëjtat aftësi. Ndryshimet periodike në lindjen dhe perëndimin e botës, ndodhin në një udhëtim historik të caktuar të cilat vazhdojnë me miliona vite.
Brahma është zoti që jeton më shumë nga zotërat e vdekur. Jeta e tij është sa një qind vjet të Brahmas. Kjo në vite njerëzore është 311.041.000.000.000 vjet. Kur të afrohet fundi i jetës do të shkatërrohet edhe sistemi botëror. Do të bëhet një substancë e pakuptueshme dhe e pandjeshme sikur hiçi. Përsëri pas qëndrimit kaq të gjatë në qetësi absolute do të lindë një botë e re, një Brahman i ri. Në jetën e Brahmanit do të ketë ndryshime kohore si ditët dhe netët njerëzore të cilat ndjekin njëra-tjetrën. Me mbarimin e një dite të Brahmanit një pjesë e botës do të zhduket dhe drejt kësaj humbjeje shkojnë vetëm pjesët e poshtme të sistemit botëror. Me lindjen e një dite të re të Brahmasë, në pjesët e epërme të sistemit botëror, do të fillojë një krijim i pjesërishëm. Një ditë e Brahmasë bën një “kalpa”, i cili përfshin edhe jetën botërore të madhe 1000 vjeçare. Ndërsa një jetë botërore (Mahajuga) është sa 320.000 x 4 jetë njeriu. Një jetë më e gjatë botërore është e përbërë nga mbledhja e periudhave të quajtura Krita, Treta, Dvapara dhe Kali dhe çdo njëra nga ato (sipas rënditjes) reflekton 4, 3, 2, 1 mijë (Vjet Zoti). Jugatë (periudhat botërore) dallojnë nga njëra tjetra sipas vazhdueshmërisë dhe cilësisë. Një Juga xhevahiri është periudha më e gjatë. Në këtë periudhë ka një lumturi të përgjithshme. Njerëzit janë dashamirë të së vërtetës dhe të drejtë. Në çdo Juga që e pason atë do të ketë një keqësim të vazhdueshëm, kështu që më në fund, në Kali-Juga në etikë dhe në çdo send do të ketë një rënie; kjo rënie në jetën e njeriut dhe në botë arrin kulminacionin. Së fundi përsëri fillon një jetë botërore e lumtur që do të jetë e detyruar që në të ardhmen vendin e vet t’ua lërë periudhave që pasojnë. Në çdonjërën nga këto Juga ka nga një të kuqe mëngjezi dhe një të kuqe mbrëmjeje që zgjatë sa një e katërta e vetë asaj.
Sot ne gjendemi në Mëngjesin e Kuq të Jugasë Kali, që fillon më 17 Shkurt 3102 me vdekjen e Krishnas. Luftërat e përshkruara në Mahabharata kanë ndodhur në Juganë Dvapara, kurse aventurat e Ramasë dhe Ravanasë në Juganë Treta.
Hinduistët janë mësuar me këtë llogari madhështore të kohës. Besojnë se njohuritë metafizike, sikur që e pranojnë se para mijëra vitesh kanë jetuar trima historikë, dhe shkrimet e shenjta janë shpallur në periudha aq të vjetra, sa që s’mund të paramendohet; ndodhitë të cilat shkrimtarët ua shpjegojnë Mahabharatasë dhe Ramasë besojnë se ata vetë i kanë përjetuar. Mendimin botëror indian që e shpjeguam deri më tash, e pranojnë shumica e indusëve. Ka mundësi që, në kundërshtim për atë që i kemi shpjeguar, të rastisen edhe mendime të shkollave dhe fraksioneve të ndryshme.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.