From Wikipedia, the free encyclopedia
Haveli është një term i përgjithshëm i përdoru pë një shtëpitë dhe banesat qytetare në Indi, Pakistan, Nepal dhe Bangladesh zakonisht një e tillë me domethënie historike dhe arkitekturore. Fjala haveli rrjedh nga arabishtja haveli, që do të thotë "ndarje" ose "hapësirë private" e bërë publike nën Sundimin Mogul dhe e shkëputur nga ndonjë traditë arkitekturore.[1][2] Më vonë, fjala haveli filloi të përdorej si term i përgjithshëm për stile të ndryshme të banesave rajonale, shtëpive qytetare dhe tempujve që gjenden në Indi, Pakistan, Nepal dhe Bangladesh.[3]
Shtëpitë tradicionale me oborr në Azinë Jugore janë ndërtuar sipas parimeve të lashtë të Vastu shastras,[4] që pohon se të gjitha hapësirat dalin nga një pikë e vetme, që është qendra e shtëpisë. Oborret janë një veçori e përbashkët në Arkitekturën e Azisë Jugore. Dëshmitë më të hershme arkiologjike të shtëpive me oborr në rajon datojnë që nga vitet 2600–2450 p.e.s.[5] Shtëpitë tradicionale në Azinë e Jugut janë të ndërtuara përreth oborrit dhe të gjitha veprimtaritë e familjeve vërtiten përreth chowkut ose oborrit. Për më tepër, oborri shërbente si një pus ndriçimi dhe një për të përmbushur një strategji efektive ajrimi në klimën e nxehtë dhe të thatë të Azisë Jugore. Gjatë periudhës mesjetare, termi Haveli u përdor për herë të parë në Rajputana të rajonit të Raxhastanit nga sekti vaishnavit për tiu referuar tempujve të tyre në Guxharat nën Perandorinë Mogule dhe mbretëritë Rajputana. Më vonë, termi i përgjithshëm haveli u identifikua me shtëpitë dhe banesat qytetare të klasës tregëtare.[6]
Të gjitha këto elemente bashkohen për të formuar një rrethim që i jep oborrit një ndjesi rregulli dhe sigurie. Format arkitekturore të ndërtimit të havelit ka evoluar në përgjigje të klimës, stilit të jetesës dhe disponueshmërisë së materialeve. Në klimat e nxehta ku freskimi është një nevojë, ndërtesat me oborre të brendshme konsideroheshin më të përshtatshmet. Ajo vepronte si një teknikë e përsosur freskimi, ndërsa lejonte gjithashtu edhe dritën brenda. Harkada përgjatë oborrit, ose muri i lartë rreth tij i mbanin brendësitë e ndërtesave të freskëta. Shumë prej havelëve të Indisë dhe Pakistanit u ndikuan nga Arkitektura e Raxhastanit. Ata zakonisht përmbajnë një oborr shpesh me një krua në qendër. Qytetet e vjetra të Agras, Lucknowt dhe Delhit në Indi dhe Lahore, Multani, Peshawari, Hyderabadi në Pakistan kanë shumë shembuj havelësh të Stilit Arkitekturor të Raxhastanit.
Termi Haveli u aplikua për herë të parë në Rajputana të rajonit të Raxhastanit nga sekti vaishnavit për tiu referuar tempujve të tyre në Guxharat. Në pjesën veriore të Indisë. Havelit për zotin Krishna janë mbizotërues me ndërtesa të stërmëdha si banesa. Havelit janë të shquar për afresket e tyre që paraqesin imazhet zotash, kafshësh, skena nga kolonizimi britanik dhe rrëfenja të jetës së hyjnive Rama dhe Krishna. Muzika këtu ishte e njihur si Haveli Sangeet.
Më vonë këto arkitektura tempullore dhe afresket u imituan ndërsa u ndërtuan banesa individuale të stërmëdha dhe tani fjala është popullore për të përcaktuar vetë banesat. Midis viteve 1830 dhe 1930, marwarët ndërtuan[7] godina në vendlindjen e tyre, Shekhawati dhe Marwar. Këto ndërtesa u quajtën haveli. Marwarët pajtuan artistë për ti pikturuar ato ndërtesa që u ndikuan rëndë nga Arkitektura Mogule. Havelit ishin simbole të statusit për Marwarët ashtu si dhe për shtëpitë për familjet e tyre të mëdha, duke mundësuar siguri dhe rehati në mbylljen nga bota e jashtme. Havelit e mbyllura nga të gjitha anët kishin një portë të madhe kryesore.
Havelit tipikë në Shekhawati konsistonin në dy oborre — një i jashtë për burrat që shërbente si një vend hyrjeje i gjerë dhe i brendshme, zona e grave. Havelit më të mëdhenj mund të kenë deri në tre ose katër oborre dhe ishin dy ose tre katësh. Shumë havelë tashmë janë të zbrazët ose mirëmbahen nga një rojë (zakonisht një burr i vjetër). Ndërsa shumë të tjerë janë shndërruar në hotele dhe vende turistike tërheqëse. Qytezat dhe fshatrat e Shekhawatit janë të famshëm për afresket e tyre të bukura në muret e havelëve të tyre madhështorë, saqë janë duke u bërë tërheqje të rëndësishme turistike. Havelit brenda dhe përreth Fortesës së Jaisalmerit (e njohur gjithashtu si Fortesa e Artë), e vendosur në Jaisalmer të Raxhastanit, nga të cilat tre më mbresëlënëset janë Patwon Ki Haveli, Salim Singh Ki Haveli dhe Nathmal-Ki Haveli, meritojnë të vihen në pah. Këto ishin shtëpi të rafinuara të tregëtarëve të pasur të Jaisalmerit. Skalitjet ekstravagante në gurë ranor me detaje të pafundme dhe pastaj përpikmërisht bashkuara në modele të ndryshme secili më i harlisur se tjetri u pajtuan për tu vendosur që të tregonin statusin dhe pasurinë e pronarit. Përreth Jaisalmerit, ata janë skalitur në mënyrë tipike nga guri i verdhë ranor. Ata shpesh janë të karakterizuar nga pikura murore, afreske, jharokha (ballkone) dhe qemere.[8][9]
Patwon Ji ki Haveli është më i rëndësishmi dhe më i madhi, ashtu si dhe i pari i ndërtuar në Jaisalmer. Ai nuk është një havel i vetëm por një kompleks prej 5 havelish të vegjël. I pari në radhë është gjithashtu edhe më popullori dhe është i njohur si Patwa Haveli i Kotharit. I pari mes tyre u pajtua dhe ndërtua në vitin 1805 nga Guman Chand Patwa, atëherë një tregëtar i pasur stolish dhe brokash të rafinuara që është më i madhi dhe më i stërholluari. Patwa ishte një njeri i pasur dhe një tregëtar i shquar i kohës së tij dhe kështu mund ta përballonte ndërtimin e godinave të veçanta për secilin nga pesë djemtë. Këto u përfunduan në një shtrirje prej 50 vjetësh. Të pesta godinat u ndërtuan në 60 vitet e para të shekullit të XIX.[10] Patwon Ji Ki është i shquar për pikturat e tij zbukuruese murore, jharokhat (ballkonet) e skalitura në mënyrë të stërholluar në gurin e verdhë ranor, portikët dhe harkadat. Megjithëse vetë ndërtesa është bërë prej guri të verdhë ranor, portiku kryesor është në ngjyrë kafte.
Në Pakistan ka një numër havelish historikisht dhe arkitektonikisht të rëndësishëm, shumica e të cilëve janë të vendosur në provincën e Punxhabit dhe të ndërtuar gjatë Periudhës Mogule.
Poshtë është një listë e disa prej havelëve me rëndësi arkitekturore dhe historike në Pakistan:
Haveli është gjithashtu titulli i një romani të Suzanne Fisher Staples që është fituese e çmimit Newbery Honor me romanin e saj Shabanu: Daughter of the Wind. Rrëfimi merr fill në një havel të modës së vjetër në Lahore të Pakistanit.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.