From Wikipedia, the free encyclopedia
Hatixhe bint Huvejlid (arabisht: خَدِيجَة بِنْت خُوَيْلِد, romanizuar: Khadīja bint Khuwaylid, rreth 555 e.s.[1] – maj 620 e.s.), e njohur zakonisht si Hatixhe, ishte gruaja e parë dhe ndjekësja e parë e profetit islam Muhamed. Hatixheja ishte e bija e Huvejlid ibn Asadit, një udhëheqës i fisit Kurejsh në Mekë dhe një biznesmene e suksesshme më vete.
Hatixhe bin Huvejlid "Nëna e Besimtarëve" | |
---|---|
(arabisht): خديجة | |
U lind në | Khadījah bint Khuwaylid" Rreth vitit 555[1] |
Vdiq | 11 Ramazan para hixhretit 3 në kalendarin antik (interkalate) arab[2] 22 nentor 619 AD Meke, Hexhaz, Arabia |
Vendi i prehjes | Xhenet el-Mu'alla, Meke |
Emrat e tjerë | Hatixhe el-Kubra |
Bashkëshorti/ja | 'Atiq ibn 'A'idh Al-Makhzumi Abu Hala Malak ibn Nabash Muhamedi |
Fëmijë | Hind bint ‘Atiq ‘Abdullah ibn ‘Atiq Halah ibn Abi Halah Hind ibn Abi Halah Zaynab bint Abi Halah Kasim ibn Muhamed Abdullah ibn Muhamed Zejneb bint Muhamed Rukeje bint Muhamed Umm Kulthum bint Muhamed Fatime bint Muhamed |
Prind/ër | Huvejlid ibn Asad Fatimah bint Za'idah |
Të afërm | Asad ibn ‘Abdul-‘Uzza (gjyshi) Halah bint Khuwaylid (motra) Waraqah ibn Nawfal (kushërirë) Amr-Ibn Asad (xhaxha) |
Hatixheja shpesh quhet nga myslimanët si "Nëna e Besimtarëve". Ajo është një nga figurat më të rëndësishme femërore në Islam. Ajo është një nga katër "zonjat e qiellit" në Islam, së bashku me vajzën e saj Fatimen, Asije dhe Merjemja.[3] Profeti Muhamed ishte i martuar në mënyrë monogame me të për 25 vjet.
Gjyshi i Hatixhes, Asad ibn Abd-el-Uzza ishte stërgjyshi i fiseve së Asadit nga fisi i Kurejshëve në Meke. Babai i saj, Huvejlid ibn Asad ishte tregtar. Hatixheja u bë tregtare e sukseshme. Ajo dhe Muhammedi ishin të martuar për njëzet e pesë vite. Edhe pas vdekjes së saj, Aisheja ishte xheloze që Muhammedi kishte besnikëri dhe dashuri ndaj saj. Hatixheja dhe Muhammedi kishin gjashtë fëmijë. Djali i tij i parë ishte Kasimi, i cili vdiq para se t'i mbushte dy vjetë. Pastaj ajo i'a lindi katër vajza, Zejnebi, Rukija, Umm Kulthum dhe Fatimen dhe në fund Abdullahin.
Kur u bë Muhammedi profet, Hatixheja ishte përkrahëse e tij, e ndihmonte atij. Ishte inkurajimi i saj që e ndihmonte Muhammedin në misionin e tij dhe për ta përhapur Islamin.
Hatixheja vdiq 10 vite pas profetesisë, ajo vdiq në Ramazan. Këto dhjetë vite, Muhammedi i quajti si vit i hidhërimit, poashtu xhaxhai i tij vdiq në njëjtin kohë. Thuhet se Hatixheja vdiq në moshë 65 vjet. Ajo u varros në Xhennet el-Mu'alla në Meke.
Dijetari i synnive Jusuf ibn abd el-Barr thotë se Hatixheja i'a lindi Muhammedit (s. a. v.) katër vajza dhe nuk ka ndryshim të mendimeve për këtë.
Sipas Shi'ave, Fatimja është e vetmja vajzë e Hatixhes dhe Muhammedit.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.