politikan shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Gogo Nushi (Vuno, 15 dhjetor 1913 - Tiranë, 9 prill 1970) ka qenë figurë politike shqiptare gjatë regjimit komunist. Gogo Nushi përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[1]
Gogo Nushi | |
---|---|
Zëvendëskryeministër | |
Në detyrë 6 shtator, 1951 – 31 korrik, 1953 | |
Paraprirë nga | zv/km i pestë pas Shehut, Jakovës, Kolekës dhe Kapos |
Pasuar nga | M. Shehu, H. Kapo |
Në detyrë 4 qershor, 1956 – 21 qershor, 1958 | |
Paraprirë nga | Hysni Kapo |
Pasuar nga | Spiro Koleka |
Ministër i Tregtisë (dhe Komunikacionit, 1953) | |
Në detyrë 31 janar, 1947 – 22 nëntor, 1948 | |
Paraprirë nga | krijim i ministrisë |
Pasuar nga | Kiço Ngjela |
Në detyrë 1 gusht, 1953 – 19 korrik, 1954 | |
Paraprirë nga | MT Kiço Ngjela / MK Milo Qirko |
Pasuar nga | Josif Pashko (i Ndërtimit dhe Komunikacionit) |
ad interim Ministër i Industrisë | |
Në detyrë 29 tetor, 1948 – 29 tetor 1949 | |
Paraprirë nga | Koçi Xoxe |
Pasuar nga | Abedin Shehu |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 15 dhjetor 1913 Vunoi, Principata e Shqipërisë |
Vdiq më | 9 prill 1970 Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë |
Nënshtetësia | Shqiptare |
U lind në Vuno të nënprefekturës së Himarës më 15 shkurt 1913,[2] i biri i Sokrat Nushit dhe vëllai i Kozma Nushit.[3] Kur ishte 13 vjeç emigroi në Francë, ku më 1935 u anëtarësua në Partinë Komuniste Franceze.
Më 1940 u kthye në Shqipëri dhe më pas u anëtarësua në Partinë Komuniste Shqiptare. Ka qenë anëtar i Komitetit Qendror të Partisë nga 1943, anëtar i Byrosë Politike nga 1944, deputet nga 1946, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe nga 1962 nënkryetar i tij, nga 1958 qe po ashtu president i Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimeve Profesionale - të gjitha këto ofiqe gjer në vdekje.
Më 1946 qe nënkryetar i Asamblesë Kushtetuese. Më 1948 - 1949 ministër i Industrisë dhe përkohësisht i Tregtisë. Më 1951 - 1953 dhe 1956 - 1958 zëvendëskryeministër. Më 1953 - 1954 ministër i Tregtisë dhe Komunikacioneve. Nga 1954 deri më 1956 qe sekretar i Partisë së Punës.
Vdiq në Tiranë më 9 prill 1970, ceremonia e varrimit u zhvillua më 11 prill dhe fjalën e rastit e mbajti Hysni Kapo.[2]
Pas zbulimit të shumë krimeve të komunizmit dhe kërkesave të vazhdueshme të opinionit publik me dekretin nr.1018, datë 13.2.1995 të Presidentit të Republikës, Sali Berisha, iu hoqën të gjitha dekoratat dhe titujt e nderit për aktin kriminal të gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar gjatë viteve të diktaturës komuniste Gogo Nushit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të regjimit komunist.[4]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.