From Wikipedia, the free encyclopedia
Serbia ka qenë tradicionalisht një vend i krishterë që nga krishterimi i serbëve nga Klementi i Ohrit dhe Shën Naumi në shekullin e 9-të. Feja dominuese është ortodoksia lindore që në Serbi kanë kishën e tyre autofeqale pra Kishën Ortodokse Serbe.
Gjatë sundimit osman të Ballkanit, Islami synit u vendos në territoret e Serbisë, kryesisht në rajonet jugore në Sanxhakun e Novi Pazarit, në Sanxhakun e Nishit e në Luginën e Preshevës. Kisha katolike romake i ka rrënjët në vend që nga prania e hungarezëve në Vojvodinë (kryesisht në pjesën veriore të provincës), ndërsa protestantizmi mbërriti në shekullin e 18-të dhe të 19-të me vendosjen e sllovakëve në Vojvodinë.
1921[1] | 1953[2] | 1991[2] | 2002[3][2] | 2011[2] | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Numri | % | Numri | % | Numri | % | Numri | % | Numri | % | |
Ortodoks | 3,321,090 | 75.85 | 4,422,330 | 71.66 | 6,347,026 | 81.8 | 6,371,584 | 84.98 | 6,079,395 | 84.59 |
Katolik | 751,429 | 17.16 | 607,612 | 9.85 | 496,226 | 6.4 | 410,976 | 5.48 | 356,957 | 4.97 |
Protestant | S'ka | S'ka | 111,556 | 1.81 | 86,894 | 1.12 | 78,646 | 1.05 | 71,284 | 0.99 |
Krishterë të tjerë | 33,257 | 0.54 | 1,381 | 0.02 | 2,191 | 0.03 | 3,211 | 0.04 | ||
Krishterë | 12,882 | 0.17 | 45,083 | 0.63 | ||||||
Myslimanë | 97,672 | 2.23 | 155,657 | 2.52 | 224,120 | 2.89 | 239,658 | 3.2 | 222,829 | 3.1 |
Jehudi | 26,464 | 0.6 | 1,083 | 0.02 | 740 | 0.01 | 785 | 0.01 | 578 | 0.01 |
Fe të lindjes | S'ka | S'ka | S'ka | S'ka | S'ka | S'ka | 240 | 0.00 | 1,237 | 0.02 |
Ateist | S'ka | S'ka | 826,954 | 13.4 | 159,642 | 2.06 | 40,068 | 0.53 | 80,053 | 1.11 |
Agnostik | 4,010 | 0.06 | ||||||||
Nuk janë përgjigjur | 197,031 | 2.63 | 220,735 | 3.07 | ||||||
Të tjerë | 181,940 | 4.16 | 1,796 | 0.03 | 13,982 | 0.18 | 6,649 | 0.09 | 1,776 | 0.02 |
Të padeklaruar | 10,768 | 0.17 | 429,560 | 5.54 | 137,291 | 1.83 | 99,714 | 1.39 | ||
Totali | 4,378,595 | 100 | 6,171,013 | 100 | 7,759,571 | 100 | 7,498,001 | 100 | 7,186,862 | 100 |
Shumica e popullsisë të Serbisë janë ndjekës të Kishës Ortodokse Serbe, ndërsa Kisha Ortodokse Rumune është gjithashtu e pranishme në pjesë të Vojvodinës të banuara nga pakica etnike rumune. Përveç serbëve, të krishterët e tjerë ortodoksë lindorë përfshijnë malazezët, rumunët, maqedonasit, bullgarët, vllehët dhe shumicën e romëve.
Islami u përhap në Serbi gjatë tre shekujve të sundimit osman. Myslimanët në Serbi janë kryesisht boshnjakë etnikë, shqiptarë dhe një pjesë e konsiderueshme jamë romëve myslimanë.
Shqiptarët dhe boshnjakët gjatë shekullit 19 dhe 20 u përballën me gjenocid dhe dëbim masiv nga vatrat e tyre për në Turqi. Gjithë Sanxhaku i Nishit ishte i populluar me popullsi myslimane shqiptare, por gjatë viteve 1877/78 u dëbuan për në Vilajetin e Kosovës dhe në Turqi.
Në vitin 2011, nga 787 hebrenjë të deklaruar në Serbi, 578 e deklaruan fenë e tyre si judaizëm, kryesisht në qytetet e Beogradit (286), Novi Sadit (84), Suboticës (75) dhe Pançevës (31). Sinagoga e vetme që funksionon në Serbi është Sinagoga e Beogradit. Ka gjithashtu një numër të vogël hebrenjsh në Zrenjanin dhe Sombor, me familje të izoluara të shpërndara në pjesën tjetër të Serbisë.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.