Federico Dimarco

futbollist italian From Wikipedia, the free encyclopedia

Federico Dimarco

Federico Dimarco (lindur më 10 nëntor 1997) është një futbollist profesionist italian i cili luan si mbrojtës i majtë për klubin italian Internazionale dhe kombëtaren italiane.

Fakte të shpejta Të dhënat vetjake, Emri i plotë ...
Federico Dimarco
Thumb
Dimarco duke luajtur për Interin
Të dhënat vetjake
Emri i plotëFederico Dimarco
Datëlindja10 nëntor 1997 (27 vjeç)
VendlindjaMilano, Itali
Gjatësia1.75 m (5 ft 9 in)[1]
PozicioniMbrojtës i majtë
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Internazionale
Numri32
Karriera me të rinjtë
2004–2015Internazionale
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2014–2017Internazionale1(0)
2016Ascoli (huazim)15(0)
2016–2017Empoli (huazim)12(0)
2017–2018Sion9(0)
2018–Internazionale112(14)
2018–2019Parma (huazim)13(1)
2020–2021Hellas Verona (huazim)48(5)
Karriera ndërkombëtare
2012Italia U158(1)
2012Italia U162(0)
2012–2014Italia U1723(0)
2013–2015Italia U184(1)
2014–2016Italia U1917(4)
2016–2018Italia U2010(3)
2018–2019Italia U2111(1)
2022–Italia28(3)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 16 dhjetor 2024
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 17 nëntor 2024
Mbylle

Karriera me klube

Internazionale

Dimarco është produkt i akademisë së Interit. Ai bëri debutimin e tij si profesionist më 11 dhjetor 2014 në moshën 17 vjeç në barazimin pa gola kundër Qarabağut në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Evropës, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 84-t në vend të Danilo D'Ambrosios.[2][3] Më 1 shkurt 2015, ai ishte në stol në humbjen 3–1 kundër SassuolosSerie A.[4] Debutimi i tij në kampionat erdhi në fitoren 4–3 kundër Empolit në javën e fundit të sezonit, duke zëvendësuar Rodrigo Palacion në minutën e 89-të.[5]

Huazimi te Ascoli

Në janar 2016, Dimarco u huazua te Ascoli deri në përfundim të sezonit 2015–2016.[6] Ai luajti ndeshjen e tij të parë në Serie B në barazimin 0–0 kundër Latinës, duke luajtur si titullar për 81 minuta.[7] Dimarco luajti 15 ndeshje me Ascolin gjatë gjysmës së dytë të sezonit, duke dhënë 4 asiste.

Huazimi te Empoli

Më 1 korrik 2016, Dimarco u huazua te Empoli për një sezon.[8] Ai e nisi sezonin më 28 gusht duke luajtur 69 minuta si titullar në humbjen 2–0 në transfertë kundër Udineses në ndeshjen hapëse të kampionatit.[9] Dimarco e shpenzoi shumicën e sezonit si rezerva e Manuel Pasqual, duke luajtur vetëm 12 ndeshje në kampionat, me Empolin që u rikthye në Serie B.[10]

Sion

Më 30 qershor 2017, Dimarco u transferua në Zvicër te Sioni për 3.91 milion €, me Interin që vendosi një klauzolë për riblerjen e lojtarit.[11][12] Ai u dëmtua në ndeshjen debutuese të tij kundër ThunSuper Ligën Zvicerane, duke u zëvendësuar në minutën e 41-të nga Quentin Maceiras.[13] Pas rikthimit nga dëmtimi, Dimarco luajti edhe tetë ndeshje të tjera në kampionat.[14]

Rikthimi te Internazionale

2018–2019: Paraqitjet e kufizuara

Më 5 korrik, Inter ushtroi të drejten e riblerjes së Dimarcos për 7 milion €.[15] Megjithatë, një muaj më vonë, ai u huazua te Parma për një sezon; klubi kishte mundësinë e blerjes në fund të sezonit.[16] Më 15 shtator, Dimarco shënoi golin e parë me Parmën pikërisht kundër Interit, duke i dhënë ekipit të tij një fitore 1–0 në San Siro.[17] Pas kësaj, ai pësoi një dëmtim të rëndë në këmbë, duke qëndruar disa muaj jashtë fushës.[18] Ai u rikthye në aksion më 9 mars 2019 në fitoren 1–0 kundër Genoas, duke luajtur 84 minuta si titullar.[19]

Në verën e vitit 2019, Dimarco u rikthye te Interi. Trajneri i ri i ekipit Antonio Conte vendosi t'a mbante në ekip për sezonin 2019–20. Ai luajti ndeshjen e parë të sezonit më 23 nëntor në fitoren 3–0 në transfertë kundër Torinos, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutat e fundit.[20] Ndeshja e tij e parë si titullar erdhi më 14 janar 2020 në fitoren 4–1 kundër Cagliarit në kupë.[21]

2020–2021: Huazimi te Verona

Më 31 janar 2020, Dimarco u huazua te Hellas Verona deri në përfundim të sezonit.[22][23] Ai debutoi më 8 shkurt duke luajtur në minutat e fundit të fitores 2–1 kundër Juventusit në kampionat.[24] Dimarco e mbylli gjysmën e dytë të sezonit me 13 ndeshje,[25] kurse në shtator u konfirua se ai do të qëndronte te Verona edhe për një sezon.[26] Dimarco e fitoi vendin e titullarit gjatë këtij sezoni, kjo falë formës së tij pozitive si dhe disa problemeve të titullarit Darko Lazović.[18] Ai shënoi golin e parë me Veronën më 6 janar 2021 në barazimin 1–1 kundër Torinos,[27] kurse katër ditë më pas shënoi një tjetër gol në suksesin 2–1 kundër Crotones.[28] Dimarco e mbylli sezonin 2020–21 me 35 ndeshje dhe 5 gola në Serie A.[29]

2021–2023: Rikthimi si protagonist dhe trofetë e parë

Dimarco u rikthye te Inter në korrik 2021, duke u vendosur nën urdhërat e trajnerit të ri Simone Inzaghi.[29] Ai luajti ndeshjen e parë të sezonit më 21 gusht në fitoren 4–0 kundër Genoas në ndeshjen hapëse të kampionatit.[30] Më 12 shtator, Dimarco shënoi golin e tij të parë me Interin në barazimin 2–2 në transfertë kundër Sampdorias, duke mposhtur portierin kundërshtar me një goditje të lirë.[31] Tre ditë më pas, Dimarco luajti ndeshjen e tij të parë në UEFA Ligën e Kampioneve, duke zëvendësuar Ivan Perišić në humbjen 1–0 në shtëpi kundër Real Madridit.[32]

Më 27 tetor, Dimarco shënoi golin e dytë të sezonit në fitoren 2–0 kundër Empolit.[33] Pas kësaj, ai firmosi një kontratë të re me klubin deri në qershor 2026.[34] Më 12 janar 2022, Dimarco fitoi trofeun e parë me Zikaltrit, Superkupën e Italisë, duke ndihmuar Interin të mposhte Juventusin 2–1 në kohën shtesë.[35] Më 11 maj, ai fitoi edhe Kupën e Italisë, me Interin që mposhti Juventusin 4–2 në finale.[36]

Dimarco e fitoi vendin e titullarit në sezonin 2022–2023, kjo edhe falë largimit të Perišić, duke lënë në stol gjermanin Robin Gosens.[37][38] Më 9 nëntor, ai shënoi dopietën e parë në Serie A në fitoren 6–1 kundër Bolonjës në shtëpi.[39] Dy muaj më vonë, ai fitoi Superkupën e Italisë për të dytin sezon rresht, duke shënuar një nga tre golat e fitores kundër Milanit në Riad.[40] Më 26 prill, ai asistoi Nicolò Barellën i cili shënoi golin e vetëm të fitores kundër Juventusit në shtëpi në gjysëm-finalen e kupës.[41] Ai luajti edhe në ndeshjen finale, ku Inter mposhti Fiorentinën 2–1 për të fituar trofeun për të dytin vit rresht dhe për herë të 9-të në histori.[42] Më 10 qershor, Dimarco luajti 90 minuta të plota në finalen e UEFA Ligës së Kampioneve kundër Manchester Cityt, me Interin që u mposht minimalisht 1–0;[43] për performancat e tij gjatë turnamentit, Dimarco u emërua në "Ekipin e Sezonit".[44]

2023–vazhdon: Scudetto e 20të

Dimarco e nisi sezonin 2023–2024 duke luajtur ndeshjen e tij të 100-të me Interin në të gjitha kompeticionet në fitoren 2–0 kundër Cagliarit më 28 gusht.[45] Goli i tij i parë erdhi në ndeshjen në transfertë kundër Empolit, duke i dhënë Interit fitoren e pestë në po aq ndeshje.[46] Më 12 nëntor, në ndeshje në shtëpi kundër Frosinones, Dimarco shënoi një gol spektakolar nga 56 metra distancë,[47] e cila u shpall goli i sezonit në Serie A. Pas kësaj, në dhjetor ai firmosi një kontratë të re me klubin deri në vitin 2027.[48]

Karriera ndërkombëtare

Të rinjtë

Dimarco ishte pjesë e ekipit nën-17 që arriti në finalen e UEFA Kampionatit Evropian nën-17 2013Slloveni.[49] Ai gjithashtu luajti edhe në Kupën e Botës të luajtur po në atë vit, aty ku Italia u eliminua në raundin e 16-tave.[50] Pas kësaj, Dimarco u bë pjesë e ekipit nën-19, me të cilën luajti në Kampionatin Evropian nën-19 2016. Ai ishte një nga lojtarët më të dalluar të ekipit që arriti deri në finale,[51] duke shënuar katër gola, tre me penallti dhe një me goditje dënimi.[52]

Në vitin 2017, Dimarco luajti në Kupën e Botës me ekipin nën-20, duke shënuar një gol në ndeshjen çerek-finale kundër Zambisë.[53] Italia e mbylli turnamentin në vendin e tretë, duke fituar finalen e vogël kundër Uruguajit pasi u eliminuan në gjysëm-finale nga Anglia.[54][55]

Më 22 mars 2018, Dimarco bëri debutimin e tij me ekipin nën-21 në ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë.[56] Goli i tij i parë erdhi më 11 shtator 2019 në fitoren 3–1 kundër Shqipërisë në një tjetër ndeshje miqësore.[57] Në verën e vitit 2019, ai mori pjesë në Kampionatin Evropian U-21,[58] duke u aktivizuar në të tre ndeshjet e fazës së grupeve.[59]

Ekipi i parë

Më 4 tetor 2021, Dimarco mori ftesën e parë në ekipin kombëtar nga trajneri Roberto Mancini si pjesë e 23 lojtarëve që do të luanin në fazën finale të UEFA Ligës së Kombeve, duke zëvendësuar të dëmtuarin Matteo Pessina; megjithatë ai nuk u aktivizua në asnjë ndeshje.[60] Debutimi i tij erdhi më 4 qershor 2022 në barazimin 1–1 kundër Gjermanisë në edicionin 2022–21023 të Ligës së Kombeve.[61] Më 26 shtator 2022, Dimarco shënoi golin e parë me Italinë në fitoren 2–0 kundër Hungarisë, duke ndihmuar Italinë të kualifikohet në fazën finale të Ligës së Kombeve; goli i tij ishte goli i 1,500-të në historinë e kombëtares italiane.[62]

Në qershor 2023, Italia mori pjesë sërisht në fazën finale të Ligës së Kombeve,[63] aty ku Dimarco shënoi kundër Holandës në finalen e vogël për vendin e tretë.[64]

Profili i lojtarit

Dimarco konsiderohej një lojtar me prespektivë dhe i talentuar në vitet e para të karrierës. Ai është një lojtar këmbë-majtë i cili luan kryesisht si mbrojtës i majtë,[65] edhe pse mund të luaj edhe në të djathtë.[66][67] Ai shquhet për energjinë e tij, shpejtësinë, vrapimet e shumta dhe rezistencën, të cilat i kombinon me instiktin për gol si dhe gjuajtjet nga distanca.[68][69] Pavarësisht se është shtatshkurtër dhe ka një trup të vogël, Dimarco është i fortë fizikisht dhe zotëron aftësi teknike,[70] si dhe është i aftë të lexojë lojën, gjë që e bënë atë efikas në mbrojtje dhe në sulm për ekipin e tij.[71]

I konsideruar nga Emmet Gates si një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A,[72] shpejtësia dhe teknika e Dimarcos e lejojnë atë të shkëlqejë në rolin e anësorit të majtë në formacionin 3–5–2.[18][73] Në atë rol, ai është i aftë të bejë inkursione përpara dhe të dërgojë krosime të rrezikshme në zonën kundërshtare, duke krijuar raste për gol.[74] Pavarësisht cilësive sulmuese që zotëron, Dimarco është kritikuar për lojën në mbrojtje, të cilën gazetari Kyle Bonn i The Sporting News e konsideroi një dobësi.[72][75]

Jeta personale

Vëllai i tij, Christian, është gjithashtu futbollist, i cili luan me GubbionSerie C.[76] Më 24 qershor 2023, ai u martua me partneren e tij Giulia Mazzocato në Savelletri, provincën e Brindisit.[77]

Statistikat e karrierës

Klube

Redaktuar më 7 tetor 2023[78][79]
Më shumë informacion Klubi, Sezoni ...
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Internazionale 2014–15 Serie A 10001[a]020
Ascoli (huazim) 2015–16 Serie B 12000120
Empoli (huazim) 2016–17 Serie A 15010160
Sion 2017–18 Super Liga Zvicerane 90000090
Internazionale 2019–20 Serie A 30100040
2021–22 322207[b]01[c]0422
2022–23 3345111[b]01[c]1506
2023–24 71002[b]00091
Gjithsej 76781210211079
Parma (huazim) 2018–19 Serie A 13110141
Hellas Verona (huazim) 2019–20 Serie A 13000130
2020–21 35520375
Gjithsej 48520505
Gjithsej karriera 173121212202120915
Mbylle
  1. Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  2. Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve

Kombëtarja

Redaktuar më 12 shtator 2023[80]
Më shumë informacion Ekipi kombëtar, Viti ...
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Italia 202281
202341
Gjithsej122
Mbylle

Golat me kombëtaren

Rezultatet e Italisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Dimarco.[80]
Më shumë informacion Nr., Data ...
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Federico Dimarco
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
126 shtator 2022Puskás Aréna, Budapest, Hungari6 Hungaria2–02–0UEFA Liga e Kombeve A 2022–23
218 qershor 2023De Grolsch Veste, Enschede, Netherlands10 Holanda1–03–2Finalet e UEFA Ligës së Kombeve 2023
Mbylle

Trofe

Klube

Internazionale[78]

Kombëtarja

Italia U17[78]
  • UEFA Kampionati Evropian nën-17: 2013
Italia U19[78]
  • UEFA Kampionati Evropian nën-19: 2016
Italia U20[78]
  • FIFA Kupa e Botës nën-20: 2017
Italia

Personale

  • Ekipi i Sezonit i UEFA Ligës së Kampioneve: 2022–23[44]

Referime

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.